Indiane

Oriz basmati me perime

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Oriz basmati me perime2Per kete recete, jam frymezuar nga kuzhina orientale e cila e perdor shume orizin basmati. Ky lloj orizi ka nje kokerr te gjate dhe me arome shume te kendshme te cilen e ndjen sapo e gatuan. Kete here e kam pregatitur me perime te stines (qe dmth ato qe me ndodheshin ne frigorifer), por ndjehuni te lire te çlironi imagjinaten tuaj duke shtuar apo hequr perberesit qe deshironi. Per nje vakt te kompletuar, provoni te shtoni edhe disa copeza fileto pule apo viçi.

Oriz basmati me perime3

Perberesit

  • 300gr oriz basmati, te cilin e kemi lene gjithe naten ne uje te ftohte
  • 1 qepe mesatare, te grire holle
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 200gr bizele te ngrira (afersisht dy duar)
  • 200gr miser te ngrire (afersisht dy duar)
  • 6 kerpudha te fresketa, te prera ne feta
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 1 maje luge kerri pluhur
  • 1 maje luge kumin pluhur
  • pak majdanoz te fresket, te prere holle
  • kripe

Oriz basmati me perime 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer te gjitha perimet: qepen, karrotat, bizelet, misrin dhe kerpudhat per rreth 5 minuta derisa te marrin shije (1). Shtojme orizin basmati te kulluar nga uji dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa çaste (2). Shtojme erezat pluhur, kerrin dhe kuminin, pak kripe dhe i perziejme mire (3).

Oriz basmati me perime 2

E mbulojme masen me uje (4) dhe e leme te zieje me kapak hapur per rreth 10 minuta (5). Fikim zjarrin, i vendosim kapakun (6) dhe e leme te pushoje edhe per 10 apo 15 minuta te tjera: ne kete menyre orizi do zbutet akoma me shume nga avulli i tij dhe do shkriftohet. E sherbejme te sperkatur me pak majdanoz te fresket te grire ne siperfaqe.

 

Advertisements

Si të gatuajmë orizin Basmati në mënyrë perfekte

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
oriz-basmati

Basmati eshte nje lloj orizi I bardhe qe rritet ne Indi dhe Pakistan, me kokrra te stergjatura, delikat ne shije dhe me arome te kendshme . Emri I tij ne gjuhen Hinduishte perkthehet pikerisht “mbreteresha e shijes”. Versioni me I shtrenjte I ketij orizi eshte “Dehra Dun”, I cili kultivohet ne rreze te malit te Himalajes.

Orizi qe gjejme me se shumti ne tregun tone, e ka kokrren me te plote dhe per kete arsye kerkon nje kohe gatimi me te zgjatur.
Orizi basmati perdoret per te shoqeruar pjatat e dyta si per shembull pulen me salce kerri, filetot e pules ne zgare, mishin e vicit me pak leng, apo edhe thjesht i bardhe me pak gjalp e djath te grire.

Por, si ta gatuajme kete oriz ne menyren me te mire, qe te mos behet si qull dhe kokrrat te mos ngjiten me njera tjetrin?

  1. Kontrollojme orizin nga papastertite (mund te kete ndonje guricke te vogel, insekt, gjethe etj) dhe e masim duke e hedhur ne nje gote. Zakonisht nje gote uji oriz eshte I mjaftueshem per 4 persona, nese e perdorim si garniture, apo per 2 persona, nese e perdorim si pjate kryesore.
  2. E hedhim ne nje ene te madhe dhe e lajme nen uje te ftohte te rrjedhshem disa here derisa uji te rezultoje pothuajse transparent. Kjo ndihmon qe te eleminohet sa me shume niseshteja qe ndodhet ne siperfaqen e kokrrave.
  3. E leme te zbutet te mbuluar me uje te ftohte per te pakten 20 minuta (por edhe me shume). Ky hap eshte mjaft I rendesishem, pasi ben qe kokrrat e orizit te thithin uje dhe te mos copetohet e ngjiten gjate zierjes. Gjithashtu zvogelojne ndjeshem edhe kohen e gatimit.
  4. E vendosim orizin ne nje kulluese deri ne momentin qe do ta gatuajme (per te pakten 10 minuta).

GATIMI

Ne nje tenxhere hedhim 1 gote e gjysme uje, per 1 gote oriz, shtojme kripen dhe sapo uji te filloje te zieje shtojme orizin duke e perziere vetem nje here. Sapo orizi te marre vale, ulim zjarrin dhe vazhdojme gatimin derisa uji te shterroj plotesisht dhe te jene formuar ato vrimat tipike.

E heqim nga zjarri, shtojme copezat e gjalpit (ose vajin e ullirit), dhe pa e perziere I vendosim kapakun duke e lene keshtu te “gatuhet” me avullin e tij edhe per te pakten 10 minuta (apo derisa ta sherbejme).

Ne momentin e servirjes, I ndajme kokrrat nga njera tjetra me ndihmen e nje piruni dhe e vendosim ne pjate.

Sasia e ujit varet nga lloji I orizit : raporti mund te jete 1:1, 1:1.5 apo 1:2. Kete mund ta kuptoni vetem me kalimin e kohes!

Foto nga: https://dreamvacationsindia.wordpress.com

Pulë me kerri

Pula me kerri eshte nje pjate tipike e kuzhines lindore, sidomos e Indise ku konsumohet me nje garniture orizi (pilaf) apo purè patatesh te cilat zevendesojne buken. Kerri ne vetvete nuk eshte nje lloj ereze sic shpesh mund te mendohet, por nje perzierje e tyre: spec i kuq i embel, piper, karafil, shafran, kanelle, spec djeges etj. Duke qene se ne Indi per arsye fetare nuk lejohet konsumimi i mishit te derrit apo te vicit, per ti bere me te shijshme recetat me pule, perdorin shpesh kete perzierje erezash.
Perberesit per 4 persona

  • 4 gjokse pule (ose 1 pule te ndare ne copeza) rreth 800gr
  • 2 qepe
  • 4 karrota
  • 2 kunguj
  • 3 domate te pjekura mire
  • 1 spec jeshil
  • 1 molle te verdhe (Golden)
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 luge kerri pluhur
  • vaj ulliri
  • kripe

Si fillim, ndajme ne copa te vogla pulen, ose ne kubik gjokset e pules te cilat i kaverdisim me pak vaj ulliri per rreth 5 minuta ne zjarr te forte. I sperkasim siper me kripe dhe me 1 luge kerri pluhur dhe i leme ne kete menyre derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. I heqim nga zjarri dhe i leme menjane.

Ne te njejtin tigan shtojme edhe pak vaj ulliri ne te cilin kaverdisim qepet e thelpinjte e hudhrave te grira holle dhe domatet e prera ne copa te vogla per rreth 10 minuta. Shtojme copezat e pules dhe i leme te stufohen edhe per 10 minuta te tjera duke shtuar ndonje garuzhde uje te nxehte apo leng perimesh.

Nderkohe pregatisim perimet: presim ne feta te rrumbullakta karrotat dhe kungujt, ne copa katrore specin jeshil dhe ne copa te vogla mollet. Kur te kene kaluar 10 minuta, shtojme perimet, gjysme luge kerri, pak kripe dhe i gatuajme per 20 minuta te tjera duke shtuar serisht leng perimesh. Pak minuta perpara se ta heqim nga zjarri, shtojme gjysme luge kerri duke e perziere mire dhe e sherbejme pjaten tone te ngrohte me nje garniture orizi pilaf apo purè patatesh.

*Keshille: Nje tjeter variant i kesaj recete eshte te shtojme 300gr kos te bardhe me pak yndyre apo 300ml qumesht arre kokosi pasi kemi kaverdisur copezat e pules. Apo nese duam t’i japim nje shije me ekzotike, mund te zevendesojme mollet me copeza ananasi, te cilat do ti japin nje shije me te embel.
Vera e keshilluar: Pinot Nero dell’ Alto Adige, e sherbyer ne 16°C.