Pilaf me krem djathi dhe speca të pjekur

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Pilaf me krem djathi dhe speca te kuq
Recete e Ballakumes. Perfekte per te filluar me shije darken e Krishtlindjes!

Perberesit

  • 1 gote oriz per pilaf
  • 100gr djath i bute kaçkavall
  • 100ml pana kuzhine
  • gjalp
  • trumez
  • kripe
  • piper
  • speca te kuq te pjekur

Pregatisim pilafin sipas recetes tradicionale 2 me 1, pra per 2 gota leng pule/gjeli/perimesh, hedhim 1 gote oriz. Pasi orizi eshte ziere, e aromatizojme me gjalp dhe e leme menjane.

Specat e kuq i presim ne shirita te holle, i kriposim, i japim shije me pak trumez dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180C derisa te zbuten (rreth 30 minuta).
Vendosim nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe hedhim ne te panen dhe djathin e prere ne kubik te vegjel. I perziejme derisa djathi te shkrihet plotesisht, e rregullojme me kripe e piper dhe e leme menjane.
Pregatisim pjaten: vendosim ne fundin e pjates pak krem djathi dhe siper tij pilafin te cilit i kemi dhene forme sipas deshires. (nese nuk ju ndodhet forma e yllit, mund te mbushni thjesht nje filxhan çaji me pilaf, ta ngjeshni fort dhe ta permbysni). E zbukurojme me specat e pjekur dhe pak majdanoz sipas deshires.

4 Comments

  1. Lediona says:

    Pershendetje!

    Ju falenderoj pa mase per te gjitha recetat e vecanta qe na keni servirur>

    Une, do doja te me ndihmonit si te pergatis Pispili ( me miell misri edhe me spinaq ose presh)?
    Ju falenderoj shume :))

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te I paemër Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: