Tavë me pulë dhe patate aromatizuar me erëza mesdhetare

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Diten e diele, atehere kur teorikisht duhet te kemi me shume kohe per te gatuar dhe shijuar diçka ndryshe, atehere kur familja mblidhet e gjitha rreth tavolines, ne shtepine time ne fakt ndodh krejt e kunderta! Duam te rrime ne divan bashke me femijet, te mos bejme asgje, ose te luajme gjithe diten ne park, dhe kur te vijme ne shtepi te gjejme diçka po aq te shijshme sikur te kishim shpenzuar gjithe diten ne kuzhine.
Per kete na vjen ne ndihme kjo recete: i vendosim te gjitha ne nje tave dhe leme qe furra te bej punen e saj! Kaq e thjeshte!

Perberesit

  • 1 pule rreth 1 kg e ndare ne pjese
  • 4 thelpinj hudhra, te shtypura
  • lengun e 1 limoni
  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 luge gjelle uthull vere te kuqe
  • ereza: 3 luge çaji borzilok te thate, 2 luge çaji rigon te thate, 2 luge çaji majdanoz te thate
  • 2 luge çaji kripe
  • 8 patate te vogla, te ndara ne dy pjese
  • 1 qepe e kuqe, e prere trashe
  • 1 spec i kuq, i prere trashe
  • 1 kungull, i prere trashe
  • 1 grusht ullinj
  • feta limoni per dekor

 Copat e pules i thajme shume mire me leter kuzhine dhe i leme menjane.
Ne nje tas te vogel bashkojme lengun e limonit me 3 luge vaj ulliri, uthullen, hudhrat, erezat dhe kripen duke i perziere mire. Kjo eshte marinata me te cilen do te marinojme pulen, por do te perdorim vetem gjysmen e saj, keshtuqe gjysmen tjeter e heqim menajne.
E lyejme pulen me marinaten dhe e leme per minimumi 15 minuta deri ne 1 ore (mund ta lini edhe gjithe naten ne frigorifer nese e pregatisni nje nate perpara).

Ne nje tigan te madh, ngrohim 1 luge vaj ulliri, shtojme copat e pules dhe i skuqim nga te gjitha anet derisa te kene marre ngjyre te arte.

Marrim nje tave dhe rreshtojme ne te copat e pules, shtojme perimet: patatet, qepen, specin, kungullin,  dhe e sperkasim me gjysmen tjeter te marinates qe hoqem menjane duke i perziere mire.

E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per 35 minuta. Heqim letren e aluminit dhe e gatuajme taven vetem ne pjesen e siperme te furres per rreth 10 minuta, apo derisa te kete marre ngjyre te arte.

E sherbejme te ngrohte ne pjate shoqeruar me ullinj dhe feta limoni.

Kosto per 4 persona: 700 lek te reja

Foto dhe receta marre nga: https://cafedelites.com (pershtatur nga autorja)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: