Fileto pule me salcë mustarde

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
rsz_066

Receta me poshte eshte nje menyre shume e shijshme per te gatuar fileto pule kremoze dhe pak pikante ne vetem 30 minuta. Ja sesi:

Perberesit

  • 4 gjokse pule te pastruar nga kockat dhe lekura
  • 100ml krem pana kuzhine
  • 100ml leng pule
  • 2 luge gjelle mustarde (Dijon)
  • 4 thelpinje hudhra te grira holle
  • 200ml (1 gote) vere te bardhe ose konjak
  • vaj ulliri
  • gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Ndajme gjokset e pules ne dy fileto pule, duke formuar ne kete menyre 8 fileto pule ne total. I kriposim dhe piperosim nga te dyja anet.

Ne nje tigan te gjere, shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme vajin e ullirit dhe i gatuajme filetot nga te dyja anet per pak minuta derisa te kene marr ngjyre te arte. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje pjate ose tas te mbuluar ne menyre qe ti mbajme te ngrohta.

Shtojme hudhren dhe e kaverdisim per 1 minute, e shuajme perberjen me konjakun ose veren e bardhe dhe e leme te gatuhet derisa masa te pergjysmohet, dmth te avulloje i gjithe alkooli.

Shtojme mustarden, kremin pana, lengun e pules dhe i perziejme mire. Shtojme filetot e pules dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per disa minuta derisa te marrin shije.

I sherbejme filetot e pules me salcen e mustardes te shoqeruara me sallate jeshile dhe pure patatesh.

Foto nga: http://stickafork.net/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: