Rizoto me shparguj

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype


Rizoto me shparguj është një recetë klasike tipike pranverore, e cila për fat të mirë në shtëpinë tonë shijohet nga të mëdhenj e të vegjël. Nëse ndiqni me kujdes recetën, me shumë pak hapa të thjeshtë do të keni në tryeze një pjatë të lehtë me një shije të rafinuar. Në këtë recetë unë kam përdorur bishtat e shpargujve për të pregatitur lëngun me të cilin do ta gatuaj rizoton, sepse në kuzhinë nuk hedhim poshtë asgjë!

Përbërësit

  • 350gr oriz për rizoto i tipit Carnaroli
  • 500gr shparguj të gjelbër
  • 1 qepë të vogël, të grirë imët
  • 100gr djathë grana të grirë
  • 2 lugë gjalp
  • kripë
  • piper të zi
  • për lëngun e perimeve: këmbët e shpargujve, 1 karrotë dhe 1 qepë

Lajmë shpargujt, i vendosim në tavolinën e punës dhe eleminojmë me ndihmën e një thike pjesën e poshtme të këmbës e cila është e fortë dhe e pangrënshme. Vendosim një tenxhere në zjarr me rreth 1 litër ujë dhe shtojmë në të këmbët e shpargujve, një qepë, një karrotë dhe kripë. Në këtë mënyrë kemi përftuar lëngun e perimeve me të cilin do të gatuajmë rizoton.

Kavërdisim lehtësisht qepën tjetër të grirë imët në 1 lugë gjalp, shtojmë orizin dhe e gatuajmë në zjarr të ulët për maksimumi 3 minuta. E shuajmë me lëngun e perimeve të nxehtë, duke mos e lënë për asnjë moment që lëngu të shterroj. Në mes të kohës së gatimit, pas 10 minutash, shtojmë shpargujt e prerë në copa rreth 2-3 cm. Vazhdojmë me kavërdisjen derisa orizi të jete plotësisht i gatuar (zakonisht nevojiten rreth 20 minuta).

E heqim rizoton nga zjarri, shtojmë djathin e grirë grana, 1 lugë gjalp, pak piper të zi të sapobluar, i vendosim kapakun dhe e lëmë të pushojë per rreth 10 minuta përpara se ta shërbejmë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: