Bukë

Fokaçe me qepë dhe djathë

Fokace me qepe dhe djathFokaça me qepe dhe djath, eshte nje menyre shume e shijshme per te zevendesuar buken gjate nje bufeje apo mbremje festive.

Perberesit

  • 800gr brume buke i pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 4 qepe te verdha mesatare ne feta te holla
  • 100gr djath qe shkrin (psh aziago, emental etj) te grire
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak gjalp
  • kripe
  • piper
  • per shoqerim: feta proshute apo sallami

Parangrohim furren ne 200C.

Kaverdisim qepet me gjalp ne zjarr te ulet derisa te rezultojne transparente. I rregullojme me kripe e piper, shtojme 5-6 luge uje dhe i gatuajme me kapak te mbyllur per rreth 5 minuta te tjera derisa te zbuten duke i perziere here pas here. Ne fund qepet duhet te rezultojne te buta dhe me shume pak leng.

Hapim brumin e bukes ne nje tave te lyer me vaj ulliri dhe formojme me mollezat e gishtave shume gropa te vogla ne siperfaqe te brumit. E pjekim per rreth 15 minuta. E nxjerrim nga furra, shtojme mbi brumin djathin e grire, me pas qepet e gatuara te cilat i hapim ne menyre uniforme dhe e pjekim fokaçen akoma per 10 minuta te tjera, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.

Pasi fokaça te jete pjekur, e presim ne copa dhe e sherbejme ne forme aperitivi shoqeruar me proshuta apo sallame te ndryshme.

Foto nga: http://www.youchef.tv

Advertisements

Bukë Pashke me vezë të ngjyrosura

Buka e Pashkes pregatitet mengjesin e Pashkes ne pothuajse çdo familje te krishtere dhe duke qene se ka nje shije as te embel as te kripur, konsumohet per mengjes lyer me pak reçel ose edhe me djath te bardhe. Mund ti jepet forma nga me te ndryshmet, qe nga gersheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gje me te cilen duhet te beni kujdes, eshte ngjyruesi qe do te ngjyrosni vezet e Pashkes; duhet te jete patjeter ushqimor!

Perberesit

  • 1/2kg miell 00
  • 5 veze
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 100ml qumesht
  • 150gr sheqer
  • 30gr maja birre
  • 3 veze te ngjyrosura Pashke

Fillimisht, shkrijme majane e birres ne pak uje te ngrohte duke shtuar me pas edhe qumeshtin e vaket. Shtojme nje luge te vogel sheqer, gjysmen e miellit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Ne kete moment, brumi rezulton pak ngjites ne duar, por nuk eshte problem! E leme te vije te gjithe masen ne nje ambjent te ngrohte larg korrenteve te ajrit (psh ne furren e fikur) per rreth 2 ore, apo derisa te dyfishoje vellimin e saj.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me pjesen e mbetur te sheqerit, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe gjysmen tjeter te miellit.

Pasi te kene kaluar dy ore dhe brumi te jete fryre, e bashkojme me brumin e mesiperm me veze duke i perziere sa me mire me njeri tjetrin ne menyre qe te formohet nje mase e vetme e cila duhet te rezultoje elastike dhe jo shume e holle (ne kete rast, shtojme edhe pak miell). E vendosim serisht per tu fryre edhe per 2 ore te tjera.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne dy pjese duke formuar dy rripa te gjate te cilet i gershetojme midis tyre. Vendosim ne mes vezet e kuqe te ziera, e transferojme ne taven ku do ta gatuajme  te lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe e leme te vije edhe per 1 ore tjeter. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.

Simite me qiqra

Mielli i perftuar nga qiqrat eshte mjaft i shendetshem dhe ka nje indeks glicemik nga me te ultit (35). Me receten qe po ju paraqesim me poshte, do te perftoni simite me nje shije mjaft te veçante dhe tejet krokante. Kjo ben qe ato te shijohen ne cdo rast dhe te shoqerohen me feta proshute, djathi, sallami pikant etj.

Perberesit per 10-12 simite

  • 250gr miell qiqrash
  • 250gr miell 00
  • rreth 250ml uje te ngrohte
  • 4 luge vaj ulliri
  • 1 luge rrafsh me sheqer
  • 1 luge te vogel kripe
  • 15gr maja birre

Perziejme fillimisht ne nje ene te vogel ujin e ngrohte, vajin e ullirit, sheqerin dhe majane e birres te copetuar derisa te formohet nje mase e lengshme pothuajse homogjene.

