
Nje kombinim fantastik i shijes se kafes me arrat, ben qe kjo embelsire te shijohet deri ne feten e fundit. Kontrasti midis kremozitetit te mbushjes me krem kafe dhe krokantes se arrave, e ben perfekt per mengjeset e vona te fundjaves, atehere kur shpesh duam te perkedhelemi me diçka te embel. Receta eshte shume e thjeshte per tu pergatitur, dhe ne me pak se 1 ore do te keni ne tavolinen tuaj nje nga embelsirat me te mira qe keni provuar ndonjehere!
Perberesit per nje torte me diameter 20cm
…per kekun
- 200gr miell 00
- 200gr gjalpe, ne temperature ambjenti
- 200gr sheqer
- 3 veze, ne temperature ambjenti
- 1 luge çaji pluhur pjekes
- 2 luge çaji kafe te tretshme ne uje (psh Nescafè)
- 100gr arra te qeruara dhe te copetuara trashe
…per kremin me kafe
- 600ml krem pana per embelsira te sheqerosur, te cilin e kemi mbajtur ne frigorifer per min 1 ore
- 2 luge çaji kafe te tretshme ne uje
Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa perberja ta kete dyfishuar vellimin e saj dhe te rezultoje kremoze. Rrahim lehtesisht vezet ne nje ene te vogel dhe i shtojme dalengadale duke vazhduar rrahjen.
Ne nje tas bashkojme miellin me pluhurin pjekes dhe ja shtojme pak nga pak gjalpit me sheqerin duke e rrahur me shpejtesi te ulet ose duke e bashkuar manualisht me ndihmen e nje spatule kuzhine.
Shkrijme kafen ne 1 luge uje te ngrohte dhe ja shtojme perberjes. Shtojme se fundi edhe copezat e arrave duke mbajtur disa menjane per zbukurim.
Lyejme me pak gjalp dhe miell (ose veshim me leter furre) dy tava te rrumbullakta me diameter 20cm. E ndajme brumin e kekut ne menyre te barabarte ne secilen prej tyre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-25 minuta.
I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti nderkohe qe pergatisim mbushjen: rrahim me ndihmen e mikserit elektrik panen e ftohte per embelsira derisa te formohet nje krem qe nuk bie nga ena. Nese kremi eshte i pasheqerosur, shtojme sheqer pluhur sipas deshires. Shtojme kafen dhe vazhdojme rrahjen.
Perhapim gjysmen e kremit me kafe mbi njeren nga gjysmat e kekut dhe vendosim me kujdes gjysmen tjeter siper duke e lyer me kremin e mbetur. E zbukurojme me copeza arrash dhe pak kafe pluhur.