Reklama
Sallata me rukola dhe luleshtrydhe, është një alternativë shumë e shijshme e sallatës së thjeshtë me të cilën jemi mësuar. Ideale për ata që kanë dëshirë të bashkojnë frutat e freskëta, frutat e thata dhe djathin në një pjatë të vetme.
Përbërësit:
- 200gr rukola
- 100gr djathë grana, në feta të holla (ose djath kaçkavall)
- 10-15 luleshtrydhe, të ndara përgjysmë
- 2 dardha, të qëruara dhe të prera në feta
- 5 kokrra arra të qëruara
- uthull balsamike
- kripë
- vaj ulliri ekstra të virgjër
Lajmë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm rukolën, e thajmë shumë mirë me një pecetë të pastër, e copëtojmë me duar dhe e vendosim në një tas të madh. Shtojmë luleshtrydhet, dardhat, arrat, djathin grana dhe i japim shije me kripë, uthull balsamike dhe vaj ulliri.
I përziejmë mirë dhe e shërbejmë menjëherë në tavolinë.
Reklama