Ne nje tjeter tas, perziejme miellin e qiqrave, miellin 00 dhe kripen duke ia shtuar dalengadale perberjes se mesiperme dhe duke e punuar brumin gjate te gjithe kohes me dore. E mbulojme brumin me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet larg korrenteve te ajrit per 2.5-3 ore, apo derisa te kete dyfishuar vellimin e tij.

E punojme serisht brumin me dore dhe e ndajme ne 10-12 pjese te barabarta te cilave i japim forme te rrumbullaket, i bejme nje prerje ne forme kryqi me majen e nje thike ne siperfaqe ne menyre qe te lehtesohet fryrja dhe i leme edhe per 1 ore tjeter derisa te rrisin vellimin e tyre.

Ne momentin qe jane gati, i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe, per rreth 20 minuta. I sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Me te njejten recete mund te pregatisni edhe buken me miell qiqrash, por gjithmone te bashkuar me miell 00 ne te njejtin raport! Gjithashtu, nese diten e neserme simitet rezultojne pak te forta, futini serisht ne furre per disa minuta.

Pite italiane (piadine)

Piadina

Piadina, nje recete tipike italiane (e zones se Emilia-Romagna),eshte nje lloj pite shume e thjeshte ne pregatitje dhe mund te mbushet sipas deshires me djath, proshute, perime te ndryshme etj.

Perberesit per 6-7 pite italiane

  • 400gr miell 00
  • 100ml uje
  • 100ml qumesht ne temperature ambjenti
  • 60gr sallo derri (ose gjalp) ne temperature ambjenti
  • 10gr kripe
  • pak sode buke

Ne nje tas te madh perziejme miellin me soden e bukes dhe kripen, shtojme ujin, qumeshtin, sallon e derrit ose gjalpin ne copa te vogla dhe i perziejme mire derisa te perftojme nje brume homogjen. E punojme brumin per rreth 15 minuta me dore ose disa minuta me robotin e kuzhines.

Brumin e ndajme ne 6 pjese te barabarta, seciles pjese i japim forme sferike dhe e hapim me okllai sa diametri i tiganit ku do ta gatuajm. E vendosim secilen pite per tu pjekur ne tigan shume te nxehte pa yndyre ne zjarr mesatar duke e lene 1-2 minuta nga secila ane. Veprojme ne te njejten menyre edhe me pitet e tjera. Ne fund, i mbushim sipas deshires me proshute, djath apo krem djathi, perime etj, i palosim ne dy pjese dhe i servirim te ngrohta.

Nese pitet nuk i konsumojme ne moment, i vendosim neper qeset e posacme te akullit dhe i ngrijme kur te jene ftohur. Me pas, i leme te shkrihen plotesisht ne temperature ambjenti, i mbushim sipas deshires, i palosim, dhe i vendosim ne furre te nxehte per rreth 5 minuta.

Pite greke

Pite grekee

Pitet greke jane nje nga elementet kryesor te Kuzhines greke te cilat mund te zhyten ne salca te ndryshme ose te perdoren per te pregatitur Sufllaqen e famshme, nje nga ushqimet me te perhapura te pregatitura nga shitesit ambulant. Provoni ti pregatisni ne shtepi me vetem 5 perberes dhe ne me pak se 1 ore!

Perberesit per 10 pite

  • 600gr miell i tipit 0
  • 100ml vaj ulliri
  • 200ml uje te vaket
  • 10gr maja birre te thate
  • 1 luge te vogel sheqer

Shkrijme majan e birres dhe sheqerin ne uje te ngrohte dhe i leme te pushojne per rreth 10 minuta.

Ne nje tas te madh hedhim miellin e situr dhe i bejme nje grope ne mes. Shtojme perberjen me maja birre dhe e punojme brumin me dore per rreth 5 minuta. Shtojme gjysmen e vajit te ullirit dhe vazhdojme ta punojme derisa vaji te jete thithur komplet nga brumi dhe ai te rezultoje i bute dhe elastik. Shtojme akoma miell nese shohim se brumi po na ngjitet ne duar.

E pastrojme tasin ku pregatitem brumin dhe e lyejme me vajin e mbetur te ullirit. Formojme me brumin nje sfere te madhe te cilen e vendosim ne tas, e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet per 20 minuta.

E shfryjme brumin me dore, e vendosim mbi tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e punojme edhe per pak momente.

Parangrohim furren ne 200C.

E ndajme brumin ne 10 pjese te barabarta duke shtypur cdo pjese me pellembet e duarve duke i dhene formen e nje disku. Me ndihmen e nje okllai te lyer me pak miell, hapim pitet nje nga nje me trashesi 3-5mm. I lyejme me duar me pak vaj ulliri ne siperfaqe, i mbulojme me nje pecete te paster dhe i leme te fryhen edhe per 20 minuta te tjera.

I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim per 2-3 minuta. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht ne temperature  ambjenti. Idealja do ishte te konsumoheshin ne moment, por mund ti ruajme ne frigorifer neper qese te posacme per ushqime ose brenda ne akull.

Perpara perdorimit, i skuqim lehtesisht ne tigan me pak vaj ose i pjekim ne furre per 1 minute.

Pite turke të mbushura

Pitja turke eshte nje lloj pice gjysme e mbyllur e cila mbushet zakonisht me djath te bardhe, kackavall, mish te grire etj. Tradicionalisht piqet ne furre druri, e cila i jep edhe aromen karakteristike, por edhe ne furrat normale qe kemi ne shtepi rezulton shume e shijshme!
Perberesit per 6 pite turke
…per pitet

  • 350gr miell 0 (ose 00)
  • 2 veze
  • 50gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100ml qumesht te ngrohte
  • 3 luge uje te ngrohte
  • 15gr maja birre te fresket
  • 1 luge te vogel kripe

…per mbushjen

  • 150gr djath te bardhe te therrmuar me dore
  • 1 veze te rrahur
  • 20gr gjalp
  • pak majdanoz
  • piper

Ne nje ene te vogel, hedhim ujin e ngrohte, pak qumesht (rreth 1/4) dhe ne to shkrijme majane e birres te ndare ne copa te vogla.
Ne tavolinen e punes, vendosim 250gr miell te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme perberjen me maja birre, e punojme brumin me dore derisa te rezultoje kompakt, dhe shtojme edhe pak miell tjeter nese eshte e nevojshme. E transferojme brumin ne nje tas te madh, e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet ne ambjent te ngrohte (psh brenda ne furren e fikur) larg korrenteve te ajrit per 20-30 minuta.

Pasi ka kaluar kjo kohe, i shtojme brumit vezet e rrahura paraprakisht, qumeshtin e mbetur, kripen dhe pjesen tjeter te miellit. E punojme mire per rreth 5 minuta me dore, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti dhe e punojme serisht derisa ky i fundit te jete thithur nga perberja. Brumin e rivendosim ne tas, e mbulojme me peceten e paster dhe e leme te fryhet per rreth 1 ore e gjysme derisa te kete dyfishuar vellimin e tij.

Pas kesaj kohe, e punojme serisht me dore dhe e ndajme ne 6 pjese te barabarta te cilat i hapim ne formen e nje varke (si ne foto). I vendosim njera pas tjetres ne nje tave te madhe te shtruar me leter furre dhe i mbushim duke perziere te gjithe perberesit e mesiperm. Ne qendren e cdo pite vendosim nje cope te vogel gjalp, i leme te fryhen per 30 minuta te tjera dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20 minuta. I servirim te ngrohta

Simite të ëmbla me rrush të thatë

Sot po iu japim nje ide me shume per te pregatitur nje mengjes te embel, te bute dhe aromatik per te gjithe familjen tuaj; simitet e embla me rrush te thate. Ne vend te ketij te fundit, mund te perdorni edhe copeza çokollate, apo disa minuta perpara servirjes ti mbushni me krem pasticerie, pana te rrahur apo nutella.
Perberesit per 24 simite
…per brumin

  • 500gr miell 00
  • 300ml qumesht
  • 50gr gjalp
  • 50gr sheqer
  • 25gr maja birre
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 200gr rrush i thate
  • sheqer pluhur me vanilje

Pregatisim brumin e simiteve duke shkrire majane e birres ne gjysme filxhani qumesht te ngrohte dhe 2 luge te vogla sheqer, i perziejme mire dhe e leme te pushoje per disa minuta derisa ne siperfaqe te jete formuar shkume.

Nderkohe, ngrohim qumeshtin e mbetur ne nje tenxhere, shkrijme ne te sheqerin, gjalpin, pak kripe dhe lekuren e limonit.

Ne tavolinen e punes, ose ne nje ene te madhe, hedhim miellin duke i hapur nje grope ne mes ne te cilen shtojme perberjen me maja birre  dhe qumeshtin derisa te jete formuar nje mase pa kokerriza dhe homogjene (e punojme me dore per rreth 10 minuta). E leme te pushoje brumin larg korrenteve te ajrit (per shembull brenda ne furren e fikur) dhe te mbuluar me nje pecete te paster derisa te dyfishoje vellimin e tij, pra per te pakten 2 ore.

Nderkohe, vendosim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ngrohte ne menyre qe te bymehet.

Ne momentin qe brumi ka dyfishuar vellimin e tij, shtojme rrushin e thate te shtrydhur mire me dore nga uji i tepert, e perziejme shume mire dhe e ndajme ne 24 sfera te vogla te cilat i leme te pushojne akoma edhe per 1 ore, apo derisa te dyfishojne vellimin e tyre.

I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, i lyejme me pak qumesht ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta. 

Kur te jene ftohur, i sperkasim me pak sheqer pluhur me vanilje ne siperfaqe dhe i sherbejme.

*Keshille: Ne vend te rrushit te thate, mund te perdorni edhe copeza çokollate te zeze, me qumesht, apo si te deshironi. Gjithashtu, ne momentin e servirjes, paninet mund ti ndajme ne dy pjese dhe ti mbushim me krem pastiçerie,receten e se cilit e gjeni ketu.
Per ti ruajtur,
mjafton ti vendosni ne nje qese plastike posaçerisht per ushqimet.-:

Bukë me miell misri

Buka e misrit, eshte nje zevendesuese shume e ushqyeshme e bukes se grurit per shkak te fibrave dhe vlerave ushqyese qe permban misri. Megjithese eshte e perhapur gjeresisht ne vendin tone, origjina e saj eshte amerikane, vend ne te cilin sherbehet per mengjes me recel apo gjalp kikiriku.
Perberesit

  • 250gr miell gruri
  • 250gr miell misri
  • 310ml uje ose qumesht
  • 25gr maja birre
  • 50ml vaj ulliri
  • kripe
  • pak sheqer

Fillimisht, vendosim ne nje ene te madhe miellin e misrit bashke me ate te grurit duke i perziere te dy me nje luge ne menyre qe te homogjenizohen mire njeri me tjetrin.

Shkrijme majane e birres ne uje te ngrohte dhe ia shtojme miellit duke e punuar brumin me dore per te pakten 5 minuta. Pas kesaj, shtojme kripen, pak sheqer dhe vajin e ullirit duke vazhduar serisht perzierjen edhe per disa caste.

Ne kete moment, e vendosim brumin te fryhet ne nje ambjent te ngrohte dhe larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur) per rreth 3 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij. Duke qene se mielli i misrit nuk permban niseshte, nuk eshte e lehte qe perberja te fryhet. Per kete arsye eshte mire te ruhet raporti i dy llojeve te miellit, apo te shtohet doza e atij 00.

Kur te kete kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne 6 pjese te barabarta duke i dhene forme gjatesore, katrore, rrethore etj, dhe i vendosim serisht brenda ne furre te ndezur ne 50°C derisa te dyfishoje serisht vellimin (mund te nevojiten rreth 2 ore).

I pjekim buket e misrit ne 210°C per rreth 20 minuta duke futur brenda ne furre dhe nje ene te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; kjo nuk do te lejoje qe buka te thahet tepe

Fokaçe

Fokaçja eshte nje pregatitje e thjeshte e cila realizohet me brumin e bukes (receten e se ciles do ta gjeni ketu) duke i shtuar kripe te trashe dhe vaj ulliri. Mund te konsumohet shume mire ne vend te bukes se zakonshme apo e shoqeruar me djath, proshuta te ndryshme, perime etj.
Perberesit per 4 persona

  • 600gr brume per buke
  • 120ml vaj ulliri
  • kripe te trashe
  • 2-3 luge uje te ngrohte (sipas deshires)

Marrim nje tave drejtkendeshe me permasa rreth 20cm x 30cm, e lyejme me 3-4 luge vaj ulliri dhe hapim brumin e bukes me dore ne te gjithe siperfaqen e saj. E punojme brumin me gishta duke ushtruar presion derisa te perftojme vrima te vogla ne te gjithe siperfaqen, e kthejme nga ana tjeter dhe bejme te njejten gje edhe me kete ane.

Pas kesaj, e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet ne nje vend te ngrohte larg korrenteve te ajrit per rreth gjysme ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e sperkasim siperfaqen me pak kripe te trashe, me 2-3 luge uje te ngrohte (nese duam te jete e bute) dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 250°C per rreth 10-15 minuta. E nxjerrim fokacen tone nga furra, e presim ne forma katrore dhe e sherbejme te ngrohte ne tavoline.

*Keshille: Sipas deshires, perpara se te futet ne furre, fokacja mund te aromatizohet me rozmarine, rigon apo cdo erze tjeter qe preferojme thjesht duke e sperkatur ne siperfaqe.
Fokacen mund edhe ta mbushim perpara se ta fusim ne furre ne kete menyre: e ndajme brumin ne dy pjese, shtrojme njeren pjese ne tave, shtojme mbushjen dhe vendosim pjesen tjeter siper. E leme ne kete menyre te fryhet per rreth gjysme ore dhe vazhdojme me pjekjen si me lart.