Shqiptare

Pistil me kumbulla

Pistili eshte nje mase xhelatinoze e cila pregatitet me kumbulla shume te pjekur dhe perdoret per tava te ndryshme sidomos ato te pregatitura ne krahinen e Elbasanit. Kumbullat pastrohen nga berthamat, zihen pak derisa te shperbehen dhe lengu te trashet (rreth 20 minuta). Me pas hapen ne tave ne formen e nje pete dhe thahen ne diell. Gjate perdorimit te pistilit neper receta te ndryshme, ai fillimisht regjet ne uje te ngrohte dhe me pas pritet ne copa te vogla.
Reklama

Gjyveç me oriz (ose makarona)

Gjyveci me oriz, ashtu si gjyveci me patate, eshte nje pjate tipike elbasanase e cila gjen perdorim shume te gjere edhe ne ditet e sotme, sidomos ne krahinat e jugut.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish vici
  • 1 qepe e vogel
  • 1 domate mesatare
  • 150gr oriz
  • 2-3 luge vaj ulliri
  