Biskota

Biskota me mollë

  • Racione: 8-10 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Nese ju pelqen shija e molleve neper embelsira, atehere me siguri do tju pelqejne edhe keto biskota te shijshme me copeza molle ne brendesi.

Perberesit per rreth 20 biskota

  • 250gr miell 00, i situr
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100gr sheqer kaf + per sperkatje
  • 1 veze
  • 1 molle e verdhe (Golden)
  • 1 luge kafe xhinxher pluhur
  • 1 luge çaji pluhur pjekes per embelsira
  • lengun e 1 limoni te shtrydhur

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel, e sperkasim me leng limoni ne menyre qe te mos nxihet dhe e leme menjane.

Rrahim gjalpin me sheqerin kaf derisa te formohet nje perberje kremoze, shtojme vezen dhe vazhdojme rrahjen te cilen mund ta bejme me dore ose me ndihmen e nje mikseri elektrik. Shtojme miellin, pluhurin pjekes, xhinxherin dhe copezat e molles duke e perziere shume mire brumin.

Shkepusim copeza brumi, i japim forme sferike me dore dhe i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te shtruar me leter furre. I shtypim lehtesisht me dore, i sperkasim me pak sheqer kaf ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta, apo derisa te kene marre ngjyre te arte ne siperfaqe. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti perpara se ti konsumojme.

Foto nga: https://www.afarmgirlsdabbles.com

Advertisements

Biskota për mëngjes

[recipe time=”20 minuta” difficulty=”e thjeshtë”]

Keto biskota do ti bejne mengjeset tuaja edhe me te shijshme: jane ideale per tu zhytur ne qumesht dhe per tu shijuar nga e gjithe familja. Ose mund ti konsumoni mbasdite me nje gote çaj te ngrohte ne dore. Le te shohim sesi pregatiten:

Perberesit per rreth 40 biskota

  • 500gr miell 00
  • 150gr sheqer + per lyerjen e biskotave
  • 100ml vaj farash (luledielli, misri, soje etj. Mund te perdorni edhe vaj ulliri, por ne kete rast shija do te dale me e forte)
  • 2 veze
  • 50ml qumesht te vaket
  • lekuren e 1 limoni te grire
  • 1 pako te vogel amoniak per embelsira = 10gr ose 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira

Ne nje tas rrahim vezet me sheqerin me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formohet nje perberje kremoze. Shtojme vajin, lekuren e limonit, amoniakun e shkrire ne qumesht dhe pak nga pak miellin duke vazhduar rrahjen me shpejtesi te ulet.

Lyejme me miell tavolinen e punes, e transferojme brumin mbi te dhe fillojme ta punojme mire me dore. Nese brumi rezulton ngjites, shtojme edhe akoma miell. Shkepusim me dore pak brume dhe formojme biskota duke i dhene formen e deshiruar, pershembull formen e shkopinjeve ne menyre qe ta kemi me te lehte zhytjen ne filxhanin e qumeshtit. Gervishim lehtesisht siperfaqen e biskotave me dhembet e nje piruni, i kalojme ne nje pjate ku kemi hedhur sheqer, dhe i vendosim ne tave te veshur me leter furre te distancuara nga njera tjetra (biskotat do te fryhen gjate pjekies per shkak te perdorimit te amoniakut).

I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti dhe i ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht per rreth 1 jave.

Foto nga: http://www.mieledilavanda.it
[/recipe]

Biskota me limon

  • Racione: 6-8 person
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Biskota me limon

Biskotat me limon kane shije te fresket, pranverore, te cilat ju sjellin ndermend ditet e ngrohta te veres edhe ne mes te dimrit. Jane perfekte per tu shoqeruar me nje filxhan caj te ngrohte nen shoqerine e miqeve. Sekreti kryesor per te arritur rezultat maksimal ne shije eshte cilesia e limonave: ata duhet te jene biologjik, te fresket dhe te pjekur!

Perberesit per 25 biskota

  • 300gr miell 00
  • 150gr gjalp te cilesise me te mire ne temperature ambjenti
  • 150gr sheqer
  • 50ml qumesht
  • 1 veze
  • lekuren e dy limonave biologjik
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes per embelsira
  • sheqer pluhur

Rrahim shume mire gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje mase e njetrajtshme. Shtojme lekuren e limonave dhe vazhdojme perzierjen me nje luge druri per rreth 3 minuta. Shtojme vezen dhe vazhdojme perzierjen derisa te thithet komplet nga perberja. Shtojme miellin e situr mire, pluhurin pjekes per embelsira dhe qumeshtin duke perziere serisht derisa brumi i biskotave te rezultoje homogjen dhe pa kokerriza.

E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore. Me pas e nxjerrim dhe formojme sfera te vogla me madhesine e nje arre te cilat i kalojme ne sheqer pluhur. I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre me pak hapesire nga njera tjetra dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180C per 10 minuta, apo derisa anet te fillojne te marrin ngjyre te arte. I leme te ftohen plotesisht perpara se ti konsumojme.

Kurabie

  • Racione: 10 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kurabie

Kurabijet jane biskota me gjalp te buta dhe krokante shume te perhapura ne vendin tone, te adaptuara nga Kuzhina greke. Shume te lehta ne pregatitje, thjesht bashkojme te gjithe perberesit bashke dhe e ndajme brumin ne copa te vogla me madhesine e nje arre.

Perberesit

  • 500gr miell
  • 250ml kos natyral
  • 200gr sheqer
  • 120gr gjalp pa sheqer te zbutur ne temperature ambjenti
  • 3 veze te vogla + 1 te verdhe veze te rrahur per lyerje
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1 luge te vogel vanilje ose lekuren e 1 limoni
  • sheqer pluhur per sperkatje

Parangrohim furren ne 180C.

Bashkojme sebashku te gjithe perberesit me siper dhe i punojme mire me dore derisa te formojme nje brume homogjen. Lyejme duart me pak gjalp dhe e ndajme brumin ne sfera te vogla me madhesine e nje arre. I vendosim ne nje tave te lyer me gjalp duke lene hapesire njera nga tjetra. I lyejme siper me te verdhe veze dhe i pjekim per 20 minuta.

Kur kurabiet te jene pjekur, i sperkasim me sheqer pluhur dhe i sherbejme.

Foto nga: http://www.aflockinthecity.com

Makarons (ëmbëlsira franceze)

MakaronsMakarons jane embelsira te vogla tipike franceze te perftuara nga bashkimi i te bardhes se vezes, sheqerit pluhur dhe miellit te bajameve. Thuhej qe ishin embelsirat e preferuara te mbretereshes Maria Antonieta, edhe pse per here te pare u dhuruan nga shefat e kuzhines italiane Katerina de Medicit ne Paris ne vitin 1533 me rastin e marteses se saj.
Bashkimi i gjysmave te dy makarons mund te realizohet me krem gjalpi, marmalate ose krem ganash.
Perberesit per rreth 40 makarons

  • 150gr te bardha vezesh (afersisht 5 te bardha vezesh te vogla)
  • 200gr miell bajamesh (ose bajame te reduktuara ne pluhur ne mikser)
  • 220gr sheqer normal
  • 200gr sheqer pluhur
  • 50ml uje
  • 1 luge te vogel ngjyrues ushqimor pluhur

…per mbushjen (nje nga te meposhtmet)

  • krem gjalpi, sipas recetes qe e gjeni ketu
  • marmalate nga fruta te ndryshme
  • krem ganash, sipas recetes qe e gjeni ketu

Ndajme ne dy ene te bardhat e vezeve, pra rreth 75gr ne njeren dhe 75gr ne tjetren. Ne njeren ene shtojme gjysmen e sheqerit pluhur dhe e rrahim perberjen shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa masa te rezultoje plotesisht kompakte dhe te mos bjere nga ena.

Ne nje tenxhere hedhim sheqerin normal dhe ujin, i vendosim ne zjarr te ulet pa i perziere derisa shurupi te kete arritur temperaturen 110-118°C. Ne momentin e arritjes se kesaj temperature, ja shtojme dalengadale pa ndaluar rrahjen vezeve me sheqerin pluhur dhe vazhdojme rrahjen derisa kremi te jete ftohur dhe te kete marre nje ngjyre te shndritshme. Shtojme edhe ngjyruesin ushqimor qe kemi zgjedhur dhe i perziejme mire.

Ne nje tas bashkojme miellin e bajameve te situr me gjysmen e mbetur te sheqerit pluhur. I shtojme gjysmen e mbetur te te bardhave te vezeve  dhe i perziejme mire. Shtojme edhe kremin e te bardhave te vezeve dhe i perziejme me shume delikatese me spatul nga poshte lart qe masa te mos bjere.

E hedhim kete perberje ne nje xhep pasticerie dhe formojme sfera te vogla te cilat i leme te pushojne per 20-30 minuta ne nje tave te shtruar me leter furre. Gjate kesaj kohe, sferave mund ti bjere pak volumi, por kjo eshte plotesisht normale.

I pjekim ne furre te parangrohur me ventilim ne 136-140°C per rreth 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, i leme ne furren gjysme te hapur per 2 minuta te tjera. I leme te ftohen makarons nderkohe qe pregatisim mbushjen.

Me ndihmen e nje xhepi pasticerie ose nje luge te vogel, vendosim pak mbushje mbi nje makarons dhe e bashkojme ne forme sanduici me nje tjeter makarons me shume kujdes.

Perpara se ti sherbejme makarons, keshillohen te pushojne per nje nate ne frigorifer.
Mund ti ruajme ne nje ene te mbyllur alumini ose ne frigorifer per 2-3 dite.</stro

Amareta të buta me bajame

Amaretat e buta me bajame jane nje recete shume e thjeshte e cila mund te realizohet nga kushdo, edhe nga ata qe jane fillestar ne kuzhine. Ju nevojiten pak perberes dhe vetem 30 minuta (koha e pregatitjes+pjekjes)!

Perberesit per 12 amareta

  • 100gr miell bajamesh (te cilin e perftojme duke grire ne mikser 100gr bajame te qeruara pa lekure)
  • 25gr miell 00
  • 75gr sheqer pluhur
  • 1 te bardhe veze
  • 12 bajame te plota
  • disa pika esence bajamesh (fakultative)
  • pak kripe

Vendosim ne nje ene miellin e bajameve, miellin 00, sheqerin, te bardhen e vezes, esencen e bajameve dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me dore.

Lagim duart me uje te ftohte dhe e ndajme brumin e perftuar ne 12 sfera me madhesine e nje kokrre arre te cilat i shtypim pak me dore duke i dhene formen si ne figure. Vendosim nga nje bajame te plote mbi secilen amarete dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 13-15 minuta, apo derisa anet te marrin nje ngjyre te arte te lehte.

I leme te ftohen plotesisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per rreth 1 jave.

Biskota me kakao dhe çokollatë të bardhë

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Biskota me kakao dhe çokollate te bardheReceta qe po ju paraqesim me poshte, bashkon shijen e forte te kakaos me ate delikate te çokollates se bardhe, te cilat i bejne keto biskota perfekte per tu shijuar ne mengjes bashke me nje gote qumesht.

Perberesit per rreth 35 biskota

  • 240gr miell 00
  • 240gr gjalp te ftohte
  • 100gr sheqer pluhur
  • 60gr kakao pluhur pa sheqer
  • 1 bustine vanilje
  • pak kripe
  • çokollate te bardhe per zbukurim

Ne nje mikser elektrik vendosim miellin, sheqerin pluhur, gjalpin e ftohte te prere ne copa te vogla, pak kripe dhe kakaon. I perziejme te gjitha derisa masa te homogjenizohet dhe gjalpi te jete reduktuar ne grimca shume te imta. Shtojme edhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

E hedhim perberjen e perftuar ne nje tas te madh ose ne tavolinen e punes dhe punojme me dore derisa te formojme nje brum te njetrajteshem. Hapim me ndihmen e nje okllaie ne tavolinen e lyer me miell nje pete me trashesi rreth 2cm nga e cila nxjerrim biskota me ane te formave te posacme apo me ndihmen e nje maje thike (si ne figure).

I pjekim biskotat te renditura ne tave te shtruar me leter furre ne furre te parangrohur ne 150°C per 20-25 minuta, apo derisa te mos rezultojne te buta ne siperfaqe.

Nderkohe, shkrijme çokollaten e bardhe ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpesh.

Ne momentin qe biskotat jane te ftohta, i zbukurojme me çokollaten e bardhe te shkrire te vendosur ne nje xhep pastiçerie ose me ndihmen e nje luge. I leme per rreth 2 ore derisa çokollata te ngrije serisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per me shume se 3 dite.

(foto dhe receta marre nga: marthastewart.com)

Biskota me arra

Keto biskota, qe zakonisht gatuhen per festen e Krishtlindjes, jane shume te shkrifta dhe me nje shije fantastike. Mos harroni qe pasi ti keni gatuar dhe pasi te jene ftohur plotesisht, t’i vendosni ne nje ene te mbyllur hermetikisht me kapak ne menyre qe te ruajn freskine e tyre.

Perberesit per 25-27 biskota

  • 250gr miell
  • 150gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 80gr sheqer
  • 1 te verdhe veze
  • 80gr arra te reduktuara ne miell (te grira ne mikser)+thelpinj te plote per zbukurim
  • 1 luge kakao pluhur
  • 2 luge te vogla pluhur pjekes

Ne nje tas vendosim te gjithe perberesit e mesiperm, pra miellin, gjalpin, sheqerin, vezen, miellin e arrave, kakaon, pluhurin pjekes duke i perziere mire me dore derisa te formohet nje mase homogjene. I japim formen e nje cilindri, e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore ne menyre qe brumi te ngurtesohet. Pasi te kete kaluar kjo kohe, e nxjerrim cilindrin e brumit nga frigoriferi dhe e presim ne 25 copa (apo ne 20 nese doni biskota me te medha), secilen pjese e sheshojme pak me dore qe ti japim forme te rrumbullaket, i vendosim nje thelpi arre ne siperfaqe dhe i rradhisim ne nje tave te shtruar me leter furre. E fusim taven ne frigorifer per 1 ore ne menyre qe gjate pjekjes biskotat te ruajn formen e tyre. Pasi i nxjerrim nga frigoriferi, i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 15-20 minuta derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe, por jo te piqen shume. I leme te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti perpara se ti servirim

Biskota të rrudhosura me çokollatë

Biskotat qe po ju parqesim me poshte, te cilat nga forma ngjajne shume me kurabijet me gjalp, mund te pregatiten ne cdo periudhe te vitit, megjithese ideale jane ne raste festash.

Perberesit per 30-35 biskota

  • 230gr çokollate te zeze te nje cilesie shume te mire
  • 200gr miell 00
  • 100gr sheqer
  • 100gr sheqer pluhur
  • 60gr gjalp te nje cilesie shume te mire
  • 2 veze ne temperature ambjenti
  • 1 bustine vanilje
  • 1/2 luge te vogel pluhur pjekes
  • nje maje luge kripe

Shkrijme ne banjomari çokollaten e zeze dhe gjalpin te ndare ne copa te vogla (ne menyre qe te shkrijne me shpejt) derisa te perftojme nje krem çokollate pa kokerriza.  E leme te ftohet ne temperature ambjenti nderkohe qe pregatisim brumin e biskotave:

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me sheqerin derisa e gjithe masa te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur, shtojme vaniljen dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda te tjera. Shtojme kremin e çokollates tashme ne temperature ambjenti duke i perziere mire perberesit me njeri tjetrin.

Ne nje tas te thelle, perziejme perberesit e thate, pra miellin, pluhurin pjekes dhe pak kripe. I shtojme perberesit e thate tek masa me çokollate, veze dhe sheqer, dhe i perziejme  me ndihmen e nje spatule derisa brumi i formuar te homogjenizohet. Duke qene se brumi eshte shume i bute, dhe ne duhet te formojme sfera te vogla te cilat duhet te ruajne formen e tyre, e vendosim brumin ne nje tas, e mbulojme me leter celofoni dhe e leme ne frigorifer per gjithe naten.

Diten tjeter, formojme me brumin tashme te ngurtesuar, sfera me diameter rreth 2.5cm apo sa nje kokerr arre, i japim formen sferike me dore, i kalojme ne sheqer pluhur derisa biskotat te vishen plotesisht, dhe i vendosim njera pas tjeteres ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 165°C per 8-10 minuta, apo derisa biskotat te formojne disa rrudha (çarje) ne siperfaqe. I leme te ftohen ne temperature ambjenti perpara se ti servirim, dhe i ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht per disa dite.

 *Keshille: Shija e cokollates shkon jashtezakonisht shume me ate te kafes, prandaj nese jeni adhurues te kesaj te fundit, provoni te shtoni 1-2 luge kafe qe shkrihet (psh neskafè) tek perberesit e thate…