Qofte të skuqura

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Qofte te skuqura

Qoftet e skuqura jane nje recete tipike Shqiptare, te sjella fillimisht nga Turqit, por adoptuar nga kuzhina jone me disa ndryshime te vogla.

Perberesit

  • 500gr mish te grire vici
  • 2 feta buke bajate/te thare
  • 1 qepe mesatare te grire holle
  • 1 thelpi hudher te grire holle
  • 2 veze te rrahura
  • galete
  • majdanoz te fresket te grire
  • mente te fresket te grire
  • rigon
  • piper te zi te sapobluar
  • kripe
  • vaj luledielli per skuqje
  • miell

Regjim buken ne uje te ftohte per 1 minute, me pas e shtrydhim mire me dore per te eleminuar ujin e tepert. Shtojme mishin e grire, qepen, hudhrat, vezet, majdanozin, menten, rigonin, piperin e zi dhe kripen. Shtojme edhe pak galete nese perberja rezulton e lagesht, brumi i qofteve nuk duhet te ngjisi ne duar. I bashkojme shume mire te gjithe perberesit dhe i leme te marinohen per rreth 1 ore ne frigorifer.

Me duar te lagura, formojme qofte te vogla, i kalojme ne miell dhe i skuqim ne vaj luledielli te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I heqim nga tigani dhe i vendosim mbi letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert.

I sherbejme me pilaf, patate te skuqura ose pure patatesh dhe sallate jeshile.

Foto nga: http://www.tastyeatsathome.com

Advertisements

3 Comments

  1. Bona says:

    Per pasha qoftet ne. Elbasan i fusin oris dhe i bejne te rrumbullakta dhe te shtypura dhe pastaj i behet nje qull i holle dhe zihen bashke ne menyre qe tu zihet orizi,por nuk i futet majdanos,ndoshta jam une gabim por ne ketyre u themi pasha qofte

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: