Këshilla kuzhine

Gjalp me erëza

Gjalpi me ereza eshte kthyer ne nje nga aleatet me te mire ne kuzhinen time: me te lyej buken, skuq vezen, i jap shije makaronave te fresketa ose te mbushura (ravioli/tortelini) apo hedh nje cope ne supen me pule. Receta (nese mund te quhet e tille) eshte elementare: duhet vetem nje perzierje erezash te fresketa dhe te thata dhe gjalp i nje cilesie te mire!

Perberesit

  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • ereza te fresketa: borzilok, majdanoz, koper, mente etj te prera shume holle
  • ereza te thata: rigon, sherebele, trumez, hudher gjarpri, hudher pluhur etj

Per ta realizuar sa me mire kete recete, duhet qe gjalpi te jete patjeter ne temperature ambjenti. Per ta pershpejtuar kete hap, mund ta vendosim per 30 sekonda ne mikrovale.

Bashkojme ne nje ene erezat e fresketa me ate te thata: per 100gr gjalp nevojiten 1-2 luge gjelle miks erezash.

I bashkojme erezat shume mire me gjalpin, dhe gjalpin e aromatizuar e vendosim ne nje leter celofoni ku i japim forme cilindrike. E ngrijme ne akull per rreth 1 ore, me pas e nxjerrim, heqim letren dhe e presim ne feta me trashesine e deshiruar (per shembull me nga 10gr secila). Fetat e gjalpit me ereza i fusim ne nje qese akulli dhe i perdorim sipas deshires.

Foto nga: https://www.springlane.de

Advertisements

Si ta ripërdorim mishin e mbetur të qengjit

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
makarona me mish qengji

Mjafton vetem pak fantazi, dhe çdo ushqim qe ka tepruar nga nje dite me pare, feste apo ditelindje mund te shnderrohet ne nje recete krejtesisht te re.
Sot me mishin e mbetur te qengjit pregatita dy receta te reja:
-Makarona me ragu qengji
-Supe me perime me leng qengji

  1. Makarona me ragu qengji

Perberesit

  • mish qengji nga ai qe ka tepruar nje dite me pare, i pastruar nga kockat
  • 1 qepe e prere holle
  • 1 karrote e prere holle
  • 1 dege selino e prere holle
  • 2-3 domate  te kaluara ne mikser ose salce domatesh
  • 1/2 gote vere te bardhe
  • 1 gjethe dafine
  • pak trumez
  • kripe
  • vaj ulliri

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri qepen, karroten dhe selinon. Shtojme mishin e qengjit te cilin e kemi prere ne copa te vogla dhe e shuajme te gjithen me vere te bardhe. Shtojme domatet, dafinen, pak trumez, kripe, nje gote uje dhe e ziejme salcen per rreth 1 ore duke shtuar uje kur eshte e nevojshme.
E perdorim ragune me mish qengji si salce per makaronat (ato qe i pershtaten me shume jane tipi pappardelle).

2. Supe me perime me leng qengji

Perberesit

  • kockat qe kane mbetur nga mishi i qengjit
  • 1 qepe e ndare ne kater pjese
  • 1 karrote e ndare ne dy pjese
  • 1 dege selino e ndare ne dy pjese
  • perime sipas deshires: brokoli, lulelaker, karrota, patate te prera ne copa te vogla
  • 2 luge miell
  • 3 luge gjalp
  • koper
  • majdanoz
  • kripe

Ziejme kockat e mishit te qengjit bashke me qepen, karroten dhe selinon ne uje te ftohte per rreth 1 ore. Pas kesaj i kullojme dhe ruajme vetem lengun.
Ne tenxhere shkrijme gjalpin dhe kaverdisim ne te miellin derisa te marre ngjyre te arte. Shtojme lengun e qengjit dhe i perziejme shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Shtojme perimet qe deshirojme, kripe dhe i leme te ziejne per 20-30 minuta. I japim shije supes me koper dhe majdanoz dhe e sherbejme te ngrohte.

Foto nga:http://chefbolek.blogspot.al

Si të gatuajmë orizin Basmati në mënyrë perfekte

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
oriz-basmati

Basmati eshte nje lloj orizi I bardhe qe rritet ne Indi dhe Pakistan, me kokrra te stergjatura, delikat ne shije dhe me arome te kendshme . Emri I tij ne gjuhen Hinduishte perkthehet pikerisht “mbreteresha e shijes”. Versioni me I shtrenjte I ketij orizi eshte “Dehra Dun”, I cili kultivohet ne rreze te malit te Himalajes.

Orizi qe gjejme me se shumti ne tregun tone, e ka kokrren me te plote dhe per kete arsye kerkon nje kohe gatimi me te zgjatur.
Orizi basmati perdoret per te shoqeruar pjatat e dyta si per shembull pulen me salce kerri, filetot e pules ne zgare, mishin e vicit me pak leng, apo edhe thjesht i bardhe me pak gjalp e djath te grire.

Por, si ta gatuajme kete oriz ne menyren me te mire, qe te mos behet si qull dhe kokrrat te mos ngjiten me njera tjetrin?

  1. Kontrollojme orizin nga papastertite (mund te kete ndonje guricke te vogel, insekt, gjethe etj) dhe e masim duke e hedhur ne nje gote. Zakonisht nje gote uji oriz eshte I mjaftueshem per 4 persona, nese e perdorim si garniture, apo per 2 persona, nese e perdorim si pjate kryesore.
  2. E hedhim ne nje ene te madhe dhe e lajme nen uje te ftohte te rrjedhshem disa here derisa uji te rezultoje pothuajse transparent. Kjo ndihmon qe te eleminohet sa me shume niseshteja qe ndodhet ne siperfaqen e kokrrave.
  3. E leme te zbutet te mbuluar me uje te ftohte per te pakten 20 minuta (por edhe me shume). Ky hap eshte mjaft I rendesishem, pasi ben qe kokrrat e orizit te thithin uje dhe te mos copetohet e ngjiten gjate zierjes. Gjithashtu zvogelojne ndjeshem edhe kohen e gatimit.
  4. E vendosim orizin ne nje kulluese deri ne momentin qe do ta gatuajme (per te pakten 10 minuta).

GATIMI

Ne nje tenxhere hedhim 1 gote e gjysme uje, per 1 gote oriz, shtojme kripen dhe sapo uji te filloje te zieje shtojme orizin duke e perziere vetem nje here. Sapo orizi te marre vale, ulim zjarrin dhe vazhdojme gatimin derisa uji te shterroj plotesisht dhe te jene formuar ato vrimat tipike.

E heqim nga zjarri, shtojme copezat e gjalpit (ose vajin e ullirit), dhe pa e perziere I vendosim kapakun duke e lene keshtu te “gatuhet” me avullin e tij edhe per te pakten 10 minuta (apo derisa ta sherbejme).

Ne momentin e servirjes, I ndajme kokrrat nga njera tjetra me ndihmen e nje piruni dhe e vendosim ne pjate.

Sasia e ujit varet nga lloji I orizit : raporti mund te jete 1:1, 1:1.5 apo 1:2. Kete mund ta kuptoni vetem me kalimin e kohes!

Foto nga: https://dreamvacationsindia.wordpress.com

Anatomia e një pjatance përzierje djathrash

rsz_cheeseboard-visual-v2

Nata e Vitit te Ri do te ishte akoma me e plote nese ne mes do te vendosej nje pjatance me djathra te ndryshem te cilet shoqerojne veren e kuqe, perpara se te shtrohet darka. Pjatanca per tu quajtur e plote, duhet te permbaje 5 lloje te ndryshme djathrash te cilat perfshijne:

1. Djath gjysme te forte si Cheddar (lex: Çedar), Asiago (lex: Aziago), Gouda (lex: Guda), Provolone e tymosur ose e embel, Edam, Scamorza (lex: Skamorca) etj.  Shoqerohet mrekullisht me recel ftoi.
2. Djath te bute si Brie (lex: Bri), Camembert (lex: Kamembert) etj. Shoqerohet me rrush te kuq ose recel kumbulle.
3. Djath me damare blu ose djath me myk si Roquefort francez (lex: Rokefort), Gorgonzola italiane (lex: Gorgonxola) apo Stilton anglez. Shoqerohet me krekers, rrush te thate, fiq te thate ose te fresket, dardha te prera ne copa te vogla dhe arra.
4. Djath me qumesht dhie apo dele si Chèvre (lex: Shevre). Shoqerohet me feta dardhash ose mango te fresket.
5. Djath i forte, si Grana Padano, Parmiggiano Reggiano (lex: Parmixhano Rexhano), Pecorino Romano (lex: Pekorino Romano) etj. Shoqerohet me krem uthulle balsamike, arra, bajame apo fiq.

Djathrat duhet te jene te gjithe ne temperature ambjenti ne momentin e servirjes, prandaj duhet ti nxjerrim nga frigoriferi te pakten 2 ore perpara. Copat e djathit qe mbesin, mund ti mbeshtjellim me leter furre ose alumini dhe ti ruajme ne nje vend te fresket. Nuk duhet perdorur leter celofoni sepse djathrat do te “djersisin” dhe do te humbasin shijen e tyre.

Foto nga: http://inspiration.sainsburys-live-well-for-less.co.uk/

Si të pregatisim polenta?

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Polenta

Kjo eshte menyra me e thjeshte per te pregatitur polenten, e cila nuk eshte gje tjeter vetem se miell misri i gatuar ne uje me kripe derisa te trashet e te behet kremoze. Pasi e kemi gatuar, mund ti shtojme ereza te fresketa, djathera te ndryshem te grire, ta presim ne copa per ta skuqur apo pjekur.

Perberesit

  • 1 gote miell misri
  • 2 gota uje
  • 1 luge gjalp
  • kripe

Vendosim per te zjere ujin me kripe ne nje tenxhere te madhe ne zjarr te larte. Hedhim pak nga pak miellin e misrit duke e perziere shpesh derisa te bashkohet teresisht me ujin. Ne kete faze, duhet patur kujdes te mos e shtojme miellin e misrit pernjehere pasi do te behet me kokerriza dhe do te prishet uniformiteti i polentes.

Ulim zjarrin ne minimum dhe e gatuajme polenten derisa te trashet dhe te shkeputet nga anet e tenxheres, per 20-30 minuta, duke e perziere here pas here.

E heqim nga zjarri, shtojme gjalpin dhe e perziejme derisa te shkrije. E rregullojme me kripe nese eshte e nevojshme dhe e sherbejme menjehere.

Foto nga: http://easyrecipes.com/

Karkaleca të freskët apo të ngrirë?

Karkaleca te fresket apo te ngrire

Prodhimet e detit kane nje shije fantastike kur jane te fresketa. Por a jane realisht produktet qe shohim ne ekspozitorin e peshkut “te fresketa”?Sa here edhe ju ashtu si une ja keni bere vetes kete pyetje? Me mire karkaleca te fresket apo te ngrire?

Me poshte po ju listojme 4 arsye, pse duhet te preferoni karkalecat e ngrire:

1. Cilesia

Ky eshte faktori kryesor qe duhet te keni parasysh, sepse zakonisht egziston nje ide e gabuar qe te blesh karkaleca “te fresket” eshte me mire. Karkalecat realisht te fresket, kane nje jetegjatesi shume te shkurter, disa ditore. Kur mendojme qe po blejme karkaleca te fresket, faktikisht po blejme karkaleca te ngrire te cilet jane shkrire nje apo dy dite perpara se te dalin ne treg. Ndersa, kur blejme karkaleca te ngrire, proçesi i ngrirjes ka ndodhur menjehere sapo ato jane zene ne det. Shume prej nesh e kane te pamundur te blejne karkaleca qe sapo jane zene ne det (nese ju mundeni, atehere jeni me fat!), per kete arsye preferoni ata te ngriret!

2. Çmimi

Karkalecat e ngrire jane shume me te lire. Nese 1kg karkaleca te fresket ne vendin tone kushton diku tek ALL 1,800, 1kg karkaleca te ngrire te te njejtes madhesie kushton ALL 1,050, pra ALL 750 me pak. Kjo jo sepse karkalecat e ngrire jane me pak te mire, por sepse ata te fresketit e kane me te larte koston e jetegjatesise se tyre, pra nese nuk konsumohen brenda 2 apo 3 ditesh, hidhen poshte.

3. Jetegjatesia

Karkalecat e ngrire mund te ruhen ne ngrirje per maksimumi 9 muaj.

4. Blerja ne sasi te medha

Per shkak te jetegjatesise se tyre, mund te blejme shume kilogram karkaleca dhe ti ruajme ne ngrirje per ti perdorur menjehere atehere kur kemi nevoje (zakonisht 300gr per 4 persona)

“Dakort. I bleme karkalecat e ngrire. Po tani si ti shkrijme?”

Eshte shume e thjeshte! I vendosim ne nje tas me uje te ftohte rubineti dhe i leme per 5-15 minuta (kohe e cila varet nga madhesia e karkalecit). Me pas i perdorim ne recetat tona.

Foto nga: http://www.popsugar.com

Tahini i bërë në shtëpi (krem susami)

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Krem tahini

Kremi i tahinit i pregatitur nga farat natyrale te susamit, eshte nje nga recetat baze te perdorura gjeresisht ne kuzhinen Greke, Turke dhe ate te Lindjes se Mesme. Ka nje shije fantastike i shoqeruar me Falafel apo per te pregatitur Humusin me qiqra.

Perberesit

  • 150gr fara susami natyrale
  • 3 luge vaj ulliri ekstra te virgjer ose vaj susami (mund te nevojitet pak me shume, shikoni receten meposhte)

Vendosim nje tigan te rende hekuri ne zjarr mesatar dhe hedhim ne te farat e susamit. I pjekim mire duke i perziere shpesh derisa te marrin ngjyre te arte, duke patur shume kujdes sepse farat e susamit digjen lehtesisht. Nepermjet procesit te pjekies se farave te susamit, kremi i tahinit do te kete nje shije qe i afrohet pak arrave.

I leme te ftohen plotesisht ne nje pjate te ceket. I vendosim farat e pjekura te susamit ne nje mikser elektrik, shtojme 3 luge vaj ulliri (ose susami) dhe i grijme derisa te formohet nje krem homogjen. Shtojme akoma edhe pak vaj ulliri derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

Nese kremin tahini e perdorim per te pregatitur Humusin me qiqra, ai duhet te jete pak me i lengshem se zakonisht.

E ruajme ne nje kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer per maksimumi 3 muaj.

Foto nga: http://bintrhodaskitchen.blogspot.com/

Krem Nutela e bërë në shtëpi

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Nutela e bere ne shtepi

Nese edhe ju (ashtu si une) nuk e çoni me shume se nje jave kavanozin e Nuteles, atehere jeni duke lexuar receten e duhur! Kombinimi i lajthive te pjekura me çokollaten e zeze te nje cilesie te mire, do tju japin nje variant jo vetem me te shendetshem te Nuteles, por edhe me te shijshem! Prandaj mos u ndjeni ne faj qe sa here te hapni frigoriferin te hani nga nje luge, te pakten e dini qe po konsumoni diçka te pregatitur nga duart tuaja!

Perberesit per nje kavanoz

  • 250gr lajthi natyrale te qeruara
  • 100gr çokollate te zeze te nje cilesi shume te mire (ose çokollate me qumesht per femijet), te grire
  • 2 luge kakao pluhur pa sheqer te nje cilesie shume te mire
  • 2 luge sheqer kaf (kane)
  • 1 luge mjalt shumelulesh
  • 1 luge gjalp te nje cilesi shume te mire, ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel vanilje
  • nje maje luge kripe

Parangrohim furren ne 150C.

I vendosim lajthite ne nje tave te shtruar me leter furre pa i mbivendosur me njera tjetren dhe i pjekim per rreth 20 minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe te mos digjen. I heqim nga furra dhe i veme ne nje pecete te paster, i ferkojme mire me peceten per ti hequr lekuren e jashtme, por edhe nese ngel ndonje mos u shqetesoni: kjo nuk do te ndikoje ne shijen e Nuteles.

I hedhim lajthite e qeruara dhe te pjekura ne enen e mikserit elektrik dhe i grijme derisa te na formohet gjalpi i lajthive, mund te nevojiten deri ne 5 minuta. Shtojme gjalpin, sheqerin, vaniljen, kakaon pluhur dhe pak kripe. Vazhdojme perzierjen edhe per 2 minuta te tjera derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Shkrijme çokollaten e grire ne mikrovale dhe ja shtojme perberjes me siper bashke me mjaltin. Vazhdojme perzierjen edhe per 5 minuta te tjera derisa kremi te jete plotesisht i bute dhe pa asnje kokerriz te voegl lajthie apo çokollate.

Nutela e bere ne shtepi mund te jete pak e holle, por kini parasysh qe do te trashet nderkohe qe ftohet.

E ruajme ne frigorifer ne nje kavanoz hermetik per maksimumi 1 jave.

Foto nga: http://cake0rdeath.blogspot.com

Si të gatuajm kungullin

Si te gatuajm kungullin

Sa receta ju vijne ndermend me perberesin kryesor kungullin? Per dike qe nuk eshte mesuar ta gatuaj shpesh, vetem ideja e pastrimit dhe e gatimit te tij mund te duket e veshtire! Por ja u sigurojme: nuk eshte fare! Te shohim sesi mund ta realizojme:

Se pari, duhet te zgjedhim nje kungull te mire, te rende, me lekure te forte dhe pa njolla apo pjese te buta. Se dyti, e lajme kungullin nen uje te ftohte te rrjedhshem per te eleminuar cdo papasterti. E ndajme pergjysme duke perdorur nje thike shume te mprehte dhe me ndihmen e nje luge gerryejme fibrat dhe farat. I vendosim farat ne nje tas nese duam ti pjekim me vone (jane shume te shendetshme!). Ne rast te kundert, i hedhim.
Eleminojme lekuren duke perdorur nje thike te mprehte me shume kujdes.

Ja disa menyra te thjeshta dhe te shijshme per te pregatitur receta te ndryshme me kungullin. Mos u shqetesoni nese nuk jeni ekspert kuzhine, recetat jane elementare:

Pure me kungullPurè me kungull

E presim kungullin ne copa te vogla: ne kete menyre do te reduktohet ndjeshem koha e tij e gatimit. E kaverdisim ne zjarr te larte ne nje tigan me pak vaj ulliri, ulim zjarrin dhe shtojme 1 gote uje. I vendosim kapakun dhe e gatuajme derisa kungulli te jete zbutur plotesisht. Me pas e kalojme ne mikser derisa te perftojme nje purè homogjene. E hedhim ne nje tenxhere dhe shtojme pak qumesht, djath kaçkavall te grire dhe nje luge gjalp. E rregullojme me kripe e piper te zi te sapobluar (apo edhe pak arre moskate te grire) dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera ne zjarr mesatar.

Kungull i pjekur ne furreKungull i pjekur ne furre

E presim kungullin ne feta ose ne kubik dhe e vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre. E sperkasim me kripe dhe pak vaj ulliri dhe e pjekim ne furre te nxehte ne 180C per rreth 40 minuta derisa te zbutet.

Kungull i skuqurKungull i skuqur

E presim kungullin ne feta te holla dhe e skuqim ne vaj te nxehte. E vendosim ne nje pjate per ti thithur yndyren e tepert, e sperkasim me pak kripe dhe e sherbejme.

Receta te tjera me kungull

Hidhini nje sy recetave tona me baze kungullin dhe zgjidhni ate qe i pershtatet me teper shijes suaj!

Ravioli me kungullRavioli te mbushur me kungull

Byrek me kungullByrek me kungull

Supe krem me karrota dhe kungullSupe krem me kungull dhe karrota

Supe me qiqra dhe kungullSupe me kungull dhe qiqra

Foto nga: http://www.sallypasleyvargas.com/
http://www.babybulletblog.com/
http://steamykitchen.com/
http://nonsolodelizie.blogspot.co%5B/recipe%5D

1 2 4