Italiane

Kotoleta Milaneze

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Kotoleta milaneze

Kotoleta Milaneze bashke me Rizoton Milanez jane nga pjatat me te njohura ne Milano. Kjo kotolete eshte e perbere nga nje fileto mish vici me nje kocke te vogel anash, te kaluar ne galete dhe te skuqur ne gjalp, i cili ne fund hidhet mbi te. Per nje version me te lehte, per skuqje mund te perdoret gjysme vaj ulliri e gjysme gjalp dhe ne fund kotoleta shoqerohet me leng limoni te shtrydhur siper. Egzistojne dy variante per pregatitjen e saj: mund te pregatitet me feta mishi te parrahura (ne te cilat mishi qendron i bute brenda) apo me feta mishi te rrahura e cila e ben me krokante. Nje version tjeter i kotoletave, sidomos ne ditet e nxehta, eshte t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.

Perberesit

  • 4 fileto mish viçi me kocke
  • 100gr miell
  • 100gr galete
  • 2 veze
  • gjalp ose vaj ulliri per skuqje
  • kripe

Per realizimin e kesaj kotolete rrahim filetot e vicit me rrahesin e mishit per t’i bere me te holla apo nese preferojme i leme te parrahura. Rrahim vezet ne nje ene dhe shtojme ne te galeten duke i perzjere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Fillimisht kriposim filetot e viçit, i kalojme ne miell dhe me pas ne veze dhe galete.  Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe vendosim filetot per tu skuqur nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim kotoletat te ngrohta duke i shoqeruar me nje racion patate furre apo te skuqur.

Foto nga: http://www.rovinginsight.org/

Advertisements

Spageti karbonara

Spageti karbonaraNje tjeter recete italiane, Spaghetti alla Carbonara, nje pjate Romane e cila dallohet per thjeshtesin e perberesve te saj dhe shijen mjaft te veçante. Lloji i makaronava qe preferohen me shume jane spageti, por mund te pregatitet edhe me Vermicelli, Spaghetti alla chitarra, Rigatoni etj.

Perberesit

  • 350gr makarona spageti
  • 4 te verdha vezesh
  • 150gr pançete te tymosur, te prere ne kubik
  • 2 luge vaj ulliri
  • djath i grire Pecorino Romano (apo çdo lloj tjeter djathe kaçkavall dele i grire)
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Ziejme makaronat spageti ne nje tenxhere me uje te kripur.

Nderkohe ne nje tigan skuqim pançeten me 2 luge vaj ulliri derisa te behet krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne nje ene qelqi rrahim te verdhat e vezeve me djathin e deles, shtojme piper sipas deshires dhe ne momentin e fundit (perpara se ti bashkojme me makaronat) shtojme pançeten e skuqur.

Kullojme makaronat dhe i hedhim ne enen e qelqit duke i perzjere mire me salcen e pregatitur me siper. I servirim te ngrohta duke i sperkatur siper me pak piper te zi (sipas deshires) dhe djath dele te grire.

*Keshille: Makaronat dhe salca e pregatitur nuk duhet te bashkohen kurre mbi zjarr. Kjo per arsye se do te shkaktonte “gatimin” e vezeve dhe do ti bente te dukeshin si te skuqura.

Foto nga: http://gianni.tv/

Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

Keto petulla te mbushura, italiane per nga origjina (panceroti ose kalcone), jane faktikisht nje lloj pice e mbyllur ne vetvete ne formen e gjysme henes. Te perhapura me shume ne Italine qendrore dhe jugore dhe me origjine Puljeze, emri i tyre derivon nga fjala panza (bark), formen e se ciles marrin pasi jane skuqur. Pregatiten me brumin e zakonshem te pices dhe mbushja mund te jete e kripur (djathe mocarela dhe domate, proshute e pjekur dhe djathe, gjize dhe proshute e tymosur, sallam dhe djathe etj) apo e embel (reçel, krem pastiçerie, nutela etj).

Perberesit per 12 petulla te mbushura

…per brumin

  • 300gr miell oo
  • 20gr maja birre e fresket
  • rreth gjysme gote uje i ngrohte
  • 2 luge vaj luledielli
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 200gr djathe mocarela (apo çdo lloj djathi qe pelqeni, mjafton mos te jete shume i ujeshem)
  • 300gr domate te pjekura mire
  • 2 luge vaj ulliri
  • disa gjethe borzilok
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Pregatitja e brumit: Hedhim miellin ne nje tas duke hapur nje grope ne mes. Shtojme pak kripe, vajin e lulediellit dhe majane e birres te tretur ne ujin e ngrohte. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje mase homogjene dhe mund te shkeputet nga duart. Me te formojme nje sfere te madhe te cilen do ta leme te vije per rreth dy ore.

Pregatitja e mbushjes: I vendosim domatet per pak minuta ne uje te valuar ne menyre qe t’i hiqet lehte lekura. I qerojme, i heqim farat e brendshme, i presim ne copa te vogla dhe i gatuajme per pak minuta ne zjarr te forte ne nje tigan pa vaj sa te avulloj uji i tepert. I vendosim ne nje ene dhe i leme te ftohen. Pasi jane ftohur shtojme djathin mocarela te prere ne kubik te vegjel, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripe, pak piper dhe i perziejme te gjitha bashke.

Kur brumi te jete fryre e vendosim ne tavolinen e punes dhe hapim nje pete 4-5 mm te trashe nga e cila nxjerrim shume disqe me diameter rreth 10 cm (me ndihmen e nje gote). Vendosim siper cdo disku nje luge te vogel nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar nje gjysme hene. Shtypim anet me dhembet e nje piruni apo me gishta ne menyre qe mbushja te mos dal jashte.

I leme petullat perseri te fryhen per rreth 1 ore e gjysme dhe me pas i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim siper nje pjate ne te cilen kemi shtruar letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert dhe i servirim te ngrohta.

Makarona spageti me limon në shportë alumini

Makarona spageti me limon në shportë aluminiDuke shfletuar nje liber kuzhine kryesisht me receta italiane, me ra ne sy nje e tille ku perberesi kryesor ishte limoni. Dhe si gjithmone eksperimentet nuk mungojne, sidomos nqs behet fjale per nje pjate te fresket e cila mund te konsumohet ne ditet e nxehta te veres. Pervec kesaj, limoni eshte nje burim i vitamines C, A e B1 dhe i acidit citrik.
Lengu i tij mund te perdoret si zevendesues i uthulles ne sallate, si antioksidant per perime dhe fruta te ndryshme, ne marinada, ne sallaten e frutave etj.

Perberesit

  • 350gr makarona te gjata (spaghetti, linguine etj)
  • 2 domate te medha
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 2 luge gjelle leng limoni
  • 2 luge te vogla kaperi nen uthull ose nen kripe
  • borzilok i fresket
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht  kohen e treguar ne konfeksion, pasi duhet te rezultojne “al dente”.

Zhysim domatet ne uje te vluar, i leme disa minuta ne menyre qe ti hiqet sa me shpejt lekura dhe i qerojme. Eleminojme farat e brendeshme dhe tulin e presim ne kubik te vegjel.

Vendosim ne zjarr nje tigan ne te cilin shtojme domatet, lengun e limonit, dy luge nga uji i makaronave, kaperit, pak kripe e piper te zi. E gatuajme salcen ne zjarr te ulet per afer 15 minuta. 5 minutat e fundit shtojme hudhren dhe borzilokun. Shtojme ne fund edhe makaronat dhe i perziejme mire.

Marrim nje leter alumini dhe i japim formen e nje shporte (pjese shkelqyese nga jashte). Hedhim ne te makaronat, e mbyllim shporten dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta. I sherbejme te ngrohta brenda shportes se aluminit.

