Greke

Salcë kosi me arra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Me vetem 5 perberes, ju mund te pregatisni salcen e kosit me arra me te mire dhe me te shijshme. Kremoze, ideale per te shoqeruar pjata me baze mishi, ato te kuzhines Meksikane, apo patate te furres.

Perberesit

  • 250gr salce kosi
  • 50gr arra te qeruara
  • 3 thelpinje hudhra
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • hudher gjarpri

Vendosim ne mikser elektrik arrat, thelpinjte e hudhrave dhe hudhren e gjarprit duke i grire imet. Ne nje ene bashkojme kete perberje me salcen e kosit, shtojme vajin e ullirit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje salce homogjene. E vendosim salcen ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. E vendosim bukur ne pjate dhe e zbukurojme ne siperfaqe me copeza arrash te grira dhe vaj ulliri.

Advertisements

Djathë i bardhë i skuqur me susam dhe mjaltë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype


Realisht jemi me fat qe ne vendin tone gjenden ushqime kaq te ngjashme (per te mos thene me te mira) me vendet fqinje! Kjo recete e ka origjinen nga ishulli i Kretes ne Greqi. Ne fakt behet fjale per nje antipaste qe kenaq shijet edhe te vegjetarianeve. Une preferoj shpesh ta konsumoj si vakt te veçante pasi e adhuroj kombinimin e shijes se kripur te djathit te bardhe, me farat e susamit te pjekura dhe shijen e embel e delikate te mjaltit. E gjitha shoqeruar me nje gote vere te bardhe te fresket!
Ju duket e veshtire per tu pregatitur? Epo, nuk eshte fare! Le ta shohim receten me ne detaj:

Perberesit

  • 4 feta djath te bardhe dele, nga 50-70gr secila, prere ne forme katrore
  • 2 veze, te rrahura pak
  • 4 luge gjelle miell
  • 6 luge gjelle fara susami
  • 1 luge çaji paprika (speci i kuq i embel pluhur)
  • 1 luge çaji piper i zi i sapobluar
  • vaj ulliri ose luledielli per skuqje
  • 4 luge gjelle mjalt

Hedhim ne tre tasa te ndryshem: ne njerin vezet e rrahura pak, ne tjetrin miellin e perziere me paprika dhe piper te zi dhe ne te fundit farat e susamit.
Kalojme fetat e djathit fillimisht ne miell, me pas ne veze e ne fund ne farat e susamit duke i veshur mire nga te gjitha anet.

Ngrohim vajin ne nje tigan qe nuk ngjit dhe skuqim fetat e djathit derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I vendosim siper nje letre kuzhine ne menyre qe ti thithim yndyren e tepert.

Nderkohe ngrohim mjaltin ne mikrovale ose ne nje ene te vogel ne zjarr te ulet, derisa te behet i lengshem.

I sperkasim fetat e djathit me mjaltin e ngrohte dhe i sherbejme menjehere.

Foto nga: https://londoneats.wordpress.com

Sufllaqe greke

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Sufllaqe greke

Sufllaqja eshte nje nga ushqimet me te njohura te kuzhines Greke, e cila pregatitet pothuajse nga cdo shites ambulant ne Greqi. E mbushur me mish te gatuar me ereza (derri ose pule), Salce xaxiqe dhe e mbeshtjelle ne nje Pite greke te ngrohte, shija e saj eshte fantastike! Keni provuar ta gatuani ndonjehere ne shtepi? Nese zgjedhim mish derri te nje cilesie shume te mire, perdorim kos me pak yndyre per te pregatitur Salcen xaxiqe dhe i pjekim Pitet greke me pak vaj ulliri ne vend qe ti skuqim, kjo pjate eshte jo vetem me e shendetshme, por edhe me nje shije absolutisht me te mire!

Perberesit

  • 4 Pite greke te gatshme ose te bera ne shtepi (per receten klikoni ketu)
  • 1 qepe e kuqe ne feta te holla
  • 1 domate ne feta te holla
  • patate te skuqura

…per gjiron e derrit

  • 1 fileto derri e prere ne shirita
  • 1/2 qepe e kuqe ne feta te holla
  • 1 thelpi hudher e prere holle
  • 4 luge vaj ulliri
  • 2 luge uthull vere te kuqe
  • 1 luge te vogel rigon te thate
  • 1 luge te vogel rozmarine te thate
  • 1/2 luge mjalt

…per Salcen xaxiqe, klikoni ketu per receten

Pregatisim gjiron me mish derri: ne nje tas te madh perziejme shume mire mishin e derrit me hudhren, qepen e kuqe, vajin e ullirit, uthullen e veres se kuqe, rozmarinen, rigonin dhe mjaltin. E mbeshtjellim tasin me leter transparente dhe e fusim ne frigorifer per tu marinuar per minimumi 2 ore.

