Mish qengji frikasè

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Mish qengji frikase

Menyra e gatimit frikasè (nga frengjishtja fricassée) ka te beje me gatimin e copave te mishit (pule, qengj, derr etj) derisa te rezultojne me pak leng dhe te formojne nje salce e cila me pas trashet me gjalp, krem pana apo si ne rastin tone, me te verdhe veze.

Perberesit

  • 1kg mish qengji tul ne copa te vogla
  • 1 qepe te madhe
  • 1 luge plot gjalp
  • 100ml vere e bardhe ne temperature ambjenti
  • 250ml leng mishi
  • lengun e 1 limoni
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 4 te verdha vezesh
  • 1 tufe majdanoz
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Ne nje ene te madhe marinojme per rreth 1 ore mishin e qengjit me lengun e gjysme limoni, vaji ulliri, kripe dhe piper ne nje ambjent te fresket (ose brenda ne frigorifer).

Ne nje tigan te thelle, kaverdisim ne zjarr mesatar me nje luge gjalp qepen e prere holle derisa te rezultoje transparente. Shtojme copat e qengjit te kulluara nga lengu i marinimit dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 5 minuta te tjera. E shuajme me veren e bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte, shtojme lengun e mishit dhe e gatujme ne zjarr te ulet per rreth 1 ore e gjysme duke shtuar uje te ngrohte nese eshte e nevojshme.

Nderkohe, ne nje tas rrahim te verdhat e vezeve me lengun e gjysmes tjeter te limonit dhe majdanozin e grire holle. Kur mishi te jete gati, e heqim nga tigani dhe e vendosim ne pjaten ku do ta servirim. Ne lengun qe ka leshuar mishi, hedhim perberjen me veze dhe e perziejme shpesh ne zjarr shume te ulet derisa te trashet. Kete salce ja hedhim siper mishit te qengjit dhe e sherbejme menjehere shoqeruar me perime te ziera.

Foto nga: http://crumbsandtales.com

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: