
Sa receta ju vijne ndermend me perberesin kryesor kungullin? Per dike qe nuk eshte mesuar ta gatuaj shpesh, vetem ideja e pastrimit dhe e gatimit te tij mund te duket e veshtire! Por ja u sigurojme: nuk eshte fare! Te shohim sesi mund ta realizojme:
Se pari, duhet te zgjedhim nje kungull te mire, te rende, me lekure te forte dhe pa njolla apo pjese te buta. Se dyti, e lajme kungullin nen uje te ftohte te rrjedhshem per te eleminuar cdo papasterti. E ndajme pergjysme duke perdorur nje thike shume te mprehte dhe me ndihmen e nje luge gerryejme fibrat dhe farat. I vendosim farat ne nje tas nese duam ti pjekim me vone (jane shume te shendetshme!). Ne rast te kundert, i hedhim.
Eleminojme lekuren duke perdorur nje thike te mprehte me shume kujdes.
Ja disa menyra te thjeshta dhe te shijshme per te pregatitur receta te ndryshme me kungullin. Mos u shqetesoni nese nuk jeni ekspert kuzhine, recetat jane elementare:
E presim kungullin ne copa te vogla: ne kete menyre do te reduktohet ndjeshem koha e tij e gatimit. E kaverdisim ne zjarr te larte ne nje tigan me pak vaj ulliri, ulim zjarrin dhe shtojme 1 gote uje. I vendosim kapakun dhe e gatuajme derisa kungulli te jete zbutur plotesisht. Me pas e kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè homogjene. E hedhim ne nje tenxhere dhe shtojme pak qumesht, djath kaçkavall te grire dhe nje luge gjalp. E rregullojme me kripe e piper te zi te sapobluar (apo edhe pak arre moskate te grire) dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr mesatar.
E presim kungullin ne feta ose ne kubik dhe e vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre. E sperkasim me kripe dhe pak vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te nxehte ne 180C per rreth 40 minuta derisa te zbutet.
E presim kungullin ne feta te holla dhe e skuqim ne vaj te nxehte. E vendosim ne nje pjate per ti thithur yndyren e tepert, e sperkasim me pak kripe dhe e sherbejme.
Receta te tjera me kungull
Hidhini nje sy recetave tona me baze kungullin dhe zgjidhni ate qe i pershtatet me teper shijes suaj!
Supe krem me kungull dhe karrota
Foto nga: http://www.sallypasleyvargas.com/
http://www.babybulletblog.com/
Recete e mire dhe eshpejte.e thjeshte per ta gatuar
PëlqejeniPëlqejeni
Faleminderit per Keto recata
PëlqejeniPëlqejeni