
Gjyshet tona kishin te drejte: supa e pules funksionon! Nuk eshte vetem e mire kur jemi me gripe apo rrufe, por “te ngrohe stomakun” edhe atehere kur kemi ethe apo kur temperatura mbi 38C nuk na le te shohim mire. Pse eshte magjike kjo supe? Eshte provuar shkencerisht qe lengu i pules ka veti anti-infiamatore dhe vepron si forcues imuniteti! Ballakumja mund ta vertetoj kete, gjithashtu edhe une qe e kam shnderruar ne nje nga recetat e mia te preferuara!
Perberesit
…per lengun e pules
- pule e ndare ne pjese, mjaftojne edhe 2 kofsha apo disa krahe
- 2 thelpinje hudher
- 1/4 qepe
- 1/2 karrote
- 1/2 dege selino
- majdanoz i fresket
- pak spec djeges ose piper te zi te sapobluar
…per supen
- makarona te vogla per supe
- vaj ulliri i nje cilesie shume te mire
- djath parmixhano per sperkatje
- kripe
Pregatisim lengun e pules duke zjere bashke te gjithe perberesit ne uje te ftohte per afer 1 ore ne tenxhere normale, ose per gjysme ore ne tenxhere me presion. Me pas e kullojme lengun ne nje tjeter tenxhere te paster dhe i shtojme makaronat e vogla per supe te cilat i ziejme per disa minuta te tjera.
Supen e rregullojme me kripe dhe e sperkasim me djath parmixhano te grire dhe vaj ulliri te nje cilesie shume te mire.
Foto nga: www.ballakumeelbasani.blogspot.com