Çomlek me qepë

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Comlek me qepeKjo recete kerkon qe mishi i lepurit te marinohet gjithe naten, prandaj filloni pregatitjen e pjates nje dite perpara se ta konsumoni.

Perberesit

  • 1kg lepur te ndare ne pjese (ose shpatull viçi te ndare ne 6 pjese)
  • 2kg qepe te vogla te qeruara dhe te plota
  • 2 luge gjelle salce domatesh
  • 4 luge gjelle uthull vere te kuqe
  • 1 gote te vogel vere te kuqe
  • 2 thelpinje hudhra te qeruara
  • 2 gjethe dafine
  • arre moskate te grire
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri

Shplajme copat e lepurit dhe i vendosim ne nje tas te madh bashke me gjethet e dafines dhe uthullen. I perziejme mire, i mbulojme me leter celofoni dhe i leme ne frigorifer te marinohen gjithe naten.

I heqim copat e mishit nga marinata (te cilen e ruajme), i thajme me letra kuzhine dhe i leme menjane.

Ne nje tigan, skuqim copat e lepurit nje nga nje per 5 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

Kur te gjitha copat e mishit te jene skuqur, i vendosim serisht ne tigan, shtojme hudhrat, marinaten, arren moskate, kripe, piper te zi, veren, salcen e domateve dhe uje te nxehte. I gatuajme ne kete menyre per rreth 1 ore.

Nderkohe, ne vajin e mbetur, skuqim qepet e vogla ne zjarr mesatar derisa te marrin ngjyre te arte dhe ja shtojme mishit, e mbulojme tenxheren dhe i gatuajme edhe per gjysme ore tjeter.

E sherbejme çomlekun me patate te skuqura, pilaf te bardhe dhe nje sallate jeshile.

Keshille: Per ta bere kete pjate akoma me te shijshme, shtojme edhe 5-6 kumbulla te thata.

Foto nga: http://cookinginplaingreek.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: