Sallatë me rukola dhe luleshtrydhe

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Sallata me rukola dhe luleshtrydhe, është një alternativë shumë e shijshme e sallatës së thjeshtë me të cilën jemi mësuar. Ideale për ata që kanë dëshirë të bashkojnë frutat e freskëta, frutat e thata dhe djathin në një pjatë të vetme.

Përbërësit:

  • 200gr rukola
  • 100gr djathë grana, në feta të holla (ose djath kaçkavall)
  • 10-15 luleshtrydhe, të ndara përgjysmë
  • 2 dardha, të qëruara dhe të prera në feta
  • 5 kokrra arra të qëruara
  • uthull balsamike
  • kripë
  • vaj ulliri ekstra të virgjër

Lajmë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm rukolën, e thajmë shumë mirë me një pecetë të pastër, e copëtojmë me duar dhe e vendosim në një tas të madh. Shtojmë luleshtrydhet, dardhat, arrat, djathin grana dhe i japim shije me kripë, uthull balsamike dhe vaj ulliri.

I përziejmë mirë dhe e shërbejmë menjëherë në tavolinë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.