Lakra brukseli me krem pana dhe djath të grirë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
lakra brukseli me krem pana

Lakrat e brukselit bejne pjese ne familjen e lakrave, dhe faktikisht ngjajne per nga pamja me nje laker te vogel ne miniature. Ato jane nje burim natyror I vitaminave K dhe B6 si dhe te mineraleve magnez dhe hekur.
Duke qene se kane nje shije pak te veçante, e cila nuk I pelqen kujtdo, eshte mire te gatuhen me perberes qe I shtojne shijen, si mishi I thate I tymosur (pancetta), krem pana, fara pishe, uthull balsamike etj.
Me poshte po ju tregojme nje menyre vertete te vecante e cila do ti pelqeje edhe atyre me te rafinuar ne shije.

Perberesit

  • 500gr lakra brukseli (te fresketa ose te ngrira) te plota nese jane te vogla, apo te ndara pergjysme nese jane me te medha
  • 2 thelpinje hudher te grira holle
  • 200ml krem pana
  • 2 luge gjalp
  • 5 luge djath kaçkavall te grire
  • kripe
  • piper I zi I sapobluar

I pastrojme lakrat e brukselit duke I prere pak fundin dhe duke eleminuar gjethet e siperme te cilat mund te mos jene te fresketa. Kete e dallojme nga ngjyra e tyre qe nuk eshte e gjelber dhe nga ndonje njolle e mundshme.

I ziejme ne uje te vluar per 5 minuta nese jane te ngrira, ose per 3 minuta nese jane te fresketa. I kullojme mire dhe I leme menjane.

Ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhren, lakrat e brukselit dhe I gatuajme duke I perziere here pas here, per rreth 5 minuta. Shtojme kremin pana dhe vazhdojme gatimin edhe per pak minuta.

E heqim nga zjarri, shtojme djathin kackavall te grire, kripe, piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme.

*Keshille: Per ti shtuar akoma me shume shijen, shtojme edhe rreth 50gr mish te thate te tymosur (pançete ose proshute spek) ne momentin e kaverdisjes se lakrave te brukselit ne gjalp.

Foto nga: http://www.queerinthekitchen.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: