Limonata me luleshtrydhe eshte nje menyre shume e mire dhe e shendetshme per te shuar etjen ne ditet e nxehta te veres! Per nje variant pak ndryshe, mund te zevendesojme sheqerin me mjalte apo edhe limonat me limona jeshile (lime).
Perberesit per 1.25l limonate me luleshtrydhe
- 500ml uje natyral
- 500ml uje te gazuar
- 250ml leng limoni (afersisht lengun e 3 limonave)
- 200gr sheqer te bardhe
- lekuren e grire te 1 limoni
- 12 luleshtrydhe te medha
- kuba akulli
- gjethe mente per zbukurim
- luleshtrydhe ne feta per zbukurim
Vendosim ne nje tenxhere ne zjarr mesatar ujin natyral me sheqerin duke e perziere here pas here derisa sheqeri te jete shkrire plotesisht. Shtojme lekuren e limonit, lengun e tij, i perziejme shume mire dhe i heqim nga zjarri duke i lene te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti.
Reduktojme ne purè me ndihmen e nje mikseri elektrik luleshtrydhet e lara te cilat ja shtojme shurupit me uje, leng limoni dhe sheqer. E kalojme limonaten nepermjet nje kullese dhe e hedhim ne nje broke uji. Shtojme edhe ujin e gazuar dhe 2-3 luleshtrydhe ne feta duke i perziere te gjitha shume mire.
E sherbejme ne nje gote te mbushur me akull dhe te zbukuruar me ndonje gjethe mente.



very good
PëlqejeniPëlqejeni
OK
PëlqejeniPëlqejeni