Qofte me qull e arra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Qofte me qull e arra2

Nga te gjitha menyrat e servirjes se qofteve, kjo eshte absolutisht e preferuara ime! Qulli me arra dhe hudhra te grira, del gati gati si krem dhe bashkohet ne menyre perfekte me butesine e qofteve. Duke provur vit pas viti çdo recete qoftesh qe me dilte perpara (ne familjen tone mund te haen qofte 7 dite te javes!) kam arritur te krijoj receten time te personalizuar qe eshte kjo me poshte. Perberesi sekret eshte speci jeshil: provoni ti shtoni brumit te qofteve nje spec jeshil te grire ne mikser dhe do ta shikoni sesi do te ndryshoje totalisht shija!

Perberesit 

…per qoftet

  • 500gr mish viçi te grire
  • 1 qepe mesatare, te kaluar ne mikser
  • 1 spec jeshil, te kaluar ne mikser
  • 1 veze
  • 1 tufe majdanoz, te grire holle
  • 2 feta buke te regjura ne qumesht dhe te shtrydhura forte me dore
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 2 luge buke te thare te grire (galete)
  • 2-3 luge miell
  • vaj luledielli per skuqje

…per qullin me arra

  • 1 luge gjalpe
  • 1 luge vaj ulliri
  • 2 luge miell
  • 2 gota leng mishi ose uje
  • 1 dore arra te grira
  • 1 luge uthull molle
  • 3-4 thelpinje hudhra, te grira holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Qofte me qull e arra1

Pergatisim fillimisht qoftet: bashkojme ne nje tas mishin e grire me qepen, specin jeshil, vezen, buken e regjur, majdanozin, kripen dhe piperin e zi. E perziejme me duar brumin per pak minuta, e mbulojme me nje pecete te paster ose me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi gjysme ore. Kjo lejon qe aromat te bashkohen me njera tjetren dhe qoftet te dalin shume te shijshme. Nese brumi ka dale paksa i bute, shtojme 2 luge galete.

Ne nje pjate hedhim 2-3 luge miell. Lagim duart me uje dhe formojme qoftet ne madhesine dhe formen e deshiruar. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne tigan te mbushur pergjysme me vaj luledielli. Pasi qoftet jane skuqur, i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra thithese nderkohe qe pergatisim qullin.

Ne te njejtin tigan ku skuqem qoftet, hedhim nje luge vaj ulliri dhe nje luge gjalpe. Shtojme miellin dhe i perziejme mire derisa mielli te marre ngjyre te arte. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme lengun e mishit te ftohte ose ujin. E perziejme vazhdimisht me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen kokerriza. E rregullojme me kripe, shtojme hudhrat e grira dhe e rivendosim tiganin ne zjarre mesatar duke e gatuar per afer 5 minuta. Shtojme arrat e therrmuara dhe vazhdojme gatimin derisa qulli te kete arritur trashesine e deshiruar.

I servirim ne pjate qoftet me qullin duke e sperkatur me piper te zi te sapoblur dhe zbukuruar me ndonje gjethe majdanozi dhe copeza arrash.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: