
Tortija me patate eshte nje recete Spanjolle super e thjeshte per tu realizuar.
Perberesit
- 2 patate te medha
- 1 qepe mesatare
- 4 veze
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- rreth 7 luge vaj ulliri
Qerojme patatet dhe qepen, i lajme nen uje te rrjedhshem, i thajme me letra kuzhine dhe i presim ne feta te holla ose ne kubik te vegjel.
Ne nje tigan te thelle hedhim vajin e ullirit dhe i skuqim qepet me patatet per rreth 20 minuta me kapak mbyllur derisa te zbuten duke i perziere here pas here.
Ne nje tas te madh rrahim vezet me kripe dhe piper. Shtojme perberjen me patate dhe qepe dhe e perziejme mire. E hedhim masen ne tigan ku kemi shtuar 2 luge vaj ulliri dhe e skuqim nga njera ane, me pas e kthejme nga ana tjeter me ndihmen e nje pjate. Tortijen e vendosim mbi nje leter kuzhine ne menyre qe ti thithim vajin e tepert dhe e sherbejme te prere ne feta.
Mund te shtoni edhe: kubik te vegjel pançete.