Koha për një kafe/çaj

Mafins me copëza çokollate

Mafin me copeza çokollate1

Mafin, nuk jane gje tjeter vetem se kek te vegjel te embel apo te kripur te kuzhines amerikane. Sot po iu propozojme ato me copeza cokollate te cilet jane ideal per te kompletuar nje mengjes te shendetshem.

Perberesit per 12 mafin

  • 400gr miell
  • 200gr sheqer
  • 200ml qumesht
  • 150gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100gr cokollate te zeze
  • 3 veze
  • 1 bustine vanilje
  • 1 bustine pluhur pjekes
  • 1/2luge e vogel sode buke
  • pak kripe

Rrahim per disa minuta me ndihmen e nje mikseri gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze. Shtojme nje nga nje vezet duke patur kujdes te mos hedhim vezen e dyte nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga masa me gjalp dhe sheqer. Duke vazhduar rrahjen shtojme dalengadale qumeshtin e vaket derisa e gjithe perberja te rezultoje homogjene.

Ne nje ene tjeter perziejme miellin, pluhurin pjekes, soden e bukes, vaniljen dhe pak kripe, te cilat ia shtojme mases se mesiperme derisa brumi te rezultoje pa kokerriza. Se fundi, shtojme edhe cokollaten e prere ne copeza te vogla duke e perziere mire.

Me brumin e perftuar, mbushim stampat per mafins te cilat i kemi lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe i vendosim per tu pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20-25 minuta derisa te fryhen dhe te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe.

Pasi jane pjekur, i leme akoma edhe per 5 minuta ne furre me deren hapur, me pas i nxjerrim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.

*Keshille: Ne vend te cokollates se zeze, mafins mund te pregatiten edhe me cokollate me qumesht, te bardhe apo te gjitha llojet qe deshironi. Gjithashtu per ti dhene nje shije akoma me te vecante, mund ti shtojme pak krem uiski perberjes i cili shkon jashtezakonisht me cokollaten. Provoni gjithashtu edhe me lengun e 1 portokalli!

Kek me miell bajamesh

Ky kek kaq i vecante, nuk pregatitet as me gjalp dhe as me miell, por vetem me bajame te grira, sheqer dhe  veze. Preferohet te pritet ne copa te vogla dhe te shoqerohet me caj, kafe ose nje cokollate te ngrohte.

Perberesit

  • 300gr bajame
  • 300gr sheqer
  • 12 veze (12 te verdha dhe 9 te bardha)
  • lengun e 1 limoni
  • pak kripe
  • sheqer pluhur

Perpara pregatitjes se recetes, i veme bajamet ne akull per rreth 10 minuta; ne kete menyre do te grihen me lehtesisht ne mikser.

Marrim dy tasa te thelle ne te cilet vendosim ne njerin te verdhat e vezeve dhe ne tjetrin te bardhat. Rrahim te verdhat me sheqerin derisa masa ta dyfishoje vellimin e saj.

Grijme ne mikser bajamet me 1 luge sheqer derisa te reduktohen ne pluhur (miell bajamesh) dhe rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa masa e formuar te mos bjere nga ena. I bashkojme te gjithe perberesit ne nje ene te vetme, shtojme lengun e limonit dhe i perziejme mire nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ose luge druri derisa te gjithe perberesit te homogjenizohen.

E vendosim brumin e perftuar ne nje tave te madhe te lyer paraprakisht me gjalp dhe pak miell, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 45 minuta. E presim ne kubik te vegjel, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejm

Biskota me mjaltë dhe arra (melomakarona)

Melomakaronat jane biskota tradicionale greke me arra dhe mjalte te cilat pregatiten vecanerisht me rastin e festes se Krishtlindjes. Nese deshironi te realizoni nje dreke apo darke me receta tradicionale te ketij vendi, sigurisht qe kjo embelsire nuk duhet te mungoje ne fund te vaktit tuaj!

Perberesit per rreth 25 biskota Per brumin

  • 300gr miell
  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 75gr sheqer pluhur
  • 160ml vaj ulliri i cilesise me te mire
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • 1/2  luge te vogel karafil pluhur
  • 1/4 luge te vogel arre moskate
  • 1 luge gjelle konjak
  • lengun e 1 portokalli

Per sherbetin

  • 1/2 filxhani uje
  • 1/2 filxhani sheqer
  • 6 luge gjelle mjalt
  • me pak se 1/2 filxhani leng limoni (hiqni 1 luge gjelle)

Per zbukurim

  • 3 luge gjelle arra te prera ne copeza te vogla
  • 1 luge te vogel gjalp
  • 1 luge te vogel kanelle

Pregatitja e brumit: Ne nje ene te thelle rrahim me ndihmen e mikserit elektrik gjalpin, vajin e ullirit dhe sheqerin pluhur derisa te perftojme nje perberje me ngjyre te hapur. Shtojme lengun e portokallit, arren moskate, karafilin pluhur dhe konjakun duke vazhduar perzierjen edhe per disa sekonda. Shtojme se fundi edhe miellin dhe pluhurin pjekes duke e perziere te gjithe brumin me dore derisa masa e formuar te jete homogjene dhe e lidhur (shtojme edhe pak miell nese eshte e nevojshme). Marrim copa te vogla nga brumi te cilave i japim formen ovale ose te rrumbullaket dhe i vendosim njera pas tjetres ne nje tave te shtruar me leter furre. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180° C per 20-25 minuta apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I leme te ftohen dhe pregatisim shurupin:

Vendosim ne nje tenxhere ose tigan te thelle ujin, sheqerin, mjaltin dhe lengun e limonit duke i perziere ne zjarr mesatar per rreth 10 minuta.

Pregatisim edhe masen me arra duke bashkuar ne nje ene te vogel arrat e grira holle, pak gjalp, kanellen dhe 2 luge gjelle nga shurupi i mesiperm.

Kur biskotat te jene ftohur, i zhysim nga dy ose tre ne sherbet me ndihmen e nje luge me vrima, i leme per 10-20 sekonda dhe i nxjerrim menjehere duke i sperkatur me perberjen me arra. I vendosim ne nje pjate derisa te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejm

Kek me çokollatë të zezë

Keku me cokollate eshte nje recete klasike mjaft e pelqyer nga adhuruesit e cokollates, por jo vetem. Mund te shoqerohet mbasdite me nje filxhan kafe, kakao ose caj apo ne mengjes me nje gote qumesht.

Perberesit per 1 tortiere 22-24cm

  • 200gr miell
  • 200gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 5 veze ne temperature ambjenti
  • 200gr sheqer
  • 100gr cokollate e zeze (minimumi 50% kakao)
  • 50gr kakao pluhur
  • 50ml qumesht ne temperature ambjenti
  • 8gr pluhur pjekes (rreth 1/2 bustine)
  • pak kripe

Per pregatitjen e kekut me cokollate, shkrijme fillimisht copezat e cokollates ne banjomari ose ne mikrovale dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Rrahim me ndihmen e rrahesit elektrik gjalpin e ndare ne copa derisa te formohet nje lloj kremi, me pas shtojme sheqerin duke vazhduar rrahjen ne menyre qe dy perberesit te bashkohen mire me njeri tjetrin. Shtojme nje nga nje vezet gjithmone duke e rrahur perberjen, por duke patur kujdes te mos shtojme vezen pasardhese nesa ajo paraardhese nuk eshte thithur plotesisht nga masa.

Shtojme edhe cokollaten e shkrire duke e perziere me spatul ose luge druri dhe pak kripe.

Ne nje ene te vecante bashkojme miellin e situr, kakaon pluhur dhe pluhurin pjekes duke ia shtuar me pas perberjes se mesiperme. Shtojme se fundi edhe qumeshtin duke perftuar keshtu brumin e kekut me cokollate; homogjen dhe te bute.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tortiere te rrumbullaket me diameter 22-24cm ne te cilen hedhim brumin duke e niveluar ne siperfaqe. E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore duke bere ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohet perpara se ta heqim nga tortiera, dhe e sherbejme te sperkatur me pak sheqer pluhur ne siperfaqe.

Çokollatë e ngrohtë e bërë në shtëpi

Nje filxhan me çokollate te ngrohte nuk i ben keq askujt, sidomos ne keto dite te ftohta dimri. Nuk keni nevoje te blini ato bustinat e gatshme qe thjesht treten ne qumesht; mund te realizoni vet nje çokollate te shijshme ne pak minuta.
Perberesit per 1 filxhan çokollate te ngrohte:

  • 1 luge plot kakao te hidhur pluhur (e cilesise me te mire)
  • 2 luge plot sheqer kallamsheqeri (ngjyre kaf)
  • 1 luge te vogel miell 00
  • 250ml qumesht
  • pak kanelle
  • gjysme luge te vogel gjalp (sipas deshires)
  • gjysme gote rum (sipas deshires)

Vendosim ne nje tenxhere te vogel kakaon pluhur, sheqerin, miellin dhe pak kanelle duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te homogjenizohen. Shtojme pak nga pak qumeshtin e ftohte dhe gjithmone duke e perziere duhet te perftojme nje krem te trashe ngjyre kafe dhe pa kokrriza. Ne kete moment hedhim edhe qumeshtin e mbetur dhe e vendosim masen ne zjarr te avashem duke patur kujdes qe cokollaten ta perziejme gjate gjithe kohes per shkak se mund te formohen kokrriza dhe te ngjise ne anet e enes. E leme ne kete menyre rreth 10 minuta apo derisa te arrije trashesine e deshiruar. E heqim nga zjarri, e hedhim ne nje filxhan dhe e shijojme sipas deshires me pak pana siper.

*Keshille: Per ta bere akoma me te shijshme cokollaten tone, shtojme gjysme luge gjalp ne momentin qe po merr vale apo nese preferojme edhe gjysme gote rum ne filxhan perpara se ta servirim.