Antipasta të ndryshme me polenta

  • Racione: 12 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
rsz_ei0706_polenta-squares-with-mushroom-ragu_s4x3

Ne vend te brusketava te zakonshme, provoni te pregatisni antipasta te ndryshme me baze polenta, te cilat do ti jape nje tjeter shije tavolines suaj te festave! Nese nuk dini nga t’ja filloni, lexoni ne fillim: Si të pregatisim polenta? sipas recetes sone qe e gjeni  ketu. Per 12 persona, nevojitet 250gr polenta.

Pregatisim polenten dhe ashtu te ngrohte e hedhim ne nje tave te lyer me pak gjalp derisa te ftohet plotesisht. E ndajme ne feta dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200C per 5-10 minuta. E nxjerrim nga furra, dhe mbi çdo fete polenta vendosim mbushjen e cila mund te jete:

PROSHUTE SPEK DHE DJATH FONTINA –  Vendosim mbi çdo cope polenta pak djath fontina dhe mbi te nga nje fete proshute spek. I fusim ne furre per maksimumi 2 minuta derisa te shkrij djathi dhe i sherbejme.

SALÇIÇE TE FRESKET (2 cope), DJATH FILADELFIA DHE FARA FINOKU (1 dore) – Eleminojme lekuren e salçiçeve dhe i ndajme ne copeza shume te vogla te cilat i kaverdisim ne nje tigan qe nuk ngjit me shume pak vaj ulliri (pasi salçiçet kane vet yndyre). I shuajme me vere te kuqe (1/2 gote), ngreme zjarrin ne maksimum dhe e leme perberjen derisa i gjithe alkooli i veres te kete avulluar. Shtojme farat e finokut dhe e perfundojme gatimin. Vendosim mbi çdo cope polenta nga nje luge te vogel djath filadelfia dhe mbi te perberjen me salçiçe.

DHJAM ME KRIPE DHE EREZA (LARDO DI COLONNATA) DHE PIPER TE ZI (ide e Ballakumes) – Vendosim mbi çdo cope polenta nga nje fete dhjam me ereza, e sperkasim me piper te zi dhe i fusim ne furre per maksimumi 2 minuta derisa dhjami te shkrije.

SALÇIÇE TE FRESKETA, QEPE DHE DJATH GORGONZOLA (ide e Ballakumes) – Skuqim ne vaj ulliri qepet e grira imet bashke me salçiçen, i kriposim, piperosim dhe i leme menjane. E shperndajme harxhen ne fetat e polentes dhe e fusim ne furre per maksimumi 5-6 minuta. E nxjerrim nga furra, shtojme pak djath gorgonxola mbi çdo bruskete dhe i rivendosim serisht ne furre per 2 minuta te tjera.

KERPUDHA – Kaverdisim kerpudhat me pak qepe te grire holle derisa te zbuten. I rregullojme me kripe, piper dhe i leme ne zjarr derisa te kete avulluar i gjithe uji i tepert. E shperndajme kete perberje mbi fetat e polentes dhe e sherbejme.

Foto nga: http://www.foodnetwork.com/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: