Këshilla kuzhine

Si të gatuajmë melin

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Si te gatuajme melin

Meli eshte nje drith me origjine nga Afrika dhe Kina e veriut i cili gjen perdorim ne shume receta. Pa gluten ashtu si orizi, teper i pershtatshem sidomos per vegjetarianet apo veganet, ai eshte i pasur me vitamina B, hekur dhe kalcium. Perdoret kryesisht ne mbushjen e perimeve te stines si speca, kunguj, patellxhan etj, ne supa, per te pregatitur kroketa apo dhe ne receta te embla si puding. Por si ta gatuajme?

Perberesit per 100gr mel ose 1 filxhan

  • 500ml uje te nxehte ose 2 filxhan (ose leng mishi, leng perimesh etj)
  • kripe
  • vaj ulliri ekstra te virgjer ose gjalp

Perpara se te gatuajme melin, eshte teper e rendesishme ta lajme disa here nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje krejtesisht i paster. Kjo sepse zakonisht kokerrat e vogla te melit jane te mbushura me pluhur dhe papasterti te tjera.
Pasi kemi perfunduar larjen, e vendosim ne nje kulluese makaronash dhe e leme per minimumi 15 minuta ne menyre qe te thahet.

E hedhim melin ne nje tenxhere qe nuk ngjit me pak vaj ulliri (ose gjalp) dhe e gatuajme ne zjarr te larte per rreth 5 minuta duke e perziere gjate gjithe kohes. Shtojme ujin (ose lengun e mishit/perimeve) dhe e cojme ne vlim ne zjarr te larte. E rregullojme me kripe, me pas ulim zjarrin dhe e gatuajme me kapak mbyllur per afer 20 minuta (kjo kohe varet edhe sesa i bute eshte meli). Gjate kesaj kohe mund ta perziejme nje apo dy here, jo me shume.

E heqim nga zjarri dhe e leme te pushoje per afer 10 minuta (ose dhe me shume) derisa meli ta kete thithur ujin e mbetur dhe kokerrat te fryhen.

Me pas me ndihmen e nje piruni, ndajme kokerrat nga njera tjetra dhe e sherbejme te ngrohte (jo te nxehte), apo e perdorim ne gatimet tona.

Foto nga: http://www.wis

Krem pastiçerie i lehtë (pa vezë)

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Krem pasticerie i lehte

Edhe pse po mundoheni te kontrolloni kalorite qe konsumoni ne dite, kjo nuk do te thote qe te hiqni dore nga nje cope embelsire… aq me mire nese e pregatitur me krem pastiçerie. Pse? Sepse ne ju tregojme nje tjeter menyre per te pregatitur kremin e pastiçerise te lehte, pa veze dhe pa qumesht lope, por me qumesht soje.

Perberesit

  • 1l qumesht soje
  • 4 luge plot sheqer
  • 4 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • pak shafran indie ose nje maje luge shafran per ti dhene ngjyre

Ne nje tas perziejme miellin me sheqerin dhe dy filxhan qumesht te ngrohte derisa masa te rezultoje pa kokerriza.

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me qumeshtin e mbetur te cilit i kemi shtuar vaniljen dhe lekuren e limonit. Sapo te arrije piken e vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme perberjen me qumesht, miell dhe sheqer duke e perziere shpesh.

E rivendosim serisht ne zjarr te ulet dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. Nese duam ti japim kremit tone nje ngjyre te bukur te verdhe, shtojme ne sekondat e fundit pak shafran te tretur ne nje filxhan kafe qumesht.

Eleminojme lekuren e limonit dhe e perdorim ne embelsira te ndryshme.

Per receten e Kremit te Pastiçerise klasik, klikoni ketu.

Foto nga: http://guidecucina.pianetadonna.it/

Si të pregatisim zahiret e dimrit

Perime te ngrira

Pregatitja e turshive, reçelrave, glikove, brumerave etj, ka qene nje tradite e amvisave shqiptare e cila eshte trasheguar breze pas brezi. Kjo behet per te shijuar maksimumin e shijes se frutave/perimeve edhe ne stinen e dimrit. Por duket se nje tradite e tille po zbehet me kalimin e kohes per te pakten dy arsye: se pari, amvisat tashme mund te gjejne ne supermarket çdo gje qe deshirojne dhe se dyti, faktori kohe: grate shqiptare nuk jane me aq te ngeshme per t’ju dedikuar nje proçesi i cili te merr shume kohe ne pregatitje!

Turshite –  te cilat pregatiten ne fillim te tetorit dhe shoqerojne shume gjelle tipike shqiptare, sidomos Jahnine me fasule!

Pistili me kumbulla –  i cili mund te perdoret ne Gjellen/Taven me presh apo ne Taven me pistil tradicionale elbasanase.

Makaronat apo Petkat – kryesisht pregatiten Jufkat e Dibres qe me pas gatuhen ne formen e Taves me pule dhe jufka

Trahnaja –  e kripur apo e embel. Parimisht brumi i trahnase zihet i forte me 1kg miell, kos dele, veze te fresketa dhe pak kripe. Brumi i perftuar lihet per 3-4 dite ne nje vend te ngrohte larg korrenteve te ajrit qe te thartohet. Me pas nga brumi formojme topa te vegjel me madhesine e nje arre, i hapim me okllai dhe vendosen per tu thare mbi nje pecete te paster ne nje vend te ajerosur. Kur te jete thare  plotesisht, i shkerrmoqim petet me duar derisa te behen si kokerriza dhe i ruajme ne nje vend te thate dhe pa lageshtire.

Perimet e ngrira – personalisht kjo eshte pjesa qe me pelqen me shume. Shija e perimeve te veres qe gjenden ne arkat e supermarketeve ne dimer, eshte shume shume larg asaj origjinales… praktikisht vetem pamjen kane te tille! Prandaj sapo çmimet e perimeve bien, pregatituni ta mbushni akullin plot! Por si ti ngrijme perimet? Disa prej tyre nuk duan ndonje perpunim te veçante: i lajme, i qerojme/pastrojme, i presim ne copa sipas recetes qe do ti perdorim, i ndajme ne racione dhe i ngrijme. Nderkohe disa te tjera permbajne disa enzima, te cilat gjate ngrirjes i ndryshojne pamjen, shijen dhe ngjyren perimeve. Per kete arsye perdoret nje metode qe ne anglisht quhet “blanching” e cila konsiston ne zierjen e perimeve ne uje pa kripe per disa minuta (maksimumi 5, ne varesi te perimeve) dhe me pas zhytja e tyre e menjehereshme ne uje te ftohte me copa akulli per te bllokuar gatimin e metejshem. Duke qene se ne shqip nuk egziston nje fjale e tille, ajo qe i afrohet me shume eshte fjala “pervlim”. Duhet te kemi parasysh qe ne momentin qe i ndajme ne racione neper qese akulli, duhet te eleminojme sa me shume ajer te jete e mundur nga qesja.
Zgjidhni per te ngrire vetem perime te stines, te cilat jane plotesisht te pjekura dhe te forta, pa shenja e njolla. Perpara ngrirjes, i lajme te gjitha perimet me kujdes nen uje te ftohte te rrjedhshem, duke i ferkuar me gishta nese kane ndonje papasterti.

1. Specat e kuq/jeshil/te verdhe me tul -i heqim bishtin dhe i presim pergjysme. Eleminojme farat dhe fijet e bardha dhe i presim sipas recetes qe do te perdorim ne shirita apo ne copa te vogla. I ndajme ne racione dhe i ngrijme. Ja shtojme supes apo gjelles ashtu te ngrira siç jane, ose i shkrijme per 1 ore.
Nje variant tjeter eshte ti pjekim specat e plote derisa lekura te marre ngjyre te erret, me pas i qerojme nga lekura dhe farat, i presim ne shirita dhe i vendosim ne ngrirje.
I perdorim brenda 6 muajve.

2. Bamjet – i presim pak bishtin, por pa kaluar te pjesa e farave. I pervlojme per 3 minuta, me pas i vendosim per te njejten kohe ne nje tas te madh me uje te ftohte me akull. I thajme me letra kuzhine, i ndajme neper racione dhe i ngrijme.
I perdorim brenda 12 muajve.

3. Bishtajat/mashurkat – i presim pak dy ekstremitetet. I leme te plota ose i ndajme ne 2-3 pjese dhe i pervlojme per 2-3 minuta (varet nga madhesia e bishtajave). I vendosim per te njejten kohe ne nje tas te madh me uje te ftohte me akull. I thajme me letra kuzhine dhe i ngrijme.
I perdorim brenda 8 muajve.

4. Patellxhanet – e ruajne shijen e tyre maksimalisht nese piqen perpara se te futen ne ngrirje. Eleminojme bishtin dhe i presim ne shirita ose ne rrota. I marinojme me vaj ulliri, hudhra te grira holle, kripe dhe majdanoz te grire holle per rreth 4 ore duke i perziere here pas here. Me pas i pjekim ne zgare ose ne furre, i leme per te pakten 4 ore ne frigorifer derisa te jene ftohur plotesisht dhe i ngrijme.
I perdorim brenda 9 muajve.

5. Bizelet – i qerojme nga levozhga dhe i pervlojme per 2 minuta. I vendosim per te njejten kohe ne nje tas te madh me uje te ftohte me akull. I thajme me letra kuzhine dhe i ngrijme.
I perdorim brenda 5 muajve.

 Reçel

1. Reçel pjeshke

2. Reçel kumbulle me kanelle

Foto nga: http://moms.popsugar.com/

Qumësht bajamesh i bërë në shtëpi

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Qumesht bajamesh

Nese ju ka shkuar qofte edhe nje here ndermend te pregatisni qumeshtin e bajameve ne shtepi, por nuk dini sesi, ndiqni receten tone me poshte! Perberesit jane te thjeshte: uje, bajame dhe mjalt per ta embelsuar. Eshte ideal per tu konsumuar ne cdo moment te dites si zevendesues i qumeshtit te lopes, sidomos per ata qe kane probleme me laktozin. Mund tja ofron edhe femijeve, duke qene se eshte i pasur me kalcium, kripera minerale dhe vitamina.

Perberesit

  • 1l uje natyral
  • 100-200gr bajame (varet sa te koncentruar e deshironi qumeshtin)
  • 80gr mjalte shumelulesh

I zhysim bajamet per gjysme ore ne uje te ngrohte, me pas i eleminojme lekuren me dore e cila duhet te hiqet lehtesisht.
I presim bajamet ne copa te medha me ndihmen e nje thike te mprehte dhe i shtypim ne havan duke shtuar pak uje here pas here derisa te formojme nje lloj krem (ose i kalojme ne mikser).

Shkrijme mjaltin ne 1 liter uje, shtojme kremin e bajameve dhe e leme perberjen ne temperature ambjenti per gjysme ore.

E filtrojme te gjithe masen me nje garze te paster dhe lengu i perftuar eshte qumeshti i bajameve. Ndersa tulin e bajameve mund ta perdorim per shembull per tja shtuar dritherave te mengjesit.

Qumeshtin e bajameve e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Foto nga: http://plantfoodfabulous.

Dreka në punë: të hamë shëndetshëm duke kursyer

Dreka ne pune

Shumica prej nesh qe punojne 8 ore ne dite, 5 dite ne jave, i kushtojne pak rendesi drekes se perditshme duke zgjedhur midis sanduiçit, pices apo byrekut. Eshte e vertete qe te gjitha keto jane shume te shijshme, por nese i konsumon cdo dite, pervec problemeve te shendetit per shkak te yndyrnave apo kriperave te shtuara, nuk shijojne me ne te njejten menyre!
Te marresh dreken me vete ne vendin e punes eshte zgjidhja ideale! Qofte kjo edhe nje sallate e thjeshte e perbere nga sallata jeshile, domate, veze te ziera dhe pak djath te bardhe. Apo darkes se nje dite me pare ti shtoni ndonje perberes e “te krijoni” dicka komplet te re! E rendesishme eshte te dime freskine e produkteve qe konsumojme, higjenen e tyre dhe cilesine. Nese nuk keni kohe te gatuani qofte edhe nje sallate,(gje per te cilen dyshoj!), mensa eshte zgjidhja e dyte me e mire.

Mjafton vetem pak organizim per te shijuar cdo dite nje dreke te shendetshme ne vendin e punes. Me poshte po ju paraqesim disa receta te thjeshta dhe te shijshme per ti marre me vete.

Mundohuni te evitoni ngrenien ne tavolinen e punes! Pervec rremujes qe do te shkaktoni dhe therrimeve gjithandej, trupi ka nevoje te levize dhe ju keni nevoje te socializohen me te tjere; prandaj te konsumuarit te ushqimit jashte ne natyre ose ne dhomen e ngrenies (te cilen shume kompani private e kane) eshte zgjidhja me e mire!

Idealje do te ishte te kishit ne dispozicion: minimalisht nje frigorifer per te vendosur ushqimin sapo arrini ne pune, mikrovale per ta ngrohur ne nje moment te dyte dhe nje lavaman per te lare duart.

Nese jeni me fat te keni githe keto me siper, ju nevojitet vetem nje pirun ose nje luge! Ja disa nga mini recetat per tu pregatitur nje nate perpara:

1. Sanduiç

Sanduiç vegjetarian: panine integrale apo feta buke integrale, humus me qiqra per te lyer buken, djath te bardhe dhe kastraveca
Sanduiç me peshk ton: panine integrale apo feta buke integrale, pak filadelfia ose majoneze per te lyer buken, peshk ton nen vaj ose natyral, 2 feta shume te holla limon, feta te holla domate, kripe, piper dhe pak rigon

2. Torta te kripura, mund te gatuani nje nga tortat me poshte nje here ne jave duke e vendosur pjesen qe ju mbetet ne akull per ta konsumuar me vone. Zakonisht konsumohen ne temperature ambjenti dhe skane nevoje as per tu ngrohur.

Torta Kish Loren (Quiche Lorraine)
Torte e kripur me brokoli dhe salçiçe
Torte e kripura me kungulleshka
Torte e kripura me kungulleshka dhe proshute
Mafin me djath dhe ereza
Panceroti me mocarela dhe domate

Zgjdhni gjithmone receta te pregatitura me perime e fruta te stines! Jane me te lira dhe shume me te shijshme.

3. Sallatat, te cilat nese i zgjidhni me kujdes dhe beni nje kombinim midis karbohidrateve dhe proteinave, jane nje vakt shume i ekuilibruar. Per sallatat qe kane nevoje per vaj ulliri, uthull dhe kripe, kini kujdes ti shtoni vetem ne momentin e konsumimit! Per kete egzistojne disa tasa shume te vegjel ku mund te beni nje perzierje te ketyre te trejave me siper.

Sallate e ftohte me oriz
Sallate makaronash me speca
Sallate makaronash mesdhetare
Sallate spanjolle
Sallata Çezar
Sallate me avokado dhe peshk ton
Sallate me peshk ton dhe veze te ziera
Sallate me pule

Çfare NUK duhet marre me vete?

Peshku, eshte shume delikat dhe ne stinen e veres rrezikoni te helmoheni!
Lakra, aroma e saj mund te shqetesoj koleget perreth jush!

Si ta marrim me vete ushqimin?

Termus, per ti mbajtur te ngrohte apo te fresket.

Canta termike, te nevojshme sidomos per vere per te transportuar ushqimin e sigurt.

Tasa hermetik plastik, i gjeni nga te gjitha llojet, ngjyrat e format. Me te miret jane ato te cilet kane nje valvul te vogel tek kapaku per te dal avulli ne momentin qe futet ne mirkovale per tu ngrohur.

Foto nga: http://www.andiethefitgeek.com/

Recetat e vjeshtës, ide të ngrohta për ditë të ftohta

Menu-vjeshte

Keto jane mbase diten e fundit te nxehta te veres, dhe bashke me vjeshten rikthehet edhe deshira per te ndenjur me shume ne ambjentin e ngrohte te shtepise. Me apo pa dashje, vjeshta “te mbyll ne shtepi” me shirat e saj, ne kuptimin me pozitiv te fjales. Te detyron ne nje menyre apo ne nje tjeter te konsumosh serisht nje vakt te pregatitur duke ndezur soben apo furren, dhe mos te improvizosh receta me ato cfare ke ne frigorifer (mundesisht ndonje sallate). Eshte gjithashtu edhe stina ideale per te ftuar ne shtepi miq, te cilet mund te shijojne recetat tuaja me nje gote vere te kuqe perpara.

Per kete arsye, po ju bejme nje permbledhje te recetave te vjeshtes ku perberesit kryesor jane pikerisht frutat e perimet e stines: kerpudhat, kungulli portokall, fiqte, rrushi… Gerrmuam ne arkivin tone te recetave dhe zgjodhem keto me poshte per ju:

Darken mund ta hapni me nje ANTIPASTE TE FTOHTE Fiq me mjalte pikant e djath dhie e cila kombinon ne menyre fantastike shijen e embel te fikut dhe mjaltit pikant me ate delikate e lehtesisht te tharte te djathit te dhise. Si ANTIPASTE TE NGROHTE ne ju sugjerojme Cordon bleu me kungulleshka te cilat jane nje variant shume i shijshem i atyre me fileto pule. Gjithashtu mund te pregatisni nje antipaste e cila kerkon pak me shume impenjim, sic jane Folete e patateve me kerpudha Porcini te cilat pa asnje dyshim do ti lene miqte tuaj me goje hapur. Kerkoni nje shije akoma me te forte? Djath Camember i mbushur (mund ta gjeni ne ipermarketet Carrefour) te cilin e kemi vendosur per pak minuta ne furre dhe e sherbejme me feta buke bagete.

Perse mos te sherbejme nje Supe krem me kungull dhe karrota si PJATE TE PARE? Pervecse e shijshme dhe e lehte, ngjyra portokalli ka dhe nje efekt shume pozitiv mbi humorin! Ose nje Byrek me kungull te prere ne katrore te vegjel me nga nje kunje dhembesh siper? Apo nese miqte tuaj kane naze ne te ngrene, Tortelinit me pana dhe kerpudha nuk do ti refuzoj askush, kete ja u sigurojme!

Si PJATE TE DYTE provoni te pregatisni keto Qofte te mbushura me kerpudha te cilat mund ti shoqeroni me pure’ patatesh (mund ta pregatisni edhe te gatshme nese nuk keni kohe). Edhe Eskallopet e vicit me kerpudha pregatiten ne pak kohe dhe kane nje shije sublime!

E fundit, por jo me pak e rendesishme: EMBELSIRA! Kur vjen momenti i embelsires, e para qe me vjen ne mendje ne nje nate te fresket vjeshte eshte: feta banane te skuqura ne gjalp, te shuara me pak konjak e te sperkatura me krem lajthishe (te tipit Nutella)… E di, eshte nje bombe kalorike, por nje here ne kaq kohe le ti lejojme keto bomba te shperthejne ne shqisen e te shijuarit! Edhe Keku me kanelle dhe portokall ka nje shije fantastike, i shoqeruar me pak cokollate te shkrire siper ose thjesht krem pana, per shpejtesi!

Dhe ne fund… Bon apetit! (sic do thoshte Julia Child)

Foto nga: http://toriavey.com/tori

Si të pjekim gështenjat në furrë

Geshtenja te pjekura ne furreMenyrat per te gatuar geshtenjat jane te shumta: te pjekura ne zjarr ne tiganin e posaçem me vrima, te pjekura ne furre, te ziera me gjithe lekure apo te ziera duke i hequr lekuren e jashtme, ate me te forten. Me poshte po ju paraqesim metoden e pjekies ne furre, e cila eshte edhe me lehtesisht e realizueshme neper shtepite tona.

Perberesit

  • 1kg geshtenja

Lajme shume mire geshtenjat nen uje te rrjedhshem te ftohte, i vendosim ne nje tas te madh te mbushur me uje dhe i leme ne kete menyre te zbuten per rreth 2 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, i kullojme dhe i presim pak me thike nga te dyja anet horizontalisht.

I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 250°C per rreth 30-40 minuta, duke i perziere disa here. Ashtu te nxehta siç jane, i vendosim ne nje pecete te paster dhe i mbulojme per rreth 10 minuta ne menyre qe ti hiqet lekura sa me shpejt.

Gjizë e bërë në shtëpi

Gjize e bere ne shtepiGjiza eshte nje produkt bulmeti shume i thjesht per tu realizuar ne shtepi, dhe ne varesi te cilesise dhe freskise se qumeshtit, cilesia e saj mund te jete nga me superioret.
Perberesit per rreth 200gr gjize

  • 1l qumesht me yndyre te plote
  • 2 luge uthull molle ose leng limoni
  • 100ml pana kuzhine (opsionale, nese doni qe gjiza te behet me kremoze)

Vendosim qumeshtin ne nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe e nxehim derisa te arrije temperaturen 80°C duke e kontrolluar me termometer gatimi, ose nese nuk e keni mund te shikoni momentin kur ne siperfaqe te qumeshtit krijohet nje cipe e holle.
E perziejme here pas here ne menyre qe temperatura te shperndahet gjithandej njelloj. Nese duam qe gjiza te behet akoma me kremoze, shtojme ne tenxhere edhe 100ml krem pana te fresket kuzhine. E heqim nga zjarri dhe hedhim ne te 2 luge uthull ose leng limoni duke e perziere shpejt per 1 minute. Do te shohim ne kete moment qe qumeshti do te pritet, pra ne siperfaqe do te dalin disa copeza te bardha te cilat do te ndahen nga lengu i poshtem. E mbulojme tenxheren me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Kur gjiza te jete ftohur, e mbledhim dhe e vendosim ne nje nape te paster duke e lene te kulloje lengu per rreth gjysme ore. Nese e doni gjizen te thate, e leme te kulloje edhe gjithe naten.

E perdorim menjehere per gatimet tona, ose e ruajme ne frigorifer per rreth 2 dite.

*Keshille: Nese duam te aromatizojme gjizen, perpara se ta fusim ne frigorifer mund ti shtojme kripe, ereza te ndryshme te stines, apo per nje gjize te embel mund te shtojme mjalt, ose copeza cokollate te zeze.

Speca të regjura

Falenderojme Blerta Bajrami Lacuku per mundesimin e kesaj recete.
Perberesit

  • speca te madhesise mesatare, ngjyre as te verdhe as te gjelber (ang. gipsy peppers)
  • salce kosi (ang. sour cream)
  • kos
  • kripe

I çajme specat nga njera ane per se gjati, por pa i ndare pergjysme. Perziejme salcen e kosit me kripe duke e bere pak me te kripur se zakonisht dhe mbushim specat me kete perberje. I rreshtojme specat njera pas tjetres ne nje ene te mbyllur hermetikisht dhe i leme per 24 ore ne temperature ambjenti.

Pasi ka kaluar kjo kohe, perziejme kosin me kripe duke e bere goxha te kripur dhe me kete mase mbulojme specat duke ja hedhur siper. Kosi ploteson ne kete menyre hapsirat boshe qe gjenden ne ene dhe sherben si shtresa e siperme e specave. E mbyllim enen serisht dhe e leme ne temperature ambjenti edhe per 2-3 dite, me pas i fusim ne frigorifer per 2-3 jave. I kontrollojme pas 15 ditesh, dhe nese nuk jane regjur komplet i leme edhe per disa dite derisa te regjen plotesisht.