Akullore me kos dhe salcë mjedre

  • Racione: 12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Akullore me kos dhe salce mjedre

Kete akullore mund ta shijojme ne mengjes kur nuk kemi kohe te pregatisim asgje dhe duam dicka te shpejt dhe te ushqyeshme apo ne darke, kur kemi deshire per dicka te embel. Pervecse e bukur ne pamje, eshte dhe tejet e shendetshme dhe e shijshme, femijet tuaj do ta dashurojne!

Perberesit

  • 300gr mjeder te ngrire ose te fresket (ose luleshtrydhe, boronica apo cfare fruti deshironi)
  • 2 luge sheqer
  • 250gr kos grek me % te larte yndyre
  • 2 luge mjalt shumelulesh
  • ½ gote qumesht (rreth 50ml)
  • 40gr oriz i fryre (ose corn flakes, musli, tershere etj)

Marinojme mjedren me dy luge sheqer ne nje ene per minimum 10 minuta duke I perziere here pas here derisa frutat te leshojne lengun e tyre. I vendosim ne zjarr mesatar dhe I gatuajme derisa ti avulloje uji I tepert. I leme te ftohen ne temperature ambjenti.

Ne nje tas, perziejme kosin me qumesht dhe mjalt, e hedhim gjysmen e tij ne nje ene tjeter dhe I shtojme orizin e fryre.

Ne format e akullores hedhim si fillim nje luge te vogel kos, shtojme nje luge te vogel kos me oriz te fryre, nje luge te vogel salce mjedre dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te mbushet e gjithe forma. I vendosim bishtin dhe i ngrijme ne akull per minimumi 6 ore perpara se ti konsumojme.

Per ta hequr akulloren nga forma e saj, e kalojme kete te fundit disa sekonda ne uje te nxehte.

Ruajtja: ne akull per dy jave

Advertisements

4 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: