
Recete e Ballakumes. Perfekte per te filluar me shije darken e Krishtlindjes!
Perberesit
- 1 gote oriz per pilaf
- 100gr djath i bute kaçkavall
- 100ml pana kuzhine
- gjalp
- trumez
- kripe
- piper
- speca te kuq te pjekur
Pregatisim pilafin sipas recetes tradicionale 2 me 1, pra per 2 gota leng pule/gjeli/perimesh, hedhim 1 gote oriz. Pasi orizi eshte ziere, e aromatizojme me gjalp dhe e leme menjane.
Specat e kuq i presim ne shirita te holle, i kriposim, i japim shije me pak trumez dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180C derisa te zbuten (rreth 30 minuta).
Vendosim nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe hedhim ne te panen dhe djathin e prere ne kubik te vegjel. I perziejme derisa djathi te shkrihet plotesisht, e rregullojme me kripe e piper dhe e leme menjane.
Pregatisim pjaten: vendosim ne fundin e pjates pak krem djathi dhe siper tij pilafin te cilit i kemi dhene forme sipas deshires. (nese nuk ju ndodhet forma e yllit, mund te mbushni thjesht nje filxhan çaji me pilaf, ta ngjeshni fort dhe ta permbysni). E zbukurojme me specat e pjekur dhe pak majdanoz sipas deshires.
Pershendetje!
Ju falenderoj pa mase per te gjitha recetat e vecanta qe na keni servirur>
Une, do doja te me ndihmonit si te pergatis Pispili ( me miell misri edhe me spinaq ose presh)?
Ju falenderoj shume :))
PëlqejeniPëlqejeni
Pershendetje Lediona,
Patjeter, do mundohemi ta postojme brenda ketyre diteve 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Te lutem me thoni SE cfare eshte trumez ka ndonje sinonim tjeter.faleminderit
PëlqejeniPëlqejeni
Trumeza eshte lloj ereze, nuk ka sinonim tjeter. Per nga aroma ngjan pak me rigonin, por eshte me e lehte!
PëlqejeniPëlqejeni