Author Archives for Kamela Vasa

About Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

Kek me dardha dhe vaj ulliri

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kush do ta mendonte qe ky kek do te pelqehej kaq shume nga e gjithe familja dhe do te bente pjese ne recetat tona te preferuara? Realizohet kaq thjeshte dhe shpejt, sa nuk ka nevoje te gozhdoheni me ore te tera ne kuzhine. Per me teper eshte edhe i shendetshme sepse permban vaj ulliri ne vend te gjalpit dhe copa frutash. Provoni ta shoqeroni ne mengjes me nje filxhan kafe ose çaj apo pasdite per disa momente te embla.

Kek me dardha dhe vaj ulliri

Ne kete recete kam perdorur dardha te tipit Abate qe arrijne maksimumin e shijes se tyre nga Gushti deri ne Nentor, por ndihuni te lire te perdorni llojin qe ju pelqen me shume dhe qe gjeni me lehtesisht ne treg.
Ndersa tava ne te cilen e kam gatuar kekun eshte nga linja Delimano Stone Legend CopperLUX e cila eshte perfekte edhe per embelsira perveçse per receta te kripura.

Perberesit per nje tave katrore 27cmX27cm

  • 300gr miell 00
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes (me vanilje ose jo)
  • 4 veze, ne temperature ambjenti, te ndara te verdhat nga te bardhat
  • 200gr sheqer te bardhe
  • 2 luge gjelle sheqer kaf
  • 200ml kos me yndyre
  • 6 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 limon, lekuren e grire dhe lengun
  • 2 dardha, te qeruara dhe te prera ne kubik 
  • 2 luge gjelle buke te grire (galete)
  • nje maje luge kripe

…per zbukurim

  • disa feta dardha
  • gjethe mente te fresketa
  • pak sheqer te bardhe

Kek me vaj ulliri dhe dardha1

Lagim copezat e dardhave me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen dhe i leme menjane.

Perziejme ne nje tas miellin e situr me pluhurin pjekes dhe e leme menjane.

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te bardhat e vezeve me nje maje luge kripe derisa te formohet nje shkume e bardhe qe nuk bie nga ena.

Ne nje tjeter ene, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin e bardhe derisa te perftojme nje krem me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme kosin, vajin e ullirit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda. Shtojme miellin me pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe me shpejtesi minimale vazhdojme perzierjen. Shtojme se fundi edhe te bardhat e vezeve te rrahura duke i bashkuar me delikatese nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ne menyre qe brumi te mos ule vellimin.

Ne fund, shtojme edhe copezat e dardhave, e perziejme mire te gjithe masen dhe e hedhim ne nje forme katrore te lyer me pak vaj ulliri dhe buke te grire. E sperkasim me sheqerin kaf dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta.

E leme te ftohet plotesisht perpara se ta heqim nga forma. E zbukurojme me feta te holla dardhash, me gjethe mente te fresketa dhe me pak sheqer te bardhe.

Ruajtja: per 3-4 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht.

Advertisements

Tavë me patate dhe sallam

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Tave me patate dhe sallam3

Tava me patate dhe sallam eshte nje pjate me perberes shume te thjeshte, por qe i japin kesaj recete nje shije te jashtezakonshme. Pjekia ne furre i ben patatet me krokante dhe brendesine e tyre e le te bute. Per realizimin e saj kam perdorur sallamin Luziana nga Tona&CO.

Perberesit

  • 100gr sallam Luziana, i prere ne kubik te vegjel
  • 3 patate mesatare, te prera ne feta te holla
  • 3 veze
  • 100gr pana kuzhine
  • 100gr djathe kaçkavall, te grire
  • 2 luge gjelle galete
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rozmarine

Tave me patate dhe sallam

Ziejme ne uje te vluar me pak kripe fetat e patateve per 3-4 minuta derisa te zbuten, por jo plotesisht.

Nderkohe ne nje tas rrahim vezet, shtojme panen e kuzhines, djathin kaçkavall, pak kripe (kujdes me sasine e kripes pasi djathi eshte vet i kripur) dhe pak piper te zi.

Lyejme me vaj ulliri taven (une kam perdorur nje tave katrore me permasa 25cmx25cm), e sperkasim me galete dhe shtrojme nje shtrese patate pa i mbivendosur siper njera tjetres. Shtojme 1/3 e perberjes me veze, pana dhe djathe, disa kubik sallam dhe vazhdojme ne kete menyre duke formuar tre shtresa. Shtresa e fundit duhet te jete me patate dhe copeza sallami. E sperkasim me rozmarine te fresket dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta. E leme te pushoje per 15 minuta ne temperature ambjenti perpara se ta presim ne feta dhe ta sherbejme.