Vendosim nje tigan qe nuk ngjit ne zjarr te larte, shtojme mishin bashke me marinaten dhe e kaverdisim per 2-3 minuta duke e perziere here pas here derisa te rezultoje krokant ne siperfaqe dhe i bute ne brendesi.

Pregatisim Salcen xaxiqe sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Parangrohim furren ne 250C.

I lyejme Pitet greke me pak vaj ulliri, i sperkasim me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe i pjekim per 1 minute.

Pregatisim sufllaqen: i lyejme pitet me pak Salce xaxiqe, shtojme mishin, fetat e qepes se kuqe dhe domateve dhe disa patate te skuqura. Shtojme sipas deshires Salce majoneze dhe mustarde dhe e sherbejme te mbeshtjelle me leter.

Foto nga: http://hesiodes.blogspot.com/

Kurabie

  • Racione: 10 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kurabie

Kurabijet jane biskota me gjalp te buta dhe krokante shume te perhapura ne vendin tone, te adaptuara nga Kuzhina greke. Shume te lehta ne pregatitje, thjesht bashkojme te gjithe perberesit bashke dhe e ndajme brumin ne copa te vogla me madhesine e nje arre.

Perberesit

  • 500gr miell
  • 250ml kos natyral
  • 200gr sheqer
  • 120gr gjalp pa sheqer te zbutur ne temperature ambjenti
  • 3 veze te vogla + 1 te verdhe veze te rrahur per lyerje
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1 luge te vogel vanilje ose lekuren e 1 limoni
  • sheqer pluhur per sperkatje

Parangrohim furren ne 180C.

Bashkojme sebashku te gjithe perberesit me siper dhe i punojme mire me dore derisa te formojme nje brume homogjen. Lyejme duart me pak gjalp dhe e ndajme brumin ne sfera te vogla me madhesine e nje arre. I vendosim ne nje tave te lyer me gjalp duke lene hapesire njera nga tjetra. I lyejme siper me te verdhe veze dhe i pjekim per 20 minuta.

Kur kurabiet te jene pjekur, i sperkasim me sheqer pluhur dhe i sherbejme.

Foto nga: http://www.aflockinthecity.com

Pasta flora

Pasta floraPasta flora eshte nje embelsire greke shume e shijshme dhe shume e njohur ne Greqi te cilen mund ta pregatisni me çfaredo lloj reçeli qe ju ka tepruar apo qe ju pelqen. Reçelerat qe i pershtaten me shume jane ai i kumbulles, luleshtrydhes, fikut dhe kajsise.
Per embelsiren ne foto eshte perdorur reçel fiku dhe arra.
Perberesit per nje tave me diameter 28cm

  • 350gr miell 00
  • 250gr gjalp te ftohte
  • 1 veze te plote + 1 te verdhe veze
  • 2 luge sheqer
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • 3 luge brandy
  • pak kripe
  • reçel dhe fruta te thata sipas deshires per mbushje

Bashkojme ne nje tas te madh miellin, pluhurin pjekes, sheqerin dhe pak kripe duke i perziere mire. Presim gjalpin e ftohte ne kubik te vegjel dhe i shtojme gjysmen e tij mases se mesiperme bashke me brandin duke e perziere mire me dore; brumi ne kete moment duhet te rezultoje si therrime. Shtojme edhe gjysmen tjeter te gjalpit dhe vezen e plote duke vazhduar perzierjen. Nese shohim qe brumi nuk lidhet mire, shtojme 2-3 luge uje te ftohte.

E ndajme brumin 1/3 me 2/3, i mbeshtjellim te dyja pjeset me leter celofoni dhe i vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore.

Pasi ka kaluar kjo kohe, ne tavolinen e punes hapim me okllai 2/3 e brumit dhe e shtrojme ne taven e rrumbullaket duke eleminuar brumin e tepert nga anet. Shtojme reçelin (nevojiten 5-6 luge plot) dhe frutat e thata. Hapim ne forme drejtkendore edhe pjesen e mbetur te brumit (pra 1/3 e tij), e presim ne shirita dhe i alternojme keto shirita mbi reçelin.
I lyejme shiritat e brumit me nje te verdhe veze holluar me pak uje. E pjekim pasta floren ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.

*Keshille: Nese pasten e mbushim me reçel portokalli apo limoni, i shtojme brumit edhe lekuren e 1 portokalli te grire.

Patëllxhan të mbushur me oriz dhe mish të grirë

  • Racione: 3 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype

Patellxhan te mbushur me oriz dhe mish logo

Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte nje pjate tipike mesdhetar dhe nje menyre teper e shijshme per te gatuar patellxhanet. Provoni te mbushni ne te njejten menyre edhe kungulleshkat, rezultati do te jete fantastik!

Perberesit

  • 3 patellxhan te medhenj
  • 1 qepe mesatare, te prere trashe
  • 100gr mish te grire ose copeza mishi
  • 1 dore oriz
  • 2 domate te medhaja, te reduktuara ne purè (ose salce domatesh)
  • 100gr djath kaçkavall, te grire
  • 6 feta te holla domatesh
  • majdanoz te fresket, te prere holle
  • koper te fresket, te prere holle
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Si te pergatisim patellxhanet e mbushur me oriz dhe mish

patellxhan te mbushur 1Lajme mire patellxhanet, i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore (1) dhe i heqim me kujdes nje pjese te tulit te brendshem, duke e lene bazamentin te qendrueshem (2). I sperkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te zbuten. Nderkohe vazhdojme me pergatitjen e mbushjes:

patellxhan te mbushur 2

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire trashe derisa te rezultoje transparente (1). Shtojme zemrat e patellxhaneve te prere ne copa te vogla (2) dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta. Shtojme domaten e reduktuar ne purè (3) dhe e leme te gjithe masen te marre shije.

patellxhan te mbushur 3

Shtojme nje dore oriz (6), mishin e grire ose mishin e viçit te prere ne copa (7) dhe 1 gote uje (8). E leme te gjithe masen te gatuhet ne zjarr mesatar per rreth 20 minuta, apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht.

patellxhan te mbushur 4

E rregullojme me kripe, piper, majdanoz, koper dhe e leme menjane (9). Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe vendosim ne fundin e tyre nga nje luge te vogel djathe kaçkavall te grire. Siper shtojme mbushjen, e sperkasim serisht me pak djathe kaçkavall (10) dhe e perfundojme duke vendosur nje fete te holle domate (11). Ne te njejten menyre veprojme edhe me patellxhanet e tjere. Nese na tepron mbushje, e vendosim rreth e qark patellxhaneve.

E ngreme temperaturen e furres ne 200°C dhe i vendosim patellxhanet ne pjesen e siperme sa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe dhe djathi te shkrije. I servirim te ngrohte te sperkatur me pak majdanoz te fresket ne siperfaqe.

Speca të mbushura me djathë të bardhë

Specat e mbushura me djath te bardhe, perbejne nje garniture shume te shijshme me shije mesdhetare. Jane ideale per te shoqeruar mishin e kuq, sidomos biftekun e viçit ose berxollat e derrit.

Perberesit

  • 8-10 speca jeshile te gjata
  • 300-350gr djath te bardhe (mundesisht dele)
  • 3-4 thelpinje hudhra
  • rigon
  • vaj ulliri
  • pak galete

Lajme mire specat, i heqim bishtin, farat e brendeshme dhe i ndajme ne dy gjysma te barabarta. I vendosim ne tave te shtruar me leter furre njera pas tjetres nderkohe qe pregatisim mbushjen:

Ne nje ene perziejme mire djathin e bardhe te therrmuar, shtojme 2-3 luge vaj ulliri, hudhrat e grira holle dhe pak rigon derisa perberesit te lidhen (shtojme edhe pak vaj ulliri nese eshte e nevojshme). Me kete mase mbushim gjysmat e specave, i sperkasim me pak rigon ne siperfaqe, pak vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta. 5 minutat e fundit, i sperkasim me pak galete te grire dhe i vendosim ne pjesen e siperme te furres ne menyre qe te formohet nje kore e arte. I servirim te ngrohte.

Bukë Pashke me vezë të ngjyrosura

Buka e Pashkes pregatitet mengjesin e Pashkes ne pothuajse çdo familje te krishtere dhe duke qene se ka nje shije as te embel as te kripur, konsumohet per mengjes lyer me pak reçel ose edhe me djath te bardhe. Mund ti jepet forma nga me te ndryshmet, qe nga gersheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gje me te cilen duhet te beni kujdes, eshte ngjyruesi qe do te ngjyrosni vezet e Pashkes; duhet te jete patjeter ushqimor!

Perberesit

  • 1/2kg miell 00
  • 5 veze
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 100ml qumesht
  • 150gr sheqer
  • 30gr maja birre
  • 3 veze te ngjyrosura Pashke

Fillimisht, shkrijme majane e birres ne pak uje te ngrohte duke shtuar me pas edhe qumeshtin e vaket. Shtojme nje luge te vogel sheqer, gjysmen e miellit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Ne kete moment, brumi rezulton pak ngjites ne duar, por nuk eshte problem! E leme te vije te gjithe masen ne nje ambjent te ngrohte larg korrenteve te ajrit (psh ne furren e fikur) per rreth 2 ore, apo derisa te dyfishoje vellimin e saj.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me pjesen e mbetur te sheqerit, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe gjysmen tjeter te miellit.

Pasi te kene kaluar dy ore dhe brumi te jete fryre, e bashkojme me brumin e mesiperm me veze duke i perziere sa me mire me njeri tjetrin ne menyre qe te formohet nje mase e vetme e cila duhet te rezultoje elastike dhe jo shume e holle (ne kete rast, shtojme edhe pak miell). E vendosim serisht per tu fryre edhe per 2 ore te tjera.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne dy pjese duke formuar dy rripa te gjate te cilet i gershetojme midis tyre. Vendosim ne mes vezet e kuqe te ziera, e transferojme ne taven ku do ta gatuajme  te lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe e leme te vije edhe per 1 ore tjeter. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.

Supë magjerica

Supa magjerica eshte nje pjate e pare teper e shijshme e cila pregatitet me te brendshmet e qengjit (pervec plendesit) dhe me lengun e perftuar nga koka e tij. Rekomandohet te gatuhet ne pranvere, dhe me egzaktesisht me rastin e Pashkeve, per arsye se ne kete periudhe qengjat jane te njome dhe shija do te jete sublime!
Perberesit

  • 1 koke qengji + 2 liter uje te ftohte
  • 300gr te brendshme qengji (melci, gjendra etj)
  • 4 qepe te njoma
  • 3 luge oriz
  • 2 veze
  • 60gr gjalp
  • 1 tufe koper
  • lengun e 1 limoni
  • kripe
  • piper

Si fillim, pastrojme koken e qengjit, e shplajme, e coptojme dhe e vendosim ne 2 litra uje te ftohte per tu ziere ne zjarr te avashem per 1 ore nga momenti i marrjes vale, apo derisa mishi te shkeputet lehtesisht nga kocka. Me ndihmen e nje luge, heqim here pas here shkumen qe formohet ne siperfaqe. E kullojme lengun e kokes dhe e perdorim ne nje moment te dyte. Shkepusim gjithashtu edhe mishin e kokes, e presim ne copa te vogla dhe e leme menjane.

Grijme holle pjesen e bardhe te qepeve te njoma dhe i kaverdisim ne gjalp ne zjarr te ulet derisa te zbuten, shtojme te brendshmet e qengjit ne copa te vogla dhe i skuqim mire per 2?3 minuta duke i rregulluar me kripe dhe piper.

Shtojme lengun e kokes te nxehte, mishin e kokes, dhe e leme supe te gatuhet per rreth 30 minuta ne zjarr mesatar. Shtojme orizin dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera derisa te gjithe perberesit te jene zbutur.

Ne nje ene te vogel rrahim vezet, i shtojme lengun e limonit dhe kete mase ia shtojme supes magjerica duke e perziere gjate te gjithe kohes ne menyre qe veza te mos pritet. E rregullojme se fundi edhe me koper te grire holle dhe e servirim.

*Keshille: Ne vend te lengut te kokes, mund te perdorni edhe lengun e kembeve te qengjit, leng mishi apo edhe thjesht uje.