Gliko arre

  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Gliko arre

Glikoja e arres eshte nje recete tradicionale Shqiptare, e pregatitur kryesisht ne zonen e Permetit. Arrat e njoma jeshile mblidhen ne Qershor, sa me shpejt aq me mire. Madhesia e tyre duhet te jete pak me e madhe se nje kokerr e madhe ulliri dhe pak me e vogel se nje veze e vogel.

Perberesit

  • 50 kokrra arra jeshile te pabera
  • 1.5l uje
  • 2kg sheqer
  • 4 karafila
  • 1 shkope kanelle
  • lengun e 1 limoni
  • 3 luge gjelle gelqere
  • 1l uje

Me ndihmen e nje qeruese patatesh, qerojme arrat jeshile nga lekura e jashtme duke vendosur fillimisht doreza. Kjo sepse arrat e pabera kane vetine te leshojne nje leng transparent I cili ne kontakt me lekuren e duarve do te shnderrohet ne nje lende ngjitese ngjyre kafe e cila kerkon disa jave te hiqet natyralisht.

I fusim arrat e qeruara ne nje ene me uje te ftohte per 9 dite, duke ja nderruar ujin cdo dite. Per ti mbajtur arrat te zhytura brenda ne uje, vendosim nje pjate te rende siper tyre.

Pas nente ditesh, hollojme gelqeren ne uje te ftohte dhe e perziejme shume mire derisa te shkrij plotesisht. E kullojme ne menyre qe uji me gelqere te dale i paster, fusim ketu arrat dhe i leme per rreth 2 ore.

Pas dy oresh, i shplajme shume mire dhe çpojme siperfaqen e tyre me pirun ne menyre qe gjate zierjes ta thithin sa me mire sherbeti. I vendosim ne nje tenxhere, i mbulojme me uje te ftohte dhe i ziejme per rreth 10 minuta, kete procedure e perserisim 3-4 here. Ky proces na ndihmon qe arrave ti dale hidherimi dhe te zbuten ne menyre sa me uniforme. I kullojme dhe i leme menjane.

Pregatisim shurupin duke ziere ujin me sheqer derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht, hedhim arrat dhe i ziejme per rreth 30 minuta derisa ta thithin shurupin. Shtojme lengun e limonit te cilin e kemi tretur ne 1 gote uje, karafilin dhe kanellen te mbeshtjella me nape te cilet do ti eleminojme ne fund. I ziejme edhe per 30 minuta te tjera derisa te zbuten.

Kur lengu i glikose te jete trashur dhe arrat te jene zbutur, glikoja eshte gati. E fusim neper kavanoza te sterilizuar te cilet i permbysim dhe i leme te ftohen plotesisht. Glikone e konsumojme te pakten 1 jave nga pregatitja. Idealja eshte qe glikoja te ruhet ne vend te thate dhe te erret per te pakten 6 muaj.

Foto nga: http://handmadeoz.blogspot.com

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: