Shqiptare

Fërgesë verore me speca dhe domate në tavë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Fergese verore me speca dhe domate ne taveFergesa me speca dhe domate eshte nje nga ato receta qe edhe po ta pergatisesh ne mes te dimrit, te kujton veren! Kjo salce e trashe me shije te fresket, eshte ideale e lyer mbi nje fete buke te thekur, apo e sherbyer si garniture per pjatat e dyta te mishit. Mund te konsumohet si e ngrohte ashtu edhe e ftohte, pa ndryshuar asgje ne shije.
Me poshte, po ju paraqes nje variant i cili mua me pelqen shume, pasi mund te sherbehet direkt ne tave dhe gjithesecili merr sa deshiron.

Fergese verore me speca e domate ne tave1

Perberesit

  • 1/2kg speca jeshile dhe te kuqe, te prera ne copa
  • 1kg domate te kuqe, te reduktuara ne purè
  • 200gr gjize e kripur ose copeza djathi te bardhe
  • 5 veze
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • spec te kuq djeges
  • disa gjethe mente te fresket per zbukurim

Parangrohim furren ne 180°C.

Ne nje tigan kaverdisim specat ne vaj ulliri ekstra te virgjer per 10 minuta. Shtojme purène e domateve dhe vazhdojme gatimin derisa uji i tepert i domateve te avulloje dhe salca te trashet, mund te nevojiten rreth 15 minuta.

Shtojme gjizen ose djathin e bardhe, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, pak spec te kuq djeges sipas deshires dhe majdanoz te grire holle.

Thyejme nje veze brenda ne fergese dhe e perziejme shpejt per disa çaste derisa te mpikset. E hedhim fergesen ne nje tave (une kam perdorur tave me diameter 26cm), hapim kater gropeza ne siperfaqen e saj dhe vendosim ne to 4 veze te sperkatura me pak kripe.

E pjekim ne furre per rreth 15 minuta apo derisa siperfaqa te marre ngjyre te arte dhe vezet te mpiksen. I hedhim disa copeza te vogla djathi te bardhe ne siperfaqe dhe e zbukurojme me ndonje gjethe mente te fresket. E sherbejme te ngrohte shoqeruar me buke te thekur.

Reklama

Paçe plëndësi

Perberesit

  • 1-1.5kg plendes
  • 1 qepe mesatare
  • 3 karrota te vogla
  • 2 dege selino
  • 50gr gjalp
  • 1 luge gjelle miell
  • kripe
  • piper i zi

Per plendesin me salce

  • 1 luge gjelle salce
  • 1/2 speci i kuq
  • 2-3 luge uthull
  • 4-5 thelpinje hudhra
  • majdanoz i grire

Per plendesin me veze dhe limon

  • 1 veze
  • 1/2 limoni

Per te dyja llojet e paceve, si fillim pastrojme shume mire plendesin duke e lare disa here me uje te ftohte derisa te largohen te gjitha papastertite dhe e pervlojme ne uje te valuar per rreth 5 minuta. I pastrojme shtresen e brendeshme derisa te rezultoje e bardhe, e lajme serisht dhe e vendosim ne uje te ftohte per tu ziere bashke me qepen e ndare ne 4 pjese, karrotat e prera ne copa dhe selinone derisa te zbutet plotesisht, pra te ndahet lehtesisht me dore. Pas kesaj kohe e presim plendesin ne rripa ose ne copa te vogla dhe fillojme me pregatitjen e paces:

…me salce

Kaverdisim me pak gjalp miellin, shtojme salcen e domateve dhe se fundi lengun e filtruar mire nga zierja e plendesit. Kur e gjithe masa te kete marre vale, shtojme copat e plendesit, specin e kuq ne copeza te vogla, pak kripe e piper dhe e ziejme ne zjarr mesatar per rreth 15 minuta. Ne fund, shtojme edhe hudhrat e shtypura (ne menyre qe te leshojne aromen e tyre), uthull dhe pak majdanoz te grire duke e servirur neper pjata.

…me veze dhe limon

Kaverdisim me pak gjalp miellin derisa te zverdhet, dhe me pas shtojme copat e plendesit te ziere duke vazhduar kaverdisjen edhe per disa minuta. Shtojme lengun e filtruar mire nga zierja e plendesit dhe e ziejme ne zjarr mesatar per rreth 15 minuta.

Nderkohe ne nje ene te vogel pregatisim salcen me veze dhe limon duke rrahur lehte vezen, shtojme lengun e limonit dhe e hollojme me pak leng pace. Te gjithe kete mase ia shtojme paces pasi te jete ziere dhe ta kemi hequr nga zjarri dhe e servirim neper pjata sperkatur me pak piper te zi.

Hallvë me miell gruri

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Hallve

Hallva eshte nje embelsire tipike turke e cila mund te realizohet fare thjesht ne shtepi. Egzistojne tre lloje te ndryshme hallvash: hallve me tahini (gjalp susami) e cila zakonisht blihet e gatshme, hallve me miell gruri dhe hallve me irmik (lloj miell gruri me i trashe dhe me i forte se mielli i zakonshem) te cilat pregatiten vecanerisht ne ditet fetare. Me poshte, po iu paraqesim receten e hallves me miell gruri, por mund te perdorni edhe irmikun ne te njejten sasi.

Perberesit

  • 120gr miell gruri (ose irmik)
  • 70gr gjalp
  • 200gr sheqer
  • rreth 250ml uje te vaket
  • fruta te thata si arra/bajame/lajthi/stika pishe, ne copa te vogla
  • kanelle
  • sheqer kane (sheqer kaf)

Si fillim, perziejme ujin e vaket me sheqerin ne nje ene derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht dhe e leme ne nje ane.

Vendosim gjalpin te shkrije ne nje tenxhere ne zjarr te ulet, dhe vetem kur ky te kete shkrire teresisht hedhim miellin te cilin e perziejme shpejt me luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.

Ne momentin qe perberja ka marre ngjyre kafe te hapur (duke patur kujdes te mos e djegim) shtojme dalengadale shurupin dhe frutat e thata te prera ne copeza duke vazhduar perzierjen derisa masa ta kete thithur te gjithe ujin. Kjo procedure eshte me e rendesishmja pasi kerkon pak durim dhe energji ne perzierje. Kur hallva te jete gati, fikim zjarrin dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur.

Me ndihmen e dy lugeve, i japim hallves formen e saj karakteristike ovale, ose cfaredo forme tjeter dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kanelle dhe me sheqer kane. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.

*Keshille: Per nje shije me te vecante, uji mund te zevendesohet me qumesht te cilit i shtohen edhe 2-3 luge arre kokosi e grire.

Foto nga: http://resimler.manzara.gen.tr

Fasule pllaqi me mish qengji

Fasulet pllaqi me mish qengji, jane nje recete tipike Korcare te cilat dallohen per shijen e tyre mjaft te vecante.
Perberesit

  • 500gr mish qengji (apo brinje)
  • 200gr fasule pllaqi (te medhaja)
  • 1 qepe te madhe
  • 3 luge salce domatesh
  • majdanoz
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Ziejme fasulet ne uje te kripur ne tenxhere me presion per gjysmen e kohes qe duhen ziere zakonisht (rreth 20 minuta). Nese perdorni tenxhere normale, atehere duhet te dyfishojme kohen e gatimit (40 minuta).

Nderkohe ne nje tigan kaverdisim ne vaj ulliri qepen e prere ne feta, mishin e qengjit dhe ne fund shtojme salcen e domateve duke e perziere mire te gjithe perberjen. Shtojme majdanozin e grire holle, pak uje, e rregullojme me kripe dhe piper dhe e leme te zieje ne kete menyre per rreth 20-25 minuta ne zjarr mesatar.

Kur fasulet dhe mishi te jene gati, i transferojme ne tave ne te cilen shtojme edhe pak uje, duke i pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-35 minuta derisa masa te rezultoje me pak leng

Pilaf me gjalp alla shqiptarçe

Pilafi me gjalp eshte mbase nje nga recetat me te thjeshta dhe shume te shijshme te kuzhines sone, edhe pse origjina realisht eshte Turke. Por, per pilafin autentik turk do te flasim ne nje recete tjeter. Nderkohe shijoni kete garniture apo pjate te pare te cilen mund ta shoqeroni me mish pule, mish vici, me kos per nje vakt me pak kalori apo me gjithcka tjeter qe preferoni.
Perberesit per 4 persona

  • 300gr oriz (rreth 2 gota)
  • 700ml leng mishi apo uje ( rreth 4 gota)
  • 50gr gjalp
  • kripe

Shkrijme gjalpin ne tenxheren qe do te pregatisim pilafin dhe kaverdisim ne te orizin e lare derisa te zverdhet dhe ta kete thithur komplet yndyren. Sipas deshires, orizin mund ta leme te marre me shume ngjyre apo me pak. Shtojme me pas ujin apo lengun e mishit, e rregullojme me kripe dhe e gatuajme me kapak gjysme te hapur per rreth 15 minuta ne zjarr te avashem pa e trazuar asnjehere gjate zierjes. Pilafi eshte gati ne momentin qe ne siperfaqe jane formuar vrimat klasike dhe uji ka avulluar plotesisht.

E heqim nga zjarri dhe e leme per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne menyre qe kokrrat te shkriftohen si pasoje e avullit te brendshem. E servirim me mish pule, vici, apo me pak kos ne siperfaqe.

Qumështor me petë

Qumeshtori me pete eshte nje embelsire tipike e krahines se jugut, tradicionalisht i pregatitur per festen e pashkeve per shkak te shijes se tij teper te vecante. Duke qene se ne ditet e sotme petet mund ti gjeni te gatshme ne supermarket, koha e pregatitjes reduktohet ndjeshem duke e konsumuar jo vetem me raste festash, por ne cdo moment qe deshironi te shijoni dicka tipike shqiptare.
Perberesit per nje tave mesatare

Per sherbetin:

  • 2 filxhan uje
  • 3 filxhan sheqer
  • lengun e nje limoni
  • pak lekure limoni

Fillimisht pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes qe do ta gjeni ketu, por duke respektuar masat e perberesve qe tregohen ne receten e qumeshtorit. E leme te ftohet plotesisht perpara se te fillojme pregatitjen e embelsires.