Tortë Tenerina

TenerinaNje tjeter recete italiane, kesaj here nga qyteti Ferrara, e pregatitur vetem me çokollate te zeze, veze dhe gjalp. Karakteristike e saj eshte se gjate pjekjes formon nje shtrese krokante ne siperfaqe nderkohe qe brenda qendron e bute dhe e lagesht. Nje kenaqesi e vertete per te apasionuarit e çokollates!

Perberesit

  • 200gr çokollate e zeze e nje cilesie te mire
  • 100gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 3 veze mesatare
  • 150gr sheqer
  • 60gr miell
  • 3 luge qumesht
  • nje maje luge kripe
  • sheqer pluhur ose kakao pa sheqer pluhur per sperkatje

Per te pregatitur kete torte fillimisht coptojme çokollaten e zeze dhe e vendosim te shkrije ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet derisa te behet kremoze. Presim gjalpin ne kuba te vegjel dhe ia shtojme çokollates akoma ne zjarr, duke pasur kujdes qe copezat e gjalpit te kene shkrire plotesisht perpara se te hidhen te tjerat. Kur i gjithe gjalpi te kete shkrire, e heqim masen nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Nderkohe, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze (kjo mund te arrihet me pirun ose me rrahes elektrik) dhe gjithmone duke e rrahur shtojme çokollaten me gjalpin e shkrire, qumeshtin e vaket, miellin dhe i perziejme te gjitha bashke. 

Ne nje ene te veçante, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje krem kompakt; me pas, me anen e nje spatule ia shtojme kete perberje brumit me çokollate duke e perziere me kujdes nga poshte lart. Lyejme me gjalp dhe miell nje forme te rrumbullaket per torta me diameter 24 cm, hedhim ne te brumin e pregatitur dhe e vendosim ne furren e parangrohur ne temperaturen 180°C per 25-30 min.

Pasi te jete pjekur (bejme proven e pirunit), e leme te ftohet brenda ne furre. Ne momentin e servirjes, e presim torten ne copa dhe e zbukurojme siper me sheqer pluhur ose kakao pluhur.

*Keshille: Per kete recete mund te perdoren variante te ndryshme: ne vend te qumeshtit, shtojme nje veze tjeter mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot çokollates, mund te zevendesoni 3 luge miell me 3 luge kakao te hidhur, por kujdes! Duhet patjeter te shtoni sasine e sheqerit (2 luge). 

Foto nga: https://www.pinterest.com

Makarona kaneloni me mish të grirë

kaneloni me mish te grireKjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe cdo kerkese.

Perberesit per 16 kaneloni

  • 500gr mish te grire
  • 1 qepe e vogel, e grire holle
  • 1 karrote e vogel, e grire holle
  • 1/2 dege selino, e grire holle
  • 1 thelpi hudher, e grire holle
  • 400gr salce domatesh
  • 2 veze
  • 4 luge gjelle djathe grana te grire (apo djathe kaçkavall)
  • 2 luge gjelle gjalp
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1/2 l salce beshamele

Si fillim, ziejme kanelonit ne uje te kripur per kohen qe tregohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.

Pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.

Nderkohe qe makaronat ftohen, pregatisim nje salce te thjeshte. Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle dhe kaverdisim ne te qepen, hudhren, selinone dhe karroten derisa te zbuten (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme). Shtojme mishin e grire dhe e gatuajme edhe per pak minuta duke e shtypur me dhembet e nje piruni. Shtojme salcen e domateve, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme menjane te ftohet pak. Se fundi, shtojme edhe vezet dhe 2 luge djathe kaçkavall te grire duke e perziere mire.

Me ndihmen e nje luge te vogel, mbushim kanelonit me salcen me mish te grire dhe i rendesim njeri pas tjetrit ne nje tave ku kemi hedhur disa luge salce beshamele. I mbulojme siper me salcen beshamele, 2 luget e mbetura te djathit kaçkavall te grire dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 15 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohte.

Foto nga: http://www.cucchiaio.it/