Kuzhina vegjetariane

Patate në furrë

Patate furrePatatet ne furre jane nje nga garniturat klasike qe perdoren ne ditet e sotme vecanerisht per te shoqeruar mishin e kuq, por cili eshte sekreti per t’i pregatitur ne menyre perfekte: pra krokante ne siperfaqe, te buta ne brendesi, te mos ngjiten ne tave dhe te marrin ngjyre te arte? Pergjigjen e gjeni duke ndjekur keshillat tona me poshte:

Perberesit

  • 1kg patate
  • 2 thelpinje hudher
  • 2 dege rozmarine ose sherebel
  • vaj ulliri
  • kripe

Patatet e lara dhe te qeruara i presim ne kubik te medhenj dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per rreth gjysme ore. Ne kete menyre ato humbasin shumicen e niseshtes se tyre, gje e cila i ben me krokante ne siperfaqe. Pasi ia kemi nderruar ujin disa here, i shplajme dhe i veme te ziejne per 10 minuta ne tenxhere me uje te vluar.

I kullojme, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, shtojme thelpinjt e hudhres se shtypur, rozmarinen ose sherbelin, vajin e ullirit dhe pak kripe. Mundohemi qe me patatet te formojme vetem nje shtrese; ne kete menyre do te piqen uniforme siper dhe poshte. I leme te gatuhen ne furre te nxehte ne 200°C per rreth 20 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe deget e rozmarines dhe i sherbejme te nxehta.

Foto nga: http://chelseawinter.co.nz/

Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

Sallate me lulelaker, ullinj dhe kaperiKjo pjate sherben si shoqeruese mjaft e mire e recetave me baze mishi apo peshku. Eshte e thjeshte per tu pregatitur, e shendetshme, e shijshme dhe mund te konsumohet edhe si pjate kryesore per ata qe duan te ruajne linjat, por nuk heqin dore nga ushqimi i mire (reduktoni sasine e vajit te ullirit!). Duhet kujtuar gjithashtu se lulelakra ka veti  te forta kunder tumorit.

Perberesit

  • 1 lulelaker mesatare
  • 2 luge te vogla kaperi
  • 2 thelpinj hudher
  • 12 ullinj te zinj
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull te bardhe rrushi
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Fillimisht, pastrojme lulelakren duke e ndare ne pjese te vogla dhe duke menjanuar koçanin kryesor. E lajme nen uje te rrjedhshem dhe e veme te zieje ne uje me kripe per 15 minuta (apo ne avull 30 minuta). Per te evituar eren e keqe qe mund te shkaktoj ky perim gjate zierjes, shtojme edhe nje kore buke te zhytur ne uthull.

Ne nje tas qelqi hedhim lulelakren e ziere, shtojme majdanozin dhe hudhrat te grira holle, kaperit te shplare nga kripa, ullinjt e plote, vajin e ullirit, uthullen, e rregullojme me pak kripe dhe piper dhe i perziejme te gjithe perberesit mire me njeri tjetrin. E leme ne kete menyre sallaten te marinohet per te pakten 30 minuta perpara se ta sherbejme ne tavoline. Mund te konsumohet e ngrohte, e ftohte apo ne temperature ambjenti.

*Keshille: Kete sallate mund ta ruani ne frigorifer edhe per 5 dite me rradhe. Vetem kujtohuni te shtoni majdanozin ne momentin e konsumimit.

Patate me rigon

patate rigonPatatet, te preferuara nga pothuajse te gjithe individet, mund te gatuhen ne menyra te ndryshme; nga te skuqura, te pjekura, te ziera deri ne sallate, ne gjelle etj. Sot po iu propozojme nje menyre tjeter per te pregatitur nje garniture teper te shijshme per vetem 40 minuta. E keshillueshme per te shoqeruar cdo lloj mishi, megjithese preferohet ai i derrit per shkak te rigonit qe i shkon shume ketij te fundit.

Perberesit

  • 800gr patate
  • 2 domate mesatare
  • 1 qepe te vogel
  • pak rigon
  • 6 luge vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • kripe
  • piper te zi
  • djath kackavall te grire

Qerojme patatet, i lajme mire dhe i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere.

Shtojme domatet e prera ne copeza te vogla, hudhren dhe qepen te grira holle, vajin e ullirit, e rregullojme me kripe dhe piper te zi, shtojme pak rigon dhe e vendosim te gjithe masen ne zjarr te moderuar. I leme patatet te skuqen per disa minuta duke i perziere here pas here, me pas shtojme dy gota uje te nxehte, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te gatuhen derisa te zbuten, por jo te shperbehen.

Ne momentin e fundit,  i sperkasim me pak djath kackavall te grire, i mbulojme perseri me kapak dhe i leme te pushojne per disa caste perpara se t’i servirim ne tavoline.

"Shportëza" domate me oriz

Pomodori al forno ripieni di risoNje antipaste teper e thjeshte per t’u pregatitur, sjell ne ditet e festave ngjyrat ne tavoline pervec shijes se saj shume te vecante.

Perberesit

  • 4 domate mesatare
  • 250gr oriz kokerrgjate
  • 2 thelpinje hudher
  • 5 luge vaj ulliri
  • disa gjethe borzilok
  • 1 tufe majdanoz
  • pak rigon
  • disa gjethe mente te fresket
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme domatet, presim pjesen e poshtme te tyre te cilen do ta ruajme per t’ia vene si kapele ne nje faze te mevoneshme,  i heqim tulin e brendshem, i kriposi dhe i kthejme permbys mbi nje pjate te shtruar me letra kuzhine derisa te kulloje i gjithe lengu.

Ziejme orizin ne uje te kripur, e heqim nga zjarri ne gjysmen e kohes qe duhet per t’u ziere normalisht dhe e kalojme nen uje te ftohte per te mos lejuar kokrrat te ngjiten njera me tjetren.

E vendosim orizin ne nje ene, e rregullojme me vaj ulliri dhe e perziejme; shtojme majdanozin e grire, borzilokun, menten dhe hudhren e lare e te prere holle, pak rigon, piper dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Mbushim me kete mase te perftuar domatet duke hedhur pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe i veme siper kapelen e tyre te cilen e kemi prere ne fillim dhe e kemi lene menjane.

I vendosim domatet ne tave te lyer me pak vaj dhe i fusim ne furre ne 180°C per rreth 15 minuta. I servirim te ftohta.

Foto nga: http://mangiarebuono.it/

Kërpudha në tigan

kerpudha te stufuaraEdhe sot, nen dilemen e dites, zgjodha te gatuaj copeza pule te pjekura krokante me garniture kerpudhash. Keto te fundit, pervecse i pershtaten shume mire stines, sherbejne edhe si shoqeruese per disa lloje pjatash sidomos ato me baze mish viçi, qengji, derri apo edhe pule. Per kete recete perdoren kerpudha te tipit porcini, por ne mungese te tyre edhe champignon jane mese te pranueshme.

Perberesit

  • 800gr kerpudha Porcini ose Champignon
  • 2 thelpinje hudhera, te shtypura
  • 5 luge vaj ulliri
  • 2 luge majdanoz te fresket te grire holle
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Me nje levizje rrotulluese ndajme kapelen e kerpudhave nga kemba, me pas me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, pastrojme kemben nga dhèu qe mund te kete mbetur dhe te njejten gje bejme me pjesen e siperme dhe te poshtme te kapeles.

Kalojme nje pecete te lagur mbi siperfaqen e kerpudhave dhe i presim ne copa relativisht te medha.

Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojme kerpudhat dhe i gatuajm ne zjarr te avashem per jo me shume se 10 minuta. Disa minuta perpara se ti heqim nga zjarri i rregullojme me kripe, piper, majdanoz dhe i servirim te ngrohta.

*Keshille: Kerpudhat nuk duhen lare kurre nen uje te rrjedhshem, pasi ne kete menyre humbasin pjesen me te madhe te shijes dhe vlerave ushqyese. Por nqs ato jane vertete shume te pista me dhè, i lajme nen uje te ftohte sa me shpejt te jete e mundur per pak sekonda dhe i fshijme menjehere.

Foto nga: http://lacasapane.ro/

Makarona spageti me limon në shportë alumini

Makarona spageti me limon në shportë aluminiDuke shfletuar nje liber kuzhine kryesisht me receta italiane, me ra ne sy nje e tille ku perberesi kryesor ishte limoni. Dhe si gjithmone eksperimentet nuk mungojne, sidomos nqs behet fjale per nje pjate te fresket e cila mund te konsumohet ne ditet e nxehta te veres. Pervec kesaj, limoni eshte nje burim i vitamines C, A e B1 dhe i acidit citrik.
Lengu i tij mund te perdoret si zevendesues i uthulles ne sallate, si antioksidant per perime dhe fruta te ndryshme, ne marinada, ne sallaten e frutave etj.

Perberesit

  • 350gr makarona te gjata (spaghetti, linguine etj)
  • 2 domate te medha
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 2 luge gjelle leng limoni
  • 2 luge te vogla kaperi nen uthull ose nen kripe
  • borzilok i fresket
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht  kohen e treguar ne konfeksion, pasi duhet te rezultojne “al dente”.

Zhysim domatet ne uje te vluar, i leme disa minuta ne menyre qe ti hiqet sa me shpejt lekura dhe i qerojme. Eleminojme farat e brendeshme dhe tulin e presim ne kubik te vegjel.

Vendosim ne zjarr nje tigan ne te cilin shtojme domatet, lengun e limonit, dy luge nga uji i makaronave, kaperit, pak kripe e piper te zi. E gatuajme salcen ne zjarr te ulet per afer 15 minuta. 5 minutat e fundit shtojme hudhren dhe borzilokun. Shtojme ne fund edhe makaronat dhe i perziejme mire.

Marrim nje leter alumini dhe i japim formen e nje shporte (pjese shkelqyese nga jashte). Hedhim ne te makaronat, e mbyllim shporten dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta. I sherbejme te ngrohta brenda shportes se aluminit.