Kuzhina

Shakshuka (shakshouka)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
shakshouka

Shakshuka, eshte nje gatim tipik i Lindjes se Mesme dhe Afrikes se Veriut, e perbere nga nje salce pikante me baze qepe, speca, domate dhe veze, e aromatizuar e gjitha me ereza tipike te ketyre vendeve siç eshte kumini. Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.

Perberesit

  • 2 qepe mesatare, te prera holle
  • 2 speca jeshil, te prera ne shirita
  • 2 speca te kuq, te prera ne shirita
  • 800gr domate te pjekura, te kaluara ne rende ose mikser (sa me te pjekura domatet aq me mire)  ose dy kanaçe me domate ne copa nga 400gr secila
  • 4 thelpinj hudhre, te shtypura
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • 1 tufe koriander te fresket, te grire holle
  • 1 luge çaji kumin pluhur
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • nje maje luge sheqer
  • vaj ulliri
  • 8 veze
  • pak djathe te bardhe, te therrmuar 
  • kos per shoqerim

Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta.

Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin, korianderin dhe e perziejme mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos.

Advertisements

Makarona me qofte të vogla

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Nuk besoj se ka ndonje qe nuk e ka pare filmin vizatimor Lili dhe Vagabondi, skenen kur te dy hane makarona me qofte te vogla nga e njejta pjate dhe aty dashurohen! Pikerisht nga kjo u nisa kur vendosa te gatuaj kete recete, dhe eshte nje nga menyrat me te mira per ti bere femijet te hane mishin. Receta eshte amerikane, edhe pse ka ardhur ne Amerike nga emigrantet italiane ne 1920 (dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe nese behet fjale per makaronat!)

Perberesit

  • 350gr makarona te gjata
  • djathe kaçkavall i grire

…per qoftet e vogla

  • 500gr mish i grire viçi
  • 1/2 qepe, e grire shume holle
  • 2 feta buke te lagura ne qumesht, vetem tulin
  • 1 veze
  • nje luge kafe hudher pluhur
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per salcen e makaronave

  • 1/2 qepe, e grire shume holle
  • 400ml salce domatesh
  • 1 dore borzilok i fresket, i prere holle
  • vaj ulliri

Pregatisim brumin e qofteve duke bashkuar ne nje tas mishin e grire me qepen, vezen, tulin e bukes te shtrydhur fort nga qumeshti, hudhren, kripen dhe piperin. E leme masen te pushoje per minimumi gjysme ore ne frigorifer mbuluar me leter celofoni.
Pasi ka kaluar kjo kohe, me duar te lagura marrim pak nga brumi i qofteve dhe i japim forme te rrumbullaket me madhesi sa nje kokerr arre. I skuqim ne zjarr mesatar ne pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet dhe i leme menjane.

Pregatisim salcen e makaronave duke kaverdisur ne vaj ulliri qepen e grire derisa te zbutet, shtojme salcen e domateve, borzilokun dhe se fundi hedhim brenda qoftet me kujdes. I veme kapakun dhe i leme te gatuhen per 10-15 minuta ne zjarr te ulet.

Ziejme makaronat ne uje me kripe derisa te rezultojne “al dente”. Me pas i kullojme dhe i sperkasim me pak vaj ulliri ne menyre qe te mos ngjiten.

Ne pjate, hedhim makaronat e bardhe dhe siper salcen me domate dhe qofte te vogla. I sperkasim me pak djathe kaçkavall te grire dhe i zbukurojme me gjethe borziloku.

Takos të shpejtë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

takos te shpejte

Nese ju pelqen kuzhina meksikane apo ajo tex-mex, mos e lini pa provuar kete recete te shijshme dhe shume te thjesht per tu pregatitur. Tako (taco) eshte nje pjate tipike meksikane e perbere nga nje lloj pite misri e cila mund te jete krokante ose e bute (soft shell/hard shell). Ndryshe nga tortija (tortilla) e cila ka nje dimension me te madh, tako eshte me vogel ne diameter, afersisht 20cm. Mbushja mund te behet me mish, pule, peshk, fruta deti apo vegjetariane. Zgjidhni perberesit qe i pershtateten me se miri shijes se familjes suaj. Me poshte po ju tregoj variantin tim:

Perberesit per 10 takos

  • 10 pite misri te forta
  • 500gr salçiçe e fresket puljeze (mund te perdorni edhe salçiçe normale, mjafton te jete e fresket)
  • 3 luge gjelle salce domatesh
  • piper i zi i sapobluar
  • spec i kuq i embel (paprika)
  • spec i kuq djeges

..per salcen me avokado (guakamole)

  • 1 avokado e pjekur mire (e bute)
  • 5 domate qershize, te prera holle
  • 1 qepe e njome, e prere holle
  • lengun e 1/2 limoni jeshil
  • 1/2 tufe majdanoz (nese gjeni koriander akoma me mire), e grire imet
  • vaj ulliri

…per salcen me kos

  • 3 luge gjelle salce kosi
  • 1 luge gjelle kos
  • lekuren e 1 limoni jeshil te grire

Pregatisim perberjen me salçiçe duke eleminuar lekuren e holle qe i rrethon dhe duke i ndare ne copa te vogla. I vendosim ne tigan ne zjarr te larte pa vaj dhe fillojme ti shtypim me dhembet e nje piruni derisa te ndryshojne ngjyre, te leshojne yndyren e tyre dhe te skuqen. Shtojme salcen e domateve, specin e kuq djeges, specin e kuq te embel, piperin e zi dhe i heqim nga zjarri duke i vendosur ne nje tas.

Pregatisim salcen me avokado: shtypim avokadon me dhembet e nje piruni, shtojme domatet qershize, qepen e njome, lengun e limonit jeshil, majdanozin dhe pak vaj ulliri duke i perziere shume mire.

Pregatisim salcen me kos: perziejme ne nje ene salcen e kosit me kosin dhe lekuren e limonit jeshil.

Marrim pitet e misrit te gatshme dhe i mbushim ne fillim e nje luge gjelle salçiçe, nje luge çaji salce me avokado dhe pak salce me kos.

Salcë kosi me arra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Me vetem 5 perberes, ju mund te pregatisni salcen e kosit me arra me te mire dhe me te shijshme. Kremoze, ideale per te shoqeruar pjata me baze mishi, ato te kuzhines Meksikane, apo patate te furres.

Perberesit

  • 250gr salce kosi
  • 50gr arra te qeruara
  • 3 thelpinje hudhra
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • hudher gjarpri

Vendosim ne mikser elektrik arrat, thelpinjte e hudhrave dhe hudhren e gjarprit duke i grire imet. Ne nje ene bashkojme kete perberje me salcen e kosit, shtojme vajin e ullirit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje salce homogjene. E vendosim salcen ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. E vendosim bukur ne pjate dhe e zbukurojme ne siperfaqe me copeza arrash te grira dhe vaj ulliri.

Tortë Kapreze

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
torte kapreze

Torta kaprese eshte nje embelsire me baze çokollaten e zeze dhe bajamet. Kombinimi i ketyre dy perberesve te shijshem e ben ideale per tu konsumuar per zemer apo mengjes. Mund ta ktheni edhe ne nje torte ditelindje thjesht duke i shtuar kremin tuaj te preferuar ne siperfaqe.
Nje tjeter e veçante e kesaj torte eshte qe nuk permban miell, gje qe e ben ideale per personat intolerant ndaj glutenit.
Receta me poshte eshte e shefit te famshem te pastiçerise Salvatore De Riso.

Perberesit per nje tave me diameter 24cm

  • 175gr sheqer
  • 175gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 175gr çokollate te zeze me min.50% kakao, te grire
  • 75gr bajame, te reduktuar ne miell
  • 5 veze ne temperature ambjenti, te ndara te bardhat nga te verdhat
  • 30gr kakao e hidhur
  • 60gr niseshte patatesh
  • 1 pako e vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • sheqer pluhur per sperkatje

Bashkojme ne nje ene therrimet e çokollates me niseshten, kakaon dhe pluhurin pjekes.

Rrahim gjalpin me sheqerin derisa masa te behet kremoze, shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve duke i perziere shume mire. Shtojme çokollaten, niseshten, kakaon, pluhurin pjekes duke i perziere me ndihmen e nje spatule.

Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje krem kompakt. Shtojme me kujdes te bardhat e vezeve tek masa e mesiperme duke e perziere me delikatese nga poshte lart ne menyre qe brumi te mos e ule vellimin e tij. Ne fund shtojme edhe miellin e bajameve dhe e perziejme nje here te fundit.

Lyejme me gjalp dhe niseshte patatesh nje tave te rrumbullaket dhe hedhim ne te brumin duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 45 minuta. E nxjerrim menjehere torten nga forma dhe e leme te ftohtet plotesisht permbys ne temperature ambjenti. E zbukurojme me pak sheqer pluhur perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Foto nga: https://www.cucchiaio.it

Djathë i bardhë i skuqur me susam dhe mjaltë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype


Realisht jemi me fat qe ne vendin tone gjenden ushqime kaq te ngjashme (per te mos thene me te mira) me vendet fqinje! Kjo recete e ka origjinen nga ishulli i Kretes ne Greqi. Ne fakt behet fjale per nje antipaste qe kenaq shijet edhe te vegjetarianeve. Une preferoj shpesh ta konsumoj si vakt te veçante pasi e adhuroj kombinimin e shijes se kripur te djathit te bardhe, me farat e susamit te pjekura dhe shijen e embel e delikate te mjaltit. E gjitha shoqeruar me nje gote vere te bardhe te fresket!
Ju duket e veshtire per tu pregatitur? Epo, nuk eshte fare! Le ta shohim receten me ne detaj:

Perberesit

  • 4 feta djath te bardhe dele, nga 50-70gr secila, prere ne forme katrore
  • 2 veze, te rrahura pak
  • 4 luge gjelle miell
  • 6 luge gjelle fara susami
  • 1 luge çaji paprika (speci i kuq i embel pluhur)
  • 1 luge çaji piper i zi i sapobluar
  • vaj ulliri ose luledielli per skuqje
  • 4 luge gjelle mjalt

Hedhim ne tre tasa te ndryshem: ne njerin vezet e rrahura pak, ne tjetrin miellin e perziere me paprika dhe piper te zi dhe ne te fundit farat e susamit.
Kalojme fetat e djathit fillimisht ne miell, me pas ne veze e ne fund ne farat e susamit duke i veshur mire nga te gjitha anet.

Ngrohim vajin ne nje tigan qe nuk ngjit dhe skuqim fetat e djathit derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I vendosim siper nje letre kuzhine ne menyre qe ti thithim yndyren e tepert.

Nderkohe ngrohim mjaltin ne mikrovale ose ne nje ene te vogel ne zjarr te ulet, derisa te behet i lengshem.

I sperkasim fetat e djathit me mjaltin e ngrohte dhe i sherbejme menjehere.

Foto nga: https://londoneats.wordpress.com

Sultjash

  • Racione: 8 persona (8 kupa)
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sa here im shoq me kerkon ti pregatis sultjash (nje nga embelsirat e tij me luge te preferuara) menjehere ne mendjen time deshifrohet si pilaf me qumesht dhe sheqer (blaaaah!) Mbase kjo lidhet me faktin qe edhe ne kopesht e urreja si embelsire dhe me benin ta haja me zor. Kjo derisa nje dite lexova receten e mikeshes sime Ballakumes… Ta provojme njehere, thashe me vete! Ballakumja siper i ka shtuar reçel luleshtrydhe, nderkohe une e shoqerova me reçel manaferre te cilin ime me e pregatit me shumice ne muajin gusht. Dhe rezultati ishte uaaauuuu! Prandaj kjo recete eshte per te gjithe ju qe ashtu si une NUK e pelqeni sultjashin!

Perberesit

  • 200gr oriz
  • 8 luge gjelle sheqer kaf
  • 1.5l qumesht
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni
  • reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)

Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur.

E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar.

Foto dhe receta te Ballakumes (me disa modifikime te vogla): http://ballakumeelbasani.blogspot.al

Gjellë me presh

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Preshi eshte gatuar tradicionalisht nga gjyshet tona, mbase per koston e tij te ulet ku me pak shpenzime mund te ushqeje te gjithe familjen. Me poshte po ju sjell variantin me mish viçi, por per nje pjate vegjetariane, mund ta zevendesoni mishin me oriz.

Perberesit

  • 400gr mish viçi, te ndare ne copa
  • 1 kg presh, i prere ne rrota
  • 1 qepe, e prere imet
  • 1 karrote, ne kubik te vegjel
  • 2 gjethe dafine
  • 2 luge gjelle salce domatesh
  • spec te kuq jo djeges (paprika)
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri
  • kripe
  • leng limoni ose uthull per sperkatje

Ne nje tenxhere (akoma me mire ne tenxhere me presion e cila ju redukton kohen gjysme per gjysme) kaverdisim ne vaj ulliri qepen, karroten dhe mishin. Shtojme preshin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ulet derisa te jete zbutur. Shtojme rreth 1.5liter uje, gjethet e dafines, kripe dhe i ziejme ne tenxhere normale per rreth 1 ore ose ne tenxhere me presion per 30 minuta. Gjella me presh duhet te rezultoje me pak leng dhe yndyra te kete dal ne siperfaqe.
Ne fund e rregullojme me pak spec te kuq jo djeges dhe piper te zi te sapobluar.

E sherbejme te ngrohte sperkatur me pak leng limoni ose me 1 luge uthull.

Kosto per 4 persona: 500 lek te reja

Foto nga: http://www.foodandwine.com

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota (coleslaw)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype

Sallaten me laker te bardhe te prere holle dhe karrota, bashkuar me nje salce qe nuk dija ta specifikoja se çfare ishte, e kam provuar disa kohe me pare ne Kroaci. Pas disa kerkimeve, mesova qe faktikisht nuk ishte nje sallate, por nje garniture me origjine irlandeze (e quajtur me emrin origjinal coleslaw). Perveçse me laker te bardhe, kjo sallate mund te pregatitet edhe me laker te kuqe apo duke i shtuar edhe pak qepe te njome te grire holle.
Shkon shume me filetot e pules ne zgare, peshkun, apo edhe mishin e viçit. Por une gjithesesi e preferoj me shume si sallate sesa si garniture.

Perberesit

  • 300gr laker e bardhe, e prere shume holle
  • 1 karrote e madhe, e grire ne rende

…per salcen (dressing)

  • 4 luge gjelle kos
  • 2 luge gjelle majoneze
  • 1 luge çaji uthull vere te bardhe
  • 1 luge çaji hudher gjarpri te freket ose te thate (e gjeni nen emrin erba cipollina, chives etj)
  • 1 luge kafe mustarde
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

 Vendosim lakren e bardhe dhe karroten ne nje tas te madh per sallate dhe i perziejme mire.

Pregatisim salcen: Ne nje kavanoz hedhim te gjithe perberesit e mesiperm, i tundim mire dhe kete salce (dressing) ja hedhim siper lakres dhe karrotes. I perziejme shume mire ne menyre qe e gjithe sallata te vishet ne menyre uniforme me salcen dhe e sherbejme.

Ruajtja: Ne menyre qe sallata te ruaj te gjithe shijen e saj, e bashkojme me salcen vetem disa minuta perpara se ta konsumojme, duke e ruajtur dressing ne kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer.

Kosto per 4 persona: 100 lek

Foto nga: https://newengland.com

1 2 29