Shqiptare

Jufka dibre me pulë

Kjo recete ben pjese tek ato receta tradicionale shqiptare te cilat ndonjehere mbesin ne harrese. Te perdorura shume ne Diber, jufkat jane makarona artizanale te pregatitura vetem me miell, veze dhe qumesht. Receta e meposhtme eshte teper e shijshme duke kombinuar mishin e pules dhe jufkat ne nje pjate te vetme.
Perberesit per 4 persona

  • 1 pule te vogel (apo cfaredo mishi tjeter)
  • 400gr jufka
  • 100gr gjalp
  • 1 qepe mesatare
  • kripe

Lajme mire pulen dhe e ziejme ne tenxhere me presion me uje dhe kripe per 15-20 minuta.

Nderkohe presim shume holle qepen dhe e skuqim me 50gr gjalp derisa te marre ngjyre te arte, por jo te vyshket. Shtojme jufkat dhe gjithashtu i skuqim per disa minuta duke i perziere shpesh qe te mos ngjiten. Kur edhe ato te kene marre nje ngjyre te arte i heqim nga zjarri dhe i vendosim ne tepsine ku do te gatuhet receta. I shtojme siper lengun e pules derisa te mbulohen, i sperkasim me 50gr gjalp te mbetur dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 250 grade celcius per 10-15 minuta, ose derisa jufkat ta kene pire te gjithe lengun e pules.

Advertisements

Kompekaj

Kompekaj eshte e perbere nga pandispanje te ciles i eshte shtuar kakao dhe arra dhe nga peta byreku, te gjitha keto te pjekura ne nje tave.
Perberesit per 12 copa

  • 200gr miell
  • 4 peta byreku
  • 100gr sheqer
  • 3 luge gjalp
  • 150gr arra te grira
  • 4 veze
  • 1/2 luge kakao

Per sherbetin

  • 120ml uje
  • 120gr sheqer
  • pak vanilje

Fillimisht marrin nje tave (me mire nqs eshte katrore) dhe e lyejme me gjalp. Mbi te shtrojme dy peta byreku dhe me pas vazhdojme me pregatitjen e mbushjes: Rrahim te bardhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje mase e fryre dhe e qendrueshme, shtojme te verdhat, hedhim pak nga pak miellin, arrat e grira e te pjekura dhe kakaon. E perziejme me kujdes dhe e hedhim ne tave mbi petet e shtruara. Siper shtojme gjithashtu edhe dy pete te tjera byreku dhe anet e teperta i mbeshtjellim nga brenda. E sperkasim me gjap dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 200 grade celcius per 20-25 minuta (shiheni me sy).

Pasi embelsira eshte pjekur, e ndajme ne 12 copa, e leme te ftohet dhe me pas e sherbetosim me shurupin e vaket.

Paçe këmbësh

Perberesit per 4 persona

  • 1kg kembe vici
  • 1 qepe mesatare
  • 2-3 karrota
  • 2 dege selino
  • 50 gr gjalp
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • 2-3 luge uthull
  • disa gjethe dafine
  • spec djeges
  • kripe

Si fillim, pastrojme kembet, i presim me ndihmen e nje hanxhari tek kycet dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per afer 2 ore. Pasi te kaloj kjo kohe, kembet vendosen per tu ziere ne zjarr te avashem ne nje tenxhere me uje te ftohte; pasi te kene marre vale i heqim shkumen dhe shtojme selino, qepe, karrota, dafine, piper te zi dhe kripe. Zierja vazhdon derisa mishi te shkeputet nga kocka, dhe me pas ndajme kocken nga mishi duke e prere kete te fundit ne copa te vogla.

Ne nje tenxhere tjeter shkrijme pak gjalp, kaverdisim copezat e mishit, i shtojme lengun e tyre dhe e leme te marre vale duke i shtuar gjithashtu specin djeges, hudhrat e shtypura, uthullen dhe piperin e zi.

Paçe koke

Shijojeni!
Perberesit per 4 persona

  • 1kg koke
  • 1 qepe mesatare
  • 2-3 karrota
  • 2 dege selino
  • 2 luge vaj ulliri
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • 2-3 luge uthull
  • 1luge salce domatesh
  • spec i kuq djeges
  • majdanoz
  • kripe
  • piper

Si fillim, pastrojme koken, e coptojme dhe e veme ne nje ene me uje te ftohte ne te cilen e leme per rreth gjysme ore. Me pas e vendosim ne nje tenxhere, e mbulojme me uje te ftohte dhe e veme ne zjarr te avashem per te ziere derisa te formoje shkume ne siperfaqe (kur te kete marre vale). Pas kesaj, heqim shkumen, shtojme qepet, selinon, karrotat, kripen, piperin dhe majdanozin e grire holle dhe e leme te zieje derisa mishi mund te ndahet lehte nga kocka. Pasi koka te jete zjere, e leme te ftohet dhe ndajme kocken nga mishi duke e prere kete te fundit ne copa te vogla.

Ne nje tenxhere vendosim per te ziere lengun e perftuar nga zierja e kokes, i hedhim pak vaj ulliri, salcen e domateve dhe kur e gjithe kjo te kete marre vale shtojme copat e vogla te mishit, pak spec te kuq, kripe, piper te zi dhe e leme ne kete menyre per rreth 10 minuta. Ne fund pacen e rregullojme me hudhra te shtypura dhe uthull.

Oshmare korce

Oshmarja eshte nje gatim tipik i malesive te Korces i cili sherbehet kryesisht ne mengjes.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr miell misri
  • 1l qumesht
  • 150gr djath te bardhe
  • 100gr gjalp
  • kripe

Ne nje tigan vendosim gjalpin te shkrije, shtojme djathin e grire dhe e leme te skuqet per pak minuta ne zjarr te avashem. Hedhim pak kripe, qumeshtin dhe pasi ky te kete marre vale, shtojme miellin e misrit te situr fillimisht dhe e perziejme shpejt qe te mos formohen kokrriza. Vazhdojme perzierjen derisa masa te shkeputet nga anet e enet dhe gjalpi te kete dal ne siperfaqe. Oshmari vendoset ne nje pjate te ceket dhe serviret e ngrohte.

Kërnacka të furrës

Perberesit per 4 persona

  • 250gr mish te grire
  • 2 qepe te vogla
  • 2 feta buke te thare
  • 2 luge miell
  • 1 veze
  • 2 thelpinj hudher
  • majdanoz
  • kripe
  • piper
  • miell per skuqje

Per salcen

  • 1 luge miell
  • 2-3 luge uthull
  • 1 luge salce domatesh (ose 1 domate te grire)
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • majdanoz
  • dafine
  • rigon
  • spec i kuq jo djegs
  • kripe
  • piper

Si fillim, lagim buken e thare me pak uje, me pas e shtrydhim, e therrmojme me duar dhe e vendosim ne nje ene te thelle. Shtojme mishin e grire, qepet e grira holle, vezen, majdanozin e grire, thelpinjte e hudhres se shtypur, piperin dhe kripen.

Masen e perftuar e ndajme ne racione te vegjel dhe i japim forme cilindrike. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin nje ngjyre te kuqerremte nga te gjitha anet. Pasi i kemi skuqur te gjitha kernackat i rreshtojme ne nje tave dhe fillojme me pregatitjen e salces:

Ne vajin e mbetur, shtojme miellin duke e perziere mire qe te mos formohen kokrriza, e shuajme me uthull, shtojme salcen e domateve (apo domaten e grire), pak uje te nxehte, kripe, piper, dafine, rigon, specin e kuq dhe hudhrat e grira holle. E leme ne kete menyre te gatuhen te gjithe perberesit se bashku per rreth 10 minuta dhe me pas kete salce ia hedhim kernackave qe kemi shtruar ne tave. Taven e  fusim ne furre te parangrohur ne 180 grade per 15-20 minuta. Kjo pjate sherbehet e sperkatur me lengun e saj dhe me majdanoz te fresket e te grire holle.

Petanik (ose palanik) me miell misri

Perberesit per 4 persona

  • 200gr miell misri
  • 500ml qumesht
  • 7 veze
  • 150gr gjalp
  • 150gr djath te bardhe
  • 2-3 luge vaj
  • kripe

Ne nje tas te madh dhe te thelle rrahim vezet e plota, shtojme qumeshtin, pak kripe dhe miellin e misrit te cilin e kemi situr fillimisht. Shtojme gjithashtu nga pak uje te vaket duke zene nje brum te holle.  Nje pjese te ketij brumi e hedhim ne nje tave te cilen fillmisht e kemi lyer me vaj derisa te formohet nje shtrese e holle dhe e fusim ne furre 180 grade per te marre nje faqe. Vazhdojme ne kete menyre derisa te perfundoje i gjithe brumi qe gjendet ne ene. Ne shtresen e fundit te brumit shtojme djathin e bardhe te grire, e sperkasim me gjalp dhe e pjekim ne furre

Lakror me miell misri

Lakrori eshte nje lloj byreku i pregatitur sidomos ne krahinen e Korces. Receta origjinale perfshin pjekjen e lakrorit ne sac dhe mbushjen e tij me hithra, por duke qene se kete luks e kane vetem grate korcare qe jetojne me teper ne zonat rurale, ne po iu paraqesim nje recete te perafert e cila eshte po aq e shijshme.
Perberesit per 4 persona

  • 250gr miell misri
  • 400ml uje (2 gota)
  • 2-3 luge vaj
  • kripe

Per mbushjen:

  • 1kg spinaq
  • 100gr djath te bardhe
  • 1 veze
  • kripe
  • piper

Ne fillim, sitim miellin e misrit dhe e hedhim ne nje tenxhere me uje te valuar me pak kripe duke e perziere derisa te formohet nje mase e trashe. E heqim nga zjarri dhe e shtrojme ne nje tave te cilen e kemi lyer me pak vaj. Mbi te shtojme mbushjen me spinaq te cilen e pregatisim ne kete menyre:

Tave me pistil

Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish qengji
  • 4 kokrra qepe mesatare
  • 2 domate mesatare
  • 100gr oriz
  • 100gr pistil
  • kripe
  • piper

Fillimisht presim mishin e qengjit ne thela mesatare dhe e vendosim te zieje per rreth 20 minuta.

Ne nje tigan kaverdisim qepet e grira holle derisa te marrin nje ngjyre te arte, shtojme domatet e prera ne kubik te vegjel, orizin, lengun e mishit, kripe, piper dhe i leme ne kete menyre te ziejne per rreth 15 minuta. Pas perfundimit te zierjes shtojme edhe pistilin te cilin fillimisht e kemi regjur per 10 minuta ne uje te ngrohte dhe e kemi  grire ne copa shume te vogla.