Arabe

Shakshuka (shakshouka)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
shakshouka

Shakshuka, eshte nje gatim tipik i Lindjes se Mesme dhe Afrikes se Veriut, e perbere nga nje salce pikante me baze qepe, speca, domate dhe veze, e aromatizuar e gjitha me ereza tipike te ketyre vendeve siç eshte kumini. Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.

Perberesit

  • 2 qepe mesatare, te prera holle
  • 2 speca jeshil, te prera ne shirita
  • 2 speca te kuq, te prera ne shirita
  • 800gr domate te pjekura, te kaluara ne rende ose mikser (sa me te pjekura domatet aq me mire)  ose dy kanaçe me domate ne copa nga 400gr secila
  • 4 thelpinj hudhre, te shtypura
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • 1 tufe koriander te fresket, te grire holle
  • 1 luge çaji kumin pluhur
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • nje maje luge sheqer
  • vaj ulliri
  • 8 veze
  • pak djathe te bardhe, te therrmuar 
  • kos per shoqerim

Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta.

Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin, korianderin dhe e perziejme mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos.

Advertisements

Salcë tahini e bërë në shtëpi

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Salce tahini

Kjo salce kremoze me nje shije te kendshme hudhrash harmizohet mrekullisht me shijen e Qofteve me qiqra (Falafel), Qengjit te pjekur apo perimeve te gjalla te zhytura ne kete salce.

Perberesit

  • 1 filxhan çaji Tahini te blere ose te bere ne shtepi (per receten klikoni ketu)
  • 4 thelpinje hudhra te grira holle
  • lengun e 1 limoni
  • 4 luge vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 2 luge uje te ngrohte ose me shume per te rregulluar trashesine e salces
  • 1 luge te vogel kripe

Shtypim shume mire me luge hudhrat me kripen derisa te na formohet nje lloj kremi. Shtojme tahinin, lengun e limonit dhe vajin e ullirit dhe vazhdojme perizerjen derisa te kemi perftuar nje salce homogjene. Nese salca rezulton shume e trashe, shtojme luge luge uje te ngrohte.

E ruajme ne frigorifer ne nje tas me kapak per maksimumi 5 dite. E sherbejme ne temperature ambjenti.

Foto nga: http://karma-free-cook

Tahini i bërë në shtëpi (krem susami)

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Krem tahini

Kremi i tahinit i pregatitur nga farat natyrale te susamit, eshte nje nga recetat baze te perdorura gjeresisht ne kuzhinen Greke, Turke dhe ate te Lindjes se Mesme. Ka nje shije fantastike i shoqeruar me Falafel apo per te pregatitur Humusin me qiqra.

Perberesit

  • 150gr fara susami natyrale
  • 3 luge vaj ulliri ekstra te virgjer ose vaj susami (mund te nevojitet pak me shume, shikoni receten meposhte)

Vendosim nje tigan te rende hekuri ne zjarr mesatar dhe hedhim ne te farat e susamit. I pjekim mire duke i perziere shpesh derisa te marrin ngjyre te arte, duke patur shume kujdes sepse farat e susamit digjen lehtesisht. Nepermjet procesit te pjekies se farave te susamit, kremi i tahinit do te kete nje shije qe i afrohet pak arrave.

I leme te ftohen plotesisht ne nje pjate te ceket. I vendosim farat e pjekura te susamit ne nje mikser elektrik, shtojme 3 luge vaj ulliri (ose susami) dhe i grijme derisa te formohet nje krem homogjen. Shtojme akoma edhe pak vaj ulliri derisa te arrijme trashesine e deshiruar.

Nese kremin tahini e perdorim per te pregatitur Humusin me qiqra, ai duhet te jete pak me i lengshem se zakonisht.

E ruajme ne nje kavanoz te mbyllur hermetikisht brenda ne frigorifer per maksimumi 3 muaj.

Foto nga: http://bintrhodaskitchen.blogspot.com/

Kus kus me perime

Kus kus me perimeKus kusi me perime, eshte nje pjate e pare teper e shijshme dhe e shendetshme e cila mund te pregatitet me cdo lloj perimi qe ju pelqen apo ato qe jane te stines. Mund gjithashtu ta sherbeni edhe te ftohte apo ne temperature ambjenti, dhe me perimet e stufuara qe ju mbeten mund te shoqeroni brusketat.
Perberesit

  • 200gr kus kus te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
  • 1 karrote
  • 2 patellxhan
  • 2 kungulleshka
  • 3 speca me ngjyra te ndryshme
  • 1 qepe e vogel e kuqe (ne pamundesi te saj mund te perdorni qepe te zakonshme)
  • 3-4 domate
  • pak spec te kuq djeges
  • vaj ulliri
  • kripe
  • 1 pako te vogel shafran (fakultative)

Lajme shume mire te gjitha perimet dhe i presim ne kubik ose shirita paksa te medhenj, por me te njejten madhesi. I kaverdisim ne nje tigan te thelle me 5-6 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet te gjitha perimet pervec domateve te cilat do ti shtojme te fundit, i vendosim kapakun dhe presim derisa te zbuten duke i perziere here pas here. Nese masa thahet shume, mund te shtojme nje filxhan te vogel uje ose leng perimesh.

Sapo perimet te jene zbutur, shtojme copezat e domateve, kripe dhe pak spec te kuq djeges, i perziejme mire dhe i leme te gatuhen per 5-10 minuta.

Nderkohe kemi pregatur kus kusin sipas recetes qe e gjeni ketu, duke i shtuar ujit pak shafran per ti dhene ngjyre dhe shije.

E sherbejme kus kusin me perime duke hedhur kus kus ne mes te pjates ne formen e nje mali te vogel dhe siper disa luge nga salca me perime, ose mund ti perziejme te gjitha bashke.

Si të pregatisim kus kus

Si të pregatisim kus kusKus kus-i eshte nje lloj bullguri me origjine nga vendet Arabe, shume i thjeshte per tu pregatitur dhe teper ekonomik. Shoqeron ne menyre perfekte mishin me pak leng, por mund te sherbeje edhe si pjate e veçante duke shtuar sasine e perberesve.
Perberesit

  • 1 gote uje
  • 1 gote kus kus
  • 2 luge vaj ulliri
  • pak kripe

Vendosim ne zjarr te larte nje tigan te thelle qe nuk ngjit duke shtuar ujin, pak kripe dhe 1 luge vaj ulliri. Ne momentin qe uji po zjen, e heqim tiganin nga zjarri, hedhim kus kusin dhe i vendosim kapakun duke e lene ne kete menyre te pushoje per rreth 5 minuta. Kjo eshte koha e mjaftueshme qe kokrrat e bullgurit te thithin komplet ujin dhe te zbuten.

E vendosim serisht tiganin ne zjarr te ulet, shtojme nje luge tjeter vaj ulliri  dhe me ndihmen e dhembeve te nje piruni, ndajme kokerrat nga njera tjetra duke e perziere gjate gjithe kohes. E servirim si shoqerues te mishit ose me perime te stufuara.-:

Humus me qiqra

Humus me qiqraHumusi me qiqra eshte nje krem teper i shijshem i kuzhines Arabe e cila sherbehet si antipaste duke u shoqeruar me buken tipike Arabe, apo edhe me perime te gjalla. Perberesit

  • 300gr qiqra te thata
  • 2 luge tahini (gjalp susami)
  • 2 thelpinj hudher
  • 1 luge te vogel kumin pluhur
  • 4 luge vaj ulliri
  • 1-2 luge leng limoni
  • kripe

…per zbukurim

  • 1 luge majdanoz te grire
  • spec te kuq djeges ose te embel

Vendosim qiqrat ne uje te ftohte per te pakten 12 ore dhe i leme te zbuten ne nje ambjent te fresket (ose brenda ne frigorifer). I shplajme mire dhe i ziejme ne nje tenxhere me uje te valuar per rreth 45 minuta, apo derisa te zbuten plotesisht. I kullojme duke ruajtur pak nga uji i zierjes.

Ne nje tigan, ngrohim 2 luge vaj ulliri, shtojme hudhren e grire holle, qiqrat dhe i leme te marrin shije per rreth 5 minuta duke avulluar keshtu edhe uji i tepert. E transferojme te gjithe masen ne mikser, shtojme kuminin, kripen, tahinin, lengun e limonit dhe i perziejme derisa te kemi perftuar nje krem te bute dhe homogjen. Nese humusi i qiqrave rezulton shume i trashe, shtojme pak nga lengu i zierjes se tyre.

E hedhim humusin ne nje tas ose ne nje pjate te ceket dhe e zbukurojme me majdanoz te grire holle, pak spec te kuq dhe 2 luge vaj ulliri. Me kete salce shoqerojme buken e thekur, perimet, buken azimo apo buken (piten) tradicionale arabe.

E ruajme humusin ne frigorifer per 2-3 dite ne nje tas te mbyllur me kapak.

*Keshille: Nese duam te kursejme kohe, mund te blejme qiqrat e zjera te gatshme.

Foto nga: http://edible-moments.blogspot.

Falafel (Qofte me qiqra)

Falafel1Falafelet jane nje pjate tipike e kuzhines Arabe te cilat zevendesojne fare mire Qoftet tradicionale me mish te grire.  Shoqerohen shume mire me Salcen tahini (lloj salce me baze farat e susamit) ose nga Xaxiqi grek e perime te fresketa te prera ne shirita. Kujdes: Nuk duhet ne asnje menyre te perdorni qiqrat e gatshme te konservuara per te pregatitur kete pjate!

Perberesit

  • 200gr qiqra te thata
  • 1 thelpi hudher
  • 1 qepe e njome (vetem pjesen e bardhe)
  • 1 luge te vogel kumin
  • 1/2 tufe koriander
  • 1/2 tufe majdanoz
  • 1 luge te vogel sode buke
  • kripe
  • piper
  • vaj luledielli per skuqje

I vendosim qiqrat e thata ne uje me 1 luge te vogel sode buke per rreth 24 ore.

I shplajme dhe i kullojme mire, i vendosim ne mikser bashke me pjesen e bardhe te qepes se njome, hudhren, kripen dhe te gjitha erezat e tjera. I grijme shume mire derisa te kemi perftuar nje brum homogjen.

Me kete perberje, formojme qofte te vogla te cilat i vendosim nje nga nje ne pjate dhe i fusim ne frigorifer per rreth 1 ore.

Nxehim vajin e lulediellit ne nje tigan pak te thelle dhe zhysim nga 3 nga 4 falafel derisa te kene marre ngjyre te arte. I vendosim mbi letra kuzhine ne menyre qe te thithin vajin e tepert dhe i sherbejme te shoqeruara sipas deshires, psh me Salce tahini, me sallate jeshile apo me pite.

Foto nga: http://homecookinginmontana.blogsp