Tave me patate dhe sallam1

Djathë tomino i mbështjellë me proshutë spek

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Djathe tomino i mbeshtjelle me proshute spek

Tomino, eshte nje lloj djathi tipik Piemontez i pergatitur me qumeshtin e lopes. Karakteristike e tij eshte butesia qe ka ne brendesi dhe korja pak me e forte ne siperfaqe. Maksimumin e shijes e merr kur mbeshtillet me feta proshute nga te gjitha anet dhe me pas piqet ne tigan pa yndyre: ne kete menyre zemra e tij shkrin duke na dhene nje shije mjaft delikate.

Perberesit

  • 4 djathe tomino
  • 100gr proshute spek (rreth 16 feta)
  • gjethe sherebele te fresket, per zbukurim

Mbeshtjellim secilin djathe tomino me nga kater feta proshute spek te cilat i vendosim dy ne drejtimin vertikal dhe dy ne ate horizontal.

Nxehim shume mire nje tigan qe nuk ngjit dhe pjekim djathin e mbeshtjelle me proshute nga te dyja anet ne zjarr te ulet: ne kete menyre siperfaqa do te rezultoje krokante dhe zemra e bute.

E sherbejme te zbukuruar me ndonje gjethet sherebele te fresket.

Makarona me domate të freskët dhe borzilok

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Makarona me domate te fresket dhe borzilok

Kjo eshte nje nga pjatat simbol te kuzhines italiane! Mund te gozhdoheni gjithe diten ne kuzhine per te pergatitur recetat me te rafinuara, sofistikuara, me perberesit me te shtrenjte, por asgje… ASGJE nuk krahasohet me shijen e makaronave me domate te fresket te bahçes me borzilokun e sapokeputur. Aciditeti i domateve bashkohet mrekullisht me freskine e borzilokut!

Perberesit

  • 350gr makarona te gjata (une kam perdorur makarona me veze te tipit Papardelle)
  • 5 domate mesatare te pjekura mire, te kaluara ne mikser
  • 10 gjethe borzilok te fresket
  • 1 thelpi hudher, te grire holle
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • nje maje luge sheqer
  • djathe kaçkavall te grire

Makarona me domate te fresket dhe borzilok1

Pergatisim fillimisht salcen me domate te fresketa: ne nje tigan kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer hudhren e grire holle, shtojme purène e domateve, e rregullojme me pak kripe, nje maje luge sheqer, i vendosim kapakun dhe e leme ne zjarr shume te ulet te gatuhet derisa salca te trashet, per rreth 30 minuta.
Shtojme gjethet e borzilokut te copetuara me dore dhe e leme salcen menjane.

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku kemi pergatitur salcen. I perziejme mire dhe i sherbejme neper pjata duke i dhene shije me pak djathe kaçkavalle te grire dhe zbukuruar me ndonje gjethe borzilok te fresket.

Kinoa me lule kungulli

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kinoa me lule kungulli

Kinoa me lule kungulli eshte nje recete 100% e shendetshme, vegane dhe pa permbajtje gluteni. Lulet e kungullit jane nje perberes i shkelqyer te cilat perveç vlerave te tyre ushqimore, e bejne çdo pjate me te sofistikuar duke i dhene nje shije te veçante.

Perberesit

  • 150gr kinoa
  • 300ml uje
  • 2 kunguj mesatar, te prere ne kubik
  • 2 karrota mesatare, te prera ne kubik
  • 10-15 lule kungulli, te pastruara nga pistili dhe te prera ne menyre gjatesore
  • 1 dege trumez te fresket
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Kinoa me lule kungulli1

Lajme shume mire kinoan nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht transparent. Kjo proçedure eshte e domosdoshme per te eleminuar shijen e hidhur qe kane farat e kinoas ne siperfaqe. E vendosim te zieje ne zjarr mesatar me kapak mbyllur duke i shtuar nje maje luge kripe dhe 1 luge gjelle vaj ulliri derisa kinoa ta kete thithur plotesisht ujin. E heqim nga zjarri dhe e leme me kapak mbyllur per te pakten 15 minuta. Pas kesaj, e transferojme ne nje tas dhe e leme te ftohet.

Kaverdisim ne vaj ulliri karrotat duke shtuar nje filxhan kafe uje. Shtojme kungullin dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta. Perimet duhet te rezultojne krokante, jo plotesisht te buta. Shtojme ne fund edhe lulet e kungullit te prera ne menyre gjatesore, i kriposim, piperosim dhe i leme edhe per maksimumi 1 minute tjeter me kapak mbyllur. I shtojme perimet tek tasi me kinoa, e rregullojme me pak vaj ulliri, lekuren e limonit te grire, trumezen e fresket dhe i perziejme mire. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.

Akullore me lajthi

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Akullore me lajthiAsnjehere nuk arrin ta provosh shijen e vertete te akullores artizanale, derisa e pergatit vete ne shtepi. Makina e akullores, ka qene nje nga dhuratat me te bukura qe me kane bere, te cilen e kam shfrytezuar ne maksimum 4 muaj te vitit, ose edhe me shume. Dhe akullorja me lajthi eshte nje nga te preferuarat tona. Nje shije klasike, e cila shkon mrekullisht me nje krem çokollate dhe kafe.

Perberesit

  • 300ml pana per embelsira
  • 300ml qumesht me yndyre te plote
  • 3 te verdha vezesh
  • 100gr sheqer kane (sheqer kaf)
  • 100gr lajthi te pjekura + te tjera per zbukurim

Akullore me lajthi1
Grijme lajthite e pjekura ne mikser elektrik derisa te behen si miell dhe i leme menjane.

Ne nje tenxhere ngrohim qumeshtin, panen dhe sheqerin duke i perziejme mire derisa ky i fundit te shkrije plotesisht. Masa duhet vetem te nxehet, jo te vloje!

Rrahim me ndihmen e nje mikseri dore te verdhat e vezeve derisa te behen si krem. Shtojme pak nga masa me qumesht dhe pana gjithmone duke i perziere me mikser; ne kete menyre do evitojme qe veza te pritet. Kremin me veze e hedhim ne tenxhere ku kemi pjesen tjeter te qumeshtit me pana, e vendosim ne zjarr mesatar dhe e gatuajme per rreth 10 minuta duke e perziere gjate gjithe kohes. Kjo sherben qe kremi te trashet dhe te eleminohet aroma e vezes. Ne fund, shtojme edhe miellin e lajthive, e perziejme mire dhe e leme menjane te ftohet ne temperature ambjenti mbuluar me qese kuzhine.

E hedhim kremin ne makinen e akullores te cilen e kemi lene 12 ore ne akull (-18°C) apo edhe me shume. Per kete shikoni instruksionet e makines suaj te akullores duke qene se ndryshon nga modeli ne model. E perziejme per rreth 30 minuta, apo derisa akullorja te filloje te rrise vellimin dhe paleta qe rrotullohet brenda saj te kete veshtiresi ne rrotullim; ky eshte momenti kur akullorja eshte gati. E konsumojme menjehere ose e ruajme ne akull dhe e konsumojme brenda 1 muaji.

Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Ravioli me rikota dhe spinaq1
Makaronat e fresketa te pergatitura ne shtepi, jane nje nga ato gatime qe veshtire mos ti pelqejne te gjitheve. Dhe nese jane te mbushura, akoma me mire! Heren e kaluar i pergatita me kungull dimerak (receten e se cilave e gjeni ketu). Kesaj here vendosa te provoje nje kombinim me klasik dhe me shije me delikate, siç eshte ai i gjizes pa kripe (rikota) dhe spinaqit. Me pas i kalove ne tigan me gjalp te aromatizuar me sherebele te fresket, i sperkata me pak djathe parmixhano te grire, dhe nuk di tju them sesa komplimente mora!

Perberesit

…per makaronat

  • 200gr miell 00
  • 100gr miell me krunde (miell i trashe)
  • 3 veze, ne temperature ambjenti

…per mbushjen

  • 300gr gjize pa kripe
  • 400gr spinaq te fresket, te grire shume holle
  • 6 luge djathe kaçkavall te grire (receta origjinale kerkon perdorimin e djathit parmixhano)
  • 1 veze
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per ti dhene shije

  • 2 luge gjelle gjalp
  • 5-6 gjethe sherebele te fresket
  • djathe parmixhano, te grire

Ravioli me rikota dhe spinaq

Per te pergatitur raviolit me gjize dhe spinaq, fillimisht pergatisim brumin me veze: ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim 2 llojet e miellit te situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell. E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

Nderkohe pergatisim mbushjen: kaverdisim ne pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe te grire holle, i vendosim kapakun dhe e leme derisa te avulloje i gjithe uji. E transferojme ne nje tas ne te cilin shtojme edhe rikoten, djathin kaçkavall te grire, vezen, pak kripe e piper te zi duke i perziere mire. E hedhim mbushjen ne nje qese pastiçerie dhe e leme menjane.

Kur brumi te jete gati, e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me miell krundesh dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise.

Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me gjize dhe spinaq ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I japim forme raviolit duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjesen tjeter te brumit

Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles.

Pasi te kemi pergatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djathe kackavall te grire. I sherbejme menjehere zbukuruar me ndonje gjethe sherebele.

Ruajtja: ne akull per 1 muaj.

Tavë me patëllxhanë dhe bamje

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype

Tave me bamje dhe patellxhan

Bamjet dhe patellxhanet, jane nje nga kombinimet me te shijshme dhe me te dashura te stines se veres. Plot me vlera ushqyese, sot po ja u sjellim te gatuara ne tave. Idealja do te ishte te gatuheshin ne tave balte, e cila i jep nje shije te jashtezakonshme.

Perberesit

  • 500gr bamje, te pastruara
  • 500gr patellxhan, te prere ne feta gjatesore
  • 1 qepe te madhe, te grire trashe
  • 4 domate mesatare, te grira ne mikser
  • mish viçi i ziere paraprakisht (mund edhe ta pergatisni taven pa mish)
  • 100gr djathe te bardhe, te therrmuar
  • disa feta domate
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rigon te thate
  • majdanoz te fresket, te grire holle
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 4 luge gjelle uthull

Tave me bamje dhe patellxhan

Bamjet e pastruara i vendosim ne nje ene me uje te ftohte ku shtojme 2 luge gjelle uthull dhe i leme per 10-15 minuta. Te njejten gje bejme edhe me patellxhanet e prere ne feta per se gjati.

Pasi ka kaluar kjo kohe, i shplajme bamjet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i kaverdisim lehtesisht me dy luge gjelle vaj ulliri ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. I heqim dhe i leme menjane.

Shplajme patellxhanet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre nga te dyja anet. Si alternative mund edhe ti pjekim ne furre ose ti skuqim. I heqim dhe i leme menjane.

Kaverdisim qepen ne vaj ulliri derisa te zbutet duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme domatet e reduktuara ne purè, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz te fresket dhe e leme derisa te trashet pak. Ne fund, shtojme edhe mishin e ziere.

Shtrojme ne tave gjysmen e harxhes, hedhim bamje, shtojme gjysmen e mbetur te salces dhe siper vendosim fetat e patellxhaneve te pjekur. I sperkasim me kripe, pak rigon, copeza djathi te bardhe dhe pak vaj ulliri. Sipas deshires mund te vendosim edhe disa feta te holla domate per ti dhene me shume shije. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.

Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Hikerr me spinaq

Hikerra ose gruri hikerror, ka nje shije neutrale e cila kombinohet ne menyre perfekte me perimet, mishin, peshkun apo kerpudhat. Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte ideale per ata qe duan te hane lehte, shendetshem dhe me shije. Sot do ta kombinojme me kerpudha, spinaq bebe dhe domate qershize. Ja sesi:

Perberesit

  • 150gr hikerr (1 gote)
  • 1 qepe e kuqe e vogel, e prere holle
  • 150gr kerpudha, te prera ne feta
  • 100gr spinaq bebe, i pastruar dhe i lare
  • nje dore domate qershize (6-7 kokerra)
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • pak hudher hungareze te thate
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1 luge gjelle uthull molle

Hikerr me spinaq1

Si fillim, shplajme shume mire grurin hikerror nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht i paster. Pas kesaj, e vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme te zbutet gjithe naten. Per te lehtesuar kete proçes, shtojme edhe nje luge gjelle uthull molle.

Ne kete moment, hikerra eshte zbutur dhe eshte gati per tu gatuar. E shplajme shume mire dhe e ziejme ne nje tenxhere me uje te vluar per 3-5 minuta. E kullojme dhe e kalojme menjehere nen uje te ftohte.

Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe2

Ne nje tigan, kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri qepen e kuqe derisa te zbutet (1). Shtojme kerpudhat e prera ne feta (2), kripe, piper te zi te sapobluar, hudher hungareze dhe vazhdojme gatimin per disa minuta derisa kerpudhat te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme) (3).

Hikërr e tiganisur me kërpudha dhe spinaq bebe3

Shtojme spinaqin bebe (4), domatet qershize te plota (5) dhe i leme derisa spinaqi te ule volumin. Shtojme ne fund edhe hikerren e shtrydhur mire me dore, e perziejme mire derisa te marre shije dhe e sherbejme neper pjata zbukuruar me ndonje gjethe spinaq bebe (6).

1 2 73