Pasha qofte

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Pasha qofte

Recete autentike Ballkanase!

Perberesit

…per qoftet

  • 250gr mish i grire qengji
  • 1 qepe e madhe e grire holle
  • 4 luge gjelle oriz
  • 1 te bardhe veze
  • 1 luge gjelle gjalp pa kripe
  • 3 gota uje
  • majdanoz te fresket te grire
  • piper i zi i sapobluar
  • kripe

…per salcen me veze dhe limon

  • 2 te verdha vezesh
  • lengun e 1 limoni
  • 1 gote uje
  • gjalp te shkrire per sperkatje

Ziejme orizin ne nje tenxhere me 3 gota uje per rreth 10 minuta, e kullojme mire dhe e vendosim ne nje tas. Shtojme qepen, mishin e grire, te bardhen e vezes, kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz dhe i perziejme shume mire. Me duar te lagura, formojme topa te vegjel me madhesine e nje arre.

Ne nje tjeter tigan hedhim rreth 2 gota uje, gjalp, kripe dhe qoftet mesiper duke i gatuar ne zjarr mesatar per rreth 30 minuta.

Per te pregatitur salcen e limonit, rrahim ne nje tas te verdhat e vezes me lengun e limonit dhe ujin. Ja shtojme dalengadale tenxheres ku kemi ziere qoftet e vogla dhe i perziejme me delikatese. E sherbejme supen te ngrohte te sperkatur me pak gjalp te shkrire.

Advertisements

5 Comments

  1. ANONIM says:

    UNE JAM PLOTESISHT E BINDUR QE TI NUK I IDEON VETE RECETAT,POR I MERR COPY PASTE PA U MUNDUAR SHUME, NDOSHTA TE DUHET THJESHT TI PERKTHESH PAK VETEM KAQ JO ME SHUME.KESHTU TE GJITHE MUND TE KRIJOJME FAQET TONA .
    I AM SORRY FOR THAT.

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      E dashur Anonym, sigurisht qe nuk i krijoj vet recetat, i kane krijuar te tjere perpara meje dhe teje, por ta siguroj qe copy paste nuk i marr dhe kete mund ta verifikosh fare mire nese di te perdoresh sado pak internetin. Gjithashtu te ftoj ta krijosh dhe ti nje faqe te tille dhe shohim se ke ndjekin me shume fansat, si thua?
      Gezohem qe nuk u njohem!

      Pëlqejeni

  2. arta says:

    Kjo eshte faqja e vetme per gatimin qe une ndjek rigorozisht sa here qe humbas aftesine e gjetjes se drekes sidomos, per shume arsye ndihem shume rehat me gjithcka ne kete faqe dhe pak me intereson nese keto receta jane te kopjuara apo te bera vete, ne fund te fundit edhe ne amvisat vete sajojme gjera vete ne shtepi dhe po ashtu mund te hapim libra, qe po ashtu jane receta te marra e te perdorura nder vite nga krijues te ndryshem, apo hapim faqet web, pra si c’thoni dhe ju administratore te faqes, kush ka aq mundesi dhe vullnet dhe deshire mund te hape sa faqe web te doje dhe le ta shfaqe aftesine e vet ne menyren se si deshiron te shfaqet, pa qene nevoja te hiperbolizoje faktin si dicka unike. Pra le te kenaqemi te gjithe duke gatuar e duke qendruar aty ku ndihemi me rehat. Mu duk plotesisht i pavend komenti i anonimit . Pune te mbare dhe gatime te bukura e te mira te gjithe amvisave

    Pëlqejeni

  3. Luani says:

    Po cte keqe ka nese merr dhe nje recete nga te tjeret,pra e fotokopjon, e shperndan, qwllimi eshte kurdohere i mire, per tu sherbyer njerezve.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: