Ajvar (salcë me speca dhe patëllxhan të pjekur)

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Ajvar

Ajvari eshte nje salce me baze specat dhe patellxhanet e pjekur, e sherbyer ne kuzhinen Turke si shoqeruese e mishit te pjekur te viçit, qengjit apo derrit, qofteve, peshkut ne zgare apo si salce per makaronat. Ngjyra e specave nuk e ndryshon aspak shijen e salces, vetem i jep asaj nje pamje me te bukur!

Perberesit

  • 2 speca te kuq 
  • 2 speca jeshil 
  • 2 speca te verdhe
  • 3 patellxhan
  • 4 thelpinje hudhre te paqeruara, te mbeshtjella ne leter alumini
  • 2 thelpinje hudhre te qeruara dhe te grira holle
  • kokat e 2 qepeve te njoma, te prera holle
  • 1 spec djeges, i prere holle
  • majdanoz te fresket te grire
  • 2-3 luge leng limoni
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Shtrojme nje tave me leter furre dhe vendosim hudhrat e mbeshtjella me leter alumini, specat dhe patellxhanet e ndare pergjysme. I rregullojme me kripe, i sperkasim me vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 220C per 20-30 minuta.

Specat e pjekur, ashtu te nxehte siç jane, i fusim ne nje qese te cilen e mbyllim mire dhe i leme keshtu derisa te ftohen. Avulli qe ato leshojne do te ndihmoje qe lekura e tyre te hiqet fare lehte.

I heqim lekuren patellxhaneve dhe i presim shume imet me thike bashke me hudhrat dhe specat e qeruara nga lekura dhe farat. Ky proçes mund te behet edhe me mikser, por shija e perimeve ruhet me mire kur i presim me thike.

Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat dhe qepet e njoma bashke me specin djeges. Shtojme specat, hudhrat e pjekura dhe patellxhanet, i gatuajme per pak minuta dhe i shuajme me lengun e limonit.

I rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar, i shtojme majdanoz te grire imet dhe i sperkasim bollshem me vaj ulliri.

E servirim avjarin te ftohte.

E ruajme salcen ne frigorifer ne nje ene hermetikisht te mbyllur mbuluar me nje shtrese te holle vaj ulliri per maksimumi 1 jave.

Foto nga: http://www.aidamollenkamp.com/

Advertisements

4 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: