Perimet tek bebat 4-6 muaj

Perimet, ndryshe nga frutat qe pas muajit te 6 te jetes se femijes mund te jepen te gjalla (te grira ne rende), duhet patjeter te gatuhen deri ne muajin e 12.
Perimet, pasi i qerojme dhe i presim ne copa te vogla, mund ti pregatisim ne tre menyra:

  1. Te ziera ne pak uje derisa te zbuten plotesisht
  2. Te ziera ne avull
  3. Te pjekura ne furre (ne 180°C per 45 minuta deri ne 1 ore, varet nga madhesi e tyre)

KUNGULL PORTOKALLI
Kungulli dimeror (portokalli), ka nje shije natyralisht te embel e cila pelqehet shume nga femijet.
Pregatitja: pak kungull portokalli, e qerojme, e presim ne kubik te vegjel dhe e ziejme ne pak uje per rreth 15 minuta derisa te zbutet plotesisht. E kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè te lemuar te cilen e hollojme me pak uje ose qumesht.
Pasi femija te jete mesuar me shijen e tij, mund ta kombinojme kungullin portokall me:
dardhe
molle
pjeshke me kos
nje maje luge kanelle ose arre moskate
miell orizi
thjerreza
mish viçi
mish pule
mish gjel deti

BIZELE
Te pasura me fibra, bizelet jane nje nga perimet me te mira per te filluar ushqyerjen e femijes. Preferohet te perdoren bizelet e ngrira, ato qe jane shume te vogla dhe te embla.
Pregatitja: nje dore bizele i ziejme ne pak uje per 15 minuta derisa te zbuten plotesisht. I kalojme ne mikser derisa te perftojme nje puré. Nese bizelet jane pak te forta, i kalojme ne site ne menyre qe kremi i bizeleve te jete me i bute dhe i lemuar.
Pasi femija te jete mesuar me shijen e tyre, mund ti kombinojme bizelet me:
patate te embel
patate
karrota
pak mente te fresket
kos
miell orizi

PATATE E EMBEL
Nje nga perimet me te shendetshme, te pasura me beta karoten dhe me nje shije natyralisht te embel, patatja e embel eshte nje nga ushqimet e preferuara te femijes.
Pregatitja: 1/4 e patates se embel, e lajme mire, e qerojme dhe e presim ne kubik te vegjel. E ziejme per 20 minuta ne pak uje derisa te zbutet plotesisht. Me pas e kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè.
Pasi femija te jete mesuar me shijen e saj, mund ta kombinojme pataten e embel me:
molle
kos dhe kungull portokall
pjeshke
miell orizi
thjerrezash
brokoli
bizelesh
mish pule
mish viçi
nje maje luge kanelle

BISHTAJA
Pediatret rekomandojne qe ne dieten e femijes te hyjne edhe perimet e gjelbra, si bishtajat apo bizelet te cilat jane me pak te embla sesa perimet e verdha apo portokalli. Ne kete rast, do te preferojme bishtajat e ngrira te cilat jane shume te holla dhe me me pak fije.
Pregatitja: nje dore bishtaja, i ziejme ne uje per 10-15 minuta derisa te zbuten. I kalojme ne mikser duke shtuar pak uje per ta bere purène me te holle. Nje tjeter alternative eshte ta kalojme purène e bishtajave ne nje site e cila do ta bej kremin me te lemuar.
Pasi femija te jete mesuar me shijen e tyre, mund ti kombinojme bishtajat me:
patate te embel
patate
karrota
kos dhe dardhe

KARROTA
E pasur me beta karoten dhe vitamine A, ajo ndihmon ne permiresimin e shikimit te bebave dhe ne rritjen e imunitetit.
Pregatitja: 1 karrote e lajme mire, e qerojme dhe e presim ne copa te vogla. E ziejme per 15 minuta ne pak uje derisa te zbutet plotesisht. E kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè karrotash. Pas muajit te 10, atehere kur femija eshte mesuar me ushqimin e ngurte, karrotat mund tja japim edhe te ziera ne copa te vogla.
Pasi femija te jete mesuar me shijen e saj, mund ta kombinojme karroten me:
brokoli
molle
pjeshke
kungull portokalli
kungull
patate te embel
patate
miell orizi
thjerreza
mish viçi
mish pule

*Shenim: Informacioni ne kete artikull eshte i bazuar plotesisht ne eksperiencen time personale te ushqyerjes.

Foto nga: https://www.supernanny.co.uk

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: