Një botë me receta

Makarona me fruta deti

Reklama
  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype faqen

Për të gjithë ata që pëlqejnë njëkohësisht si kuzhinën italiane ashtu edhe frutat e detit, kombinimi i këtyre të dyjave në këtë recetë na jep pjatën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë!

Përbërësit

Kavërdisim në vaj ulliri hudhrat e grira, shtojmë filetot e açuges dhe i shtypim me pirun në mënyrë që të shkrihen plotësisht. Shtojmë frutat e detit, domatet e vogla, verën e bardhë, i vendosim kapakun dhe e lëmë salcën të gatuhet në zjarr mesatar për rreth 20 minuta. Në fund shtojmë borzilokun e freskët, pak kripë dhe piper (kujdes! provojeni më parë për kripë pasi açuget janë mjaft të kripura!)

Ndërkohë kemi zierë makaronat në ujë me kripë. 2-3 minuta para përfundimit të zierjes së tyre, i transferojmë tek tigani ku kemi pregatitur salcën me fruta deti duke shtuar edhe gjysmë garuzhde ujë nga i makaronave. I përziejmë shpesh duke i lejuar në këtë mënyrë që të marrin shije.

I shërbejmë duke i spërkatur sipër me pak piper të zi apo gjethe borziloku.

Reklama

Reklama