Lyejme me pak gjalp te shkrire nje tave te rrumbullaket, shtrojme 7-8 pete duke i lyer nje nga nje me gjalp, shtojme kremin e pasticerise te cilin e nivelojme me nje spatul (ose luge) dhe shtrojme edhe petet e mbetura gjithmone duke i lyer me gjalp. Anet e peteve i mbeshtjellim nga brenda, e sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur dhe e pjekim qumeshtorin ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-35 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe pa e hapur deren e furres.

Nderkohe pregatisim sherbetin duke shkrire sheqerin ne uje ne zjarr mesatar, shtojme nje copez lekure limoni (te cilen do ta heqim nga fund) dhe e leme ne kete menyre te zieje per rreth 10 minuta. E heqim nga zjarr, shtojme lengun e limonit dhe ia hedhim embelsires kur ajo te jete ftohur dhe ta kemi prere ne copa

Pastiço me djath të bardhë

Pastiço me djath eshte nje nga gatimet me te njohura ne vendin tone, edhe pse origjina e saj e vertete nuk dihet ende. Shume e thjeshte per tu pregatitur dhe e pershtatshme ne keto dite te ftohta dimri, mund te shijohet edhe nga te vegjelit per shkak te thjeshtesise dhe natyralitetit te perberesve qe permban. Shoqeroheni me nje sallate te thjesht jeshile dhe vakti juaj do te jete i kompletuar.

Perberesit

  • 300gr makarona spageti
  • 400ml qumesht
  • 3 veze
  • djath i bardhe i therrmuar
  • djath kackavall i grire
  • gjalp
  • arre moskate
  • kripe
  • piper i zi
  • 500ml salce beshamel

Ziejme makaronat ne uje te valuar me kripe per gjysmen e kohes qe tregohet ne ambalazhin e tyre, pasi gjysmen tjeter te kohes do te gatuhen ne furre.

Ne nje ene rrahim mire vezet, shtojme pak qumesht dhe vazhdojme serisht rrahjen edhe per pak caste. Shtojme djathin e bardhe te therrmuar, pjesen tjeter te qumeshtit, pak kripe, pak piper, pak arre moskate dhe ne kete menyre kemi formuar “salcen” ne te cilen do te gatuhen makaronat.

Vendosim makaronat ne nje tave te lyer me pak gjalp, shtojme salcen e formuar me siper dhe rregullojme me pirun siperfaqen ne menyre qe te jete e njetrajtshme. E mbulojme pasticen me salcen beshamel te pregatitur me pare (receten e gjeni ketu), e sperkasim siper me pak djath kackavall te grire dhe disa copeza gjalpi dhe e vendosim ne furre ne 180°C per rreth 20-25 minuta apo derisa te kete marre ngjyre te kuqerremte ne siperfaqe. Pasi te jete pjekur, e leme te ftohet per disa minuta ne menyre qe e gjithe perberja te mpikset dhe e presim ne copa sipas deshires.

Foto nga: https://www.cucchiaio.it

Përshesh me gjel deti

Pershesh me gjel detiPersheshi me gjel deti eshte padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare naten e Vitit te Ri. Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojme pak nga gatimet e huaja (italiane, greke, turke etj), ne kete nate te vecante gatuajm te njejten recete qe kane servirur ne tavoline gjysherit apo stergjysherit tane. Dhe eshte bukur te ruash traditen, sidomos kur nje copez e saj perfaqsohet nga ky gatim kaq i shijshem dhe i vleresuar kudo.
Perberesit per persheshin

  • 1kg miell gruri
  • 1 luge te vogel sode
  • kripe
  • uje
  • 1/2 kg presh
  • mente te fresket ose te thate (nenexhik)
  • gjalp
  • lengun e gjelit te detit

Fillimisht ziejme gjelin e detit ne uje me kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t’u pjekur sipas disa keshillave qe do ti gjeni ketu (koha e pjekjes varet nga madhesia).

Pregatisim kulacin me miell gruri, kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sa te forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre. E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekim ne 200°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.

Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kaverdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere transparent hedhim lengun e gjelit te detit dhe menten e fresket apo te thate (nenexhik). Nderkohe coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti te pjekur

Tasqebap në tenxhere me presion

Perberesit per 4 persona

  • 600gr mish vici (tul)
  • 3 domate mesatare
  • 2 qepe mesatare
  • 4 karrota
  • 2 patate
  • 50gr gjalp ose margarine
  • 1 thelb hudher
  • disa gjethe dafine
  • majdanoz
  • kripe
  • piper
  • miell

Per kete recete presim mishin e vicit ne kubik te medhenj dhe i kalojme ne miell duke i skuqur per pak minuta ne gjalp ose margarine.