Tavë me gjoks pule dhe presh në salcë beshamelë

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Tave me presh dhe beshamele
Nje recete tipike vjeshtore/dimerore e cila shijohet mrekullisht e shoqeruar me Pure patatesh ose bizele te ziera. Receta eshte e mikes sime Ballakume e cila duke qene elbasanllie DOC e ka ne gjak gatimin. Sapo e pashe receten, e shenova menjehere, dhe sapo e gatova per here te pare, nuk ju ndava me!

Perberesit

  • 6 fileto pule 
  • 4 presh, te prere trashe
  • 1/2 qepe, e grire imet
  • 1 gote leng mishi ose uje
  • 1/2l Salce beshamele, te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • djath kaçkavall i grire
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

 

tave me presh dhe beshamele1Ne nje tenxhere me presion kaverdisim qepen dhe preshin ne vaj ulliri. E rregullojme perberjen me kripe dhe shtojme ujin ose lengun e mishit. Mbyllim kapakun dhe e leme te gatuhet per 10 minuta nga momenti i fishkellimes se tenxheres me presion.

Nderkohe ne nje tigan skuqim filetot e pules per 3-4 minuta nga secila ane derisa te zbuten. I leme menjane dhe pregatisim Salcen beshamele sipas recetes qe e gjeni ketu.

tave me presh dhe beshamele5

Ne nje tave balte (ose qelqi) shtrojme filetot e pules,

tave me presh dhe beshamele6i hedhim siper perberjen me presh dhe ne fund e mbulojme te gjithen me Salcen beshamele.
tave me presh dhe beshamele7I hedhim siper djathin e grire, e mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per 30-35 minuta. 10 minutat e fundit heqim letren qe tava te marre ngjyre edhe ne siperfaqe.
Kosto per 4 persona: 650 lek te reja

Advertisements

3 Comments

  1. Lediona says:

    Pershendetje!

    Ju faleminderit per recata e mrekullueshme qe na jepni 🙂

    Ju lutem mund te me thoni, nese mund te perdorim tenxhere normale?

    Ju uroj nje dite te mbare!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: