Pulehinë me kërpudha

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Pulehine me kerpudha
Pulehina eshte nje lloj shpendi ne te njejten familje me pulen, vetem se ne ndryshim nga kjo e fundit eshte me permasa pak me te medhaja, e zeze dhe me pika te bardha. Ka nje mish shume te shijshem dhe te ushqyeshem, te perdorur gjeresisht ne kuzhine.

Me te njejten recete, duke ndryshuar pak kohen, mund te gatuajme edhe pulen, fazanin dhe lepurin.

Recete e Ballakumes:

Perberesit

  • 1 pulehine e pastruar e plote ose e ndare ne copa
  • 200gr kerpudha Champignon
  • 200gr kerpudha Finferli
  • 1 dore ullinj jeshil pa berthame
  • 1 qepe
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • leng pule
  • 1 luge gjalp
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper
  • hudher
  • gjethe dafine
  • rozmarine

Pregatisim lengun e pules duke ziere copa pule ose duke perdorur koncentrate pule ne raportin 1 koncentrate me 500ml uje.

Ne nje tigan te thelle ngrohim pak vaj ulliri dhe gjalp dhe skuqim pulehinen nga te gjitha anet.
Nderkohe pastrojme dhe presim ne copa qepen, hudhren, karroten dhe degen e selinose. Heqim pulehinen nga tigani dhe ne te njejtin tigan kaverdisim perimet. I rregullojme me kripe, i shuajme me pak leng pule dhe i gatuajme per afer 15 minuta me kapak mbyllur.
Shtojme pulehinen, rozmarinen, gjethen e dafines dhe e gatuajme edhe per 40 minuta te tjera ne zjarr te ulet. Nese e shohim qe lengu ka shterruar, i hedhim ndonje garuzhde leng pule.
Ne nje tjeter tigan kaverdisim ne vaj ulliri kerpudhat e prera ne feta derisa te zbuten, per afer 10 minuta. I hedhim kerpudhat dhe ullinjte ne tiganin ku kemi pulehinen dhe i gatuajme te gjitha bashke edhe per disa minuta te tjera, derisa kerpudhat te rezultojne plotesisht te ziera.
E servirim pulehinen te ngrohte te shoqeruar me vere te bardhe.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: