
Ne kete postim kam bashkuar disa nga recetat e mia te preferuara per tju sjelle nje menu javore te planifikuar paraprakisht.
Shkurtimisht, javen do ta planifikojme keshtu:
E hene – do te jete dita pa mish! Mishin do ta zevendesojme pergjithesisht me bishtajore.
E marte – mish pule
E merkure – receta Italiane (makarona/njoki etj)
E enjte – gjelle me mish viçi
E premte – supa me mish ose jo
E shtune – gatime me prodhime deti ose eksperimentim me receta te reja
E diel – receta tradicionale ose tradicionale te modernizuara
Do tju sugjeroj gjithashtu edhe:
–nje embelsire per ta gatuar ne fundjave, ne menyre qe mengjesi i se dieles te behet me i shijshem!
–dy sallata per te shoqeruar vaktet kryesore gjate javes. Zgjedhja e sallates eshte mjaft personale, per kete arsye perbersit nuk jane perfshire ne listen e pazarit. Une zakonisht pregatis nje sallate cdo dy ose tre dite dhe e ruaj ne frigorifer ne nje tas me kapak hermetik.
Menuja javore do te postohet çdo te premte ne faqen unegatuaj.com!
Goxha ndihme
Faleminderit
PëlqejeniPëlqejeni
Faleminderit ty qe na ndjek Alma!
PëlqejeniPëlqejeni