Antipasta

Djathë tomino i mbështjellë me proshutë spek

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Djathe tomino i mbeshtjelle me proshute spek

Tomino, eshte nje lloj djathi tipik Piemontez i pergatitur me qumeshtin e lopes. Karakteristike e tij eshte butesia qe ka ne brendesi dhe korja pak me e forte ne siperfaqe. Maksimumin e shijes e merr kur mbeshtillet me feta proshute nga te gjitha anet dhe me pas piqet ne tigan pa yndyre: ne kete menyre zemra e tij shkrin duke na dhene nje shije mjaft delikate.

Perberesit

  • 4 djathe tomino
  • 100gr proshute spek (rreth 16 feta)
  • gjethe sherebele te fresket, per zbukurim

Mbeshtjellim secilin djathe tomino me nga kater feta proshute spek te cilat i vendosim dy ne drejtimin vertikal dhe dy ne ate horizontal.

Nxehim shume mire nje tigan qe nuk ngjit dhe pjekim djathin e mbeshtjelle me proshute nga te dyja anet ne zjarr te ulet: ne kete menyre siperfaqa do te rezultoje krokante dhe zemra e bute.

E sherbejme te zbukuruar me ndonje gjethet sherebele te fresket.

Advertisements

Patëllxhan të mbushur me djathë të bardhë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Patellxhan te mbushur me djathe te bardhe

Patellxhanet e mbushur me djathe te bardhe, jane nje pjate tipike verore, e fresket dhe shume e lehte. Mund te konsumohen te sapodala nga furra ashtu dhe te ftohta. Provoni ti shoqeroni me pak Salce xaxiqe per nje shije akoma me te plote.

Patellxhan te mbushur me djathe te bardhe1

 

Perberesit

  • 4 patellxhane te gjate, te ndare ne dy pjese
  • 200gr djathe te bardhe, te therrmuar
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 thelpinje hudhra, te grira holle
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri ekstra te virgjer

I heqim tulin patellxhaneve, e presim ne kubik te vegjel dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ektra te virgjer bashke me hudhren e grire holle derisa te zbuten. E perziejme me djathin e therrmuar, panen e kuzhines, majdanozin, e rregullojme me kripe e piper dhe mbushim me to patellxhanet.

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-40 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.

Gjuhë viçi me salcë majoneze

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Gjuha e viçit eshte nje nga pjeset me te mira, karakteristike e se ciles eshte mishi i bute dhe me shije delikate. Mesoni si ta pregatisni sipas recetes sone dhe do te kthehet ne nje nga pjatat e preferuara te te gjithe familjes.

Perberesit

  • 700gr gjuhe viçi
  • 1 karrote
  • 1 dege selino
  • 1 qepe mesatare
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 domate e vogel
  • 1 karafil
  • kripe

…per salcen me majoneze

  • 3 luge gjelle gjalp ne temperature ambjenti
  • 2 luge gjelle majoneze
  • 1 luge gjelle uthull
  • 2 veze te ziera
  • 2 kastraveca te vegjel turshi, te prere holle
  • kripe

Vendosim ne zjarr dy tenxhere me nga 2 liter uje te ftohte ne secilen. Ne njeren, shtojme te gjitha perimet e qeruara dhe te pastruara: karroten, selinon, majdanozin, domaten, qepen, karafilin dhe 1 luge gjelle kripe.Tjetren e leme vetem me uje.

E pervlojme gjuhen ne tenxheren me ujin pa perimet per 5 minuta, e nxjerrim prej andej dhe e leme te ftohet. E qerojme dhe e vendosim ne tenxheren ku po ziejne perimet duke e gatuar per 1 ore e gjysme.

Nderkohe pregatisim salcen me baze majoneze: perziejme gjalpin me majonezen, shtojme uthullen, te verdhat e vezeve te therrmuara me dore, kastravecat turshi, te bardhat e vezeve te prera holle, kripe dhe i perziejme te gjitha bashke derisa te formojme nje salce homogjene.

E heqim gjuhen e viçit nga uji i zierjes, e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e presim ne feta. E shoqerojme me salcen me majoneze.

*Keshille: Mos e hidhni ujin ku keni ziere gjuhen: mund ta perdorni per te bere supe apo pilaf ne vend te lengut te mishit.

Salcë kosi me arra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Me vetem 5 perberes, ju mund te pregatisni salcen e kosit me arra me te mire dhe me te shijshme. Kremoze, ideale per te shoqeruar pjata me baze mishi, ato te kuzhines Meksikane, apo patate te furres.

Perberesit

  • 250gr salce kosi
  • 50gr arra te qeruara
  • 3 thelpinje hudhra
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • hudher gjarpri

Vendosim ne mikser elektrik arrat, thelpinjte e hudhrave dhe hudhren e gjarprit duke i grire imet. Ne nje ene bashkojme kete perberje me salcen e kosit, shtojme vajin e ullirit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje salce homogjene. E vendosim salcen ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. E vendosim bukur ne pjate dhe e zbukurojme ne siperfaqe me copeza arrash te grira dhe vaj ulliri.

Domate qershizë të mbushura

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Domatet e vogla, ose ndryshe domatet qershize, perveçse mund te shijohen ne sallate apo te gatuhen me makarona, mish e peshk, mund edhe te mbushen me salca te ndryshme e te piqen ne furre. Nuk ka nevoje te merreni shume me zbukurimin e tyre, sepse efekti viziv eshte gjithesesi fantastik! Me poshte po ju japim dy kombinime teper te shijshme: me salce pesto dhe krem ulliri.

Per 10 domate qershize

…me salce pesto

  • 4 luge gjelle gjize pa kripe (rikota)
  • 1 luge gjelle salce pesto xhenovez
  • 1 luge gjelle stika pishe
  • pak borzilok te fresket te grire holle

…me krem ulliri

  • 10 ullinj pa berthame (nese jane ullinj te zinj grek akoma me mire)
  • 4 luge gjelle salce kosi
  • kripe

Lajme domatet, i presim kapelen dhe e pastrojme nga farat dhe tuli me ndihmen e nje luge te vogel. I vendosim permbys ne nje pjate te shtruar me letra kuzhine qe te humbasin lengun e tyre per rreth 30 minuta.

Me pesto:
Perziejme te gjithe perberesit e mesiperm dhe mbushim me kete mase domatet. I pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta.

Me krem ulliri: Grijme ne mikser ullinjte dhe i perziejme me salcen e kosit dhe pak kripe. Mbushim me kete mase domatet dhe i sherbejme.

Foto nga: https://www.tigros.it

Qofte me mish pule

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Nese ju ka mbetur pule e pjekur ose e ziere nga nje dite me pare, mos e hidhni! Riciklojeni duke gatuar keto qofte te shijshme me baze mishin e pules dhe patatet e ziera. Pregatisni edhe nje sallate dhe vakti juaj mund te quhet i plote! Ne vend te pules mund te perdorni edhe mish gjel deti, sidomos ate qe ka mbetur nga festat e fundvitit.

Perberesit per 20 qofte

  • 500gr mish pule, i pjekur ose i ziere
  • 2 patate te ziera, te shtypura
  • 2 veze
  • 4 luge djath kaçkavall te grire
  • galete
  • majdanoz te fresket, te grire holle
  • kripe
  • miell
  • vaj farash per skuqje

Presim mishin e pules shume holle me ndihmen e nje thike te mprehte (ose e kalojme ne mikser) dhe e hedhim ne nje ene. Shtojme patatet e shtypura, vezet, djathin kaçkavall, majdanozin e fresket dhe pak kripe duke i perziere shume mire. Nese brumi rezulton shume i bute, shtojme edhe 1-2 luge galete. I japim qofteve formen e deshiruar, i kalojme ne miell dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet.

Per nje variant me te shendetshem, qoftet mund ti pjekim edhe ne furre te parangrohur ne 180°C per 20-30 minuta.

Foto nga: http://www.myculinarystories.com

Miks djathërash për festa

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Djathi eshte nje nga ato perberes qe nuk mungon ne asnje tavoline festash. Kjo recete (nese mund te quhet e tille) do tju mesoje mbi te gjitha sesi me disa lloje djatherash te krijoni nje pjatance festive. Ne kemi perdorur kater lloje djatherash, por normalisht mund te miksoni ato qe ju pelqejne me shume!

Perberesit

  • djathe i bardhe dele
  • djathi i bardhe dhie
  • djath kaçkavall dele
  • djath pice
  • ullinj te mbushur me spec ose me bajame

… per salcen e sallates

  • 4 luge gjelle vaj ulliri
  • 2 luge gjelle uthull balsamike
  • 1 luge gjelle majdanoz te fresket
  • 1 luge gjelle borzilok te fresket
  • 1 spec djeges te fresket, te prere shume holle (sipas deshires)
  • 2 thelpinje hudhra, te grira shume holle

I presim te gjithe djatherat ne copa te te njejtes madhesi (per shembull ne drejtkendesha ose katrore).
Ne nje pjatance per antipasta, i rregullojme copat e djathit ne menyre te tille qe te formojme nje rreth duke i alternuar ndermjet tyre. Ne mes vendosim ullinjte e mbushur.

Pregatisim salcen e sallates duke i bashkuar shume mire te gjithe perberesit ne nje tas te vogel. Me kete salce sperkasim djatherat dhe ullinjte. E sherbejme te shoqeruar me feta buke bagete.

Kek i kripur me ullinj dhe djathë të bardhë

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kete recete e kam provuar vite me pare dhe qe atehere eshte kthyer ne nje nga te preferuarat e familjes sime. Eshte ideale per nje piknik, apo per ta konsumuar te shoqeruar me pak kos ne darke. Gjithashtu, zevendesimi i gjalpit me vajin e ullirit e ben akoma dhe me te shendetshme.

Perberesit

    • 180gr miell 00
    • 300gr djath te bardhe ne kubik
    • 3 veze
    • 100ml qumesht
    • 100ml vaj ulliri
    • nje grusht ullinj pa berthame
    • 2-3 luge ereza te fresketa te grira holle: borzilok, majdanoz, mente, koper etj
    • 1 pako te vogel pluhur pjekes
    • kripe
    • piper i zi i sapobluar
    • pak gjalp

Ngrohim furren ne temperature 180°C.

Ne nje ene rrahim vezet me vajin dhe qumeshtin, shtojme miellin, djathin, erezat, kripe, piper, pluhurin pjekes duke i perziere shume mire. Shtojme se fundi edhe ullinjte ne copa te vogla ose te plote.
Lyejme me gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket ose drejtkendore keku, hedhim perberjen e mesiperme dhe e pjekim ne furre te nxehte per rreth 40 minuta. E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e presim ne feta.

Foto nga: http://etextile-summercamp.org

Karpaço oktapodi me karkaleca

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Pregatitjen e kesaj pjate eshte mire ta fillojme mengjesin e nje dite perpara pasi oktapodi duhet te ftohet plotesisht brenda ujit qe ka ziere. Me pas duhet te pushoje 1 nate brenda ne frigorifer.

Perberesit

…per oktapodin

  • oktapod, 1-1.2kg
  • 1 qepe e vogel, e qeruar
  • 1 dege selino, e qeruar
  • 1 karrote, e qeruar
  • 1 gote vere e kuqe
  • 3 luge gjelle vaj ulliri
  • 1/2 limoni
  • perzierje erezash te fresketa: rozmarine, borzilok, majdanoz, koper

…per ti dhene shije oktapodit

  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • lengun e 1 limoni te shtrydhur
  • 1 luge gjelle piper i kuq kokerr
  • piper i bardhe i bluar
  • kripe

…per karkalecat

  • 500gr karkaleca te qeruar
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 3 luge gjelle konjak

…per shoqerim

  • 2 finok te pastruar dhe te prere shume holle
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 luge gjelle leng limoni
  • kripe

Lajme shume mire oktapodin, eleminojme te brendshmet, syte dhe gojen (ose blijeni direkt te pastruar nga peshk shitesi per te kursyer kohe).
Ne nje tenxhere te madhe, ziejme rreth 4 litra uje, shtojme qepen, selinone, karroten, erezat e fresketa, veren e kuqe, vajin e ullirit dhe gjysme limoni. E zhysim oktapodin 3 here ne uje te nxehte ne menyre qe ti perdridhen tentakulat. E ziejme per 1 ore e gjysme ne zjarr te ulet derisa te zbutet (e kuptojme qe eshte zbutur kur arrijme te depertojme me majen e nje thike ne tentakulat e tij). I veme kapakun dhe e leme te ftohet plotesisht brenda ne tenxhere.
Pasi eshte ftohur, e nxjerrim nga uji dhe e thajme shume mire me letra kuzhine. E vendosim ne nje leter celofoni ashtu te plote (te paprere) dhe e mbyllim letren ne forme karamele duke e shtrenguar shume mire nga te dyja anet. E mbeshtjellim edhe me leter alumini dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 8 ore, ose gjithe naten.Pasi ka kaluar kjo kohe, heqim letren e aluminit dhe te celofonit dhe e presim oktapodin sa me holle te mundemi me ndihmen e nje thike te mprehte duke e vendosur ne nje pjate te ceket ne te cilen do ta servirim.

Pregatisim salcen me te cilen do ti japim shije oktapodit: ne nje tas te vogel perziejme shume mire vajin e ullirit, lengun e limonit, piperin e kuq kokerr, piperin e bardhe dhe kripen. Sperkasim me kete perzierje oktapodin.

Ne nje tjeter ene perziejme fetat e holla te finokut me vajin e ullirit, lengun e limonit dhe pak kripe. I hedhim edhe keto siper oktapodit.

Pregatisim karkalecat: i thajme mire me leter kuzhine dhe i kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr te larte per 2-3 minuta. I shuajme me konjak dhe e leme derisa te avulloje plotesisht. I sperkasim me kripe.
I vendosim karkalecat ne mes te pjates me karpaço oktapodi dhe e sherbejme.

Kete antipaste mund ta shoqerojme me ullinj te zinj pa berthama, domate qershize dhe shkopinje buke te thekur.

1 2 11