
Perberesit
- 320gr oriz per rizoto (te tipit Carnaroli ose Arborio)
- 12 skampi ose karkaleca te medhenj
- 1 presh i vogel (pjesen e bardhe te tij)
- 100gr gjalp
- 500ml shampanje ose vere te gazuar (spumante) jo te embel (Brut) ne temperature ambjenti
- 1 tufe majdanoz
- 1 thelpi hudher
- vaj ulliri
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- rreth 250ml leng peshku ose leng te pregatitur me gjysme koncentrate peshku dhe 250ml uje
Pastrojme fillimisht skampit duke i hequr koken dhe fijen e zeze te zorreve. I bejme dy çarje anesore trupit dhe nxjerrim me kujdes tulin e skampit duke e prere ne copa. I kaverdisim ne nje tigan me pak vaj ulliri dhe nje thelpi hudher te shtypur per rreth 2 minuta, apo derisa te ndryshojne ngjyre. I japim shije me pak piper te zi te sapobluar dhe i vendosim menjane ne nje ene te mbyllur me kapak ne menyre qe te jene te ngrohta.
Pregatisim rizoton me shampanje duke shkrire ne nje tigan gjysmen e gjalpit, shtojme preshin e prere shume holle dhe e leme derisa te zbutet. Shtojme orizin dhe e perziejme derisa ta kete thithur te gjithe yndyren. Shtojme pak nga pak edhe shampanjen derisa te perfundojne 500ml. Nese orizi nuk eshte ziere akoma plotesisht, vazhdojme gatimin me lengun e peshkut (per zierjen e orizit nevojiten 18-20 minuta)
Pasi rizoto te jete gati, fikim zjarrin, shtojme tulin e skampit, gjysmen e mbetur te gjalpit, majdanozin dhe i perziejme mire.
E sherbejme rizoton duke e sperkatur me pak piper te zi ose majdanoz te grire holle. Mund ta dekorojme ne siperfaqe me nje skampi te plote te kaverdisur ne pak gjalp.
Foto nga: https://lafemmemange.wordpress.com