
Kete torte e pregatita per te festuar 3 mujorin e djalit tim, te cilit çdo muaj po i pregatis nga nje torte te ndryshme! Eshte fantastike, teper e thjeshte dhe mbi te gjitha mund te pregatitet nje dite perpara. Eshte e kot te theksoje qe mbaroj brenda 24 oreve 😀
Perberesit
…per bazen
- 180gr biskota Digestive
- 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale
…per kremin
- 500gr krem djathi (te tipit Filadelfia Klasike)
- 200ml krem pana per embelsira te sheqerosur
- 100gr sheqer pluhur
- 10gr xhelatine pjeshke (=5 fleta)
- 1 pako te vogel vanilje
…per salcen me luleshtrydhe
- 200gr luleshtrydhe
- 1 luge sheqer pluhur
Pregatisim bazen e tortes me krem djathi duke kaluar ne mikser biskotat Digestive derisa te reduktohen ne pluhur, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe i perziejme mire.
Lyejme me gjalp nje tave te rrumbullaket, anet e se ciles mund te hapen, e veshim me leter furre dhe hedhim ne te perberjen mesiper duke e ngjeshur me pellemben e dores. Ne kete menyre kemi formuar bazen e tortes. E vendosim ne akull qe masa te forcohet dhe vazhdojme me pregatitjen e kremit.
Ne nje tenxhere te vogel, ngrohim 4 luge pana (te parrahur) dhe shkrijme ne te xhelatinen e pjeshkes te cilen e kemi shtrydhur mire nga uji i tepert. Ja shtojme kete perberje kremit te djathit.
Se fundi, rrahim shume mire edhe panen per embelsira me 50gr sheqer pluhur derisa kremi te rezultoje i qendrueshem, dhe ja shtojme kremit te djathit mesiper duke i perziere me kujdes.
E hedhim kremin e perftuar mbi bazen e tortes te cilen e kemi nxjerre nga akulli dhe e nivelojme mire me ndihmen e nje spatule. E vendosim torten ne frigorifer per gjithe naten.
Pregatisim salcen me luleshtrydhe duke vendosur ne nje tenxhere ne zjarr te ulet luleshtrydhet e prera ne copa bashke me sheqerin derisa te shperbehen plotesisht. E kalojme kete perberje ne nje site (qe te eleminojme farat), e leme te ftohet plotesisht dhe ja hedhim tortes me krem djathi ne siperfaqe.
E zbukurojme sipas deshires me disa luleshtrydhe dhe e sherbejme te prere ne copa.




Edhe njeqind vite te tjera djalit dhe lum ai per duart e tua te arta dhe mendjen tende krijuese 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
@Dora, faleminderit shume 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
ummmm sa e mire !!!!!!!!!!!! ❤ Fantastike :p
PëlqejeniPëlqejeni