Gjellë me presh

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Preshi eshte gatuar tradicionalisht nga gjyshet tona, mbase per koston e tij te ulet ku me pak shpenzime mund te ushqeje te gjithe familjen. Me poshte po ju sjell variantin me mish viçi, por per nje pjate vegjetariane, mund ta zevendesoni mishin me oriz.

Perberesit

  • 400gr mish viçi, te ndare ne copa
  • 1 kg presh, i prere ne rrota
  • 1 qepe, e prere imet
  • 1 karrote, ne kubik te vegjel
  • 2 gjethe dafine
  • 2 luge gjelle salce domatesh
  • spec te kuq jo djeges (paprika)
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri
  • kripe
  • leng limoni ose uthull per sperkatje

Ne nje tenxhere (akoma me mire ne tenxhere me presion e cila ju redukton kohen gjysme per gjysme) kaverdisim ne vaj ulliri qepen, karroten dhe mishin. Shtojme preshin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ulet derisa te jete zbutur. Shtojme rreth 1.5liter uje, gjethet e dafines, kripe dhe i ziejme ne tenxhere normale per rreth 1 ore ose ne tenxhere me presion per 30 minuta. Gjella me presh duhet te rezultoje me pak leng dhe yndyra te kete dal ne siperfaqe.
Ne fund e rregullojme me pak spec te kuq jo djeges dhe piper te zi te sapobluar.

E sherbejme te ngrohte sperkatur me pak leng limoni ose me 1 luge uthull.

Kosto per 4 persona: 500 lek te reja

Foto nga: http://www.foodandwine.com

Advertisements

3 Comments

  1. I paemër says:

    Pergezime,dhe me vjen mire qe je rikthyer serish,
    na kishe munguar vertet.
    Nuk po gjej nje menyre shkarkimi per momentin apo je duke punuar me kete pjese akoma?
    Urime dhe nje here.

    Pëlqejeni

    • Kamela Vasa says:

      @Anonym, faleminderit per fjalet e mira 🙂
      Nuk kemi arritur te gjejme nje forme shkarkimi ne PDF qe ti pershtatet platformes se faqes qe kemi aktualisht, dhe me vjen keq per kete gje. Por, mund te shkarkosh aplikacionin nese ke nje celular/tablet Android. Aty shenon dhe te preferuarat e tua. Te pershendes 🙂

      Pëlqejeni

  2. I paemër says:

    Eshte harruar te permendet salca e domates gjate pergatitjes; receta eshte e thjeshte dhe e qarte, nje perdorim i mire i preshit. pyes veten nese do te shkonte me mish pule… Ah, foto tregon edhe selino dhe fasule te njoma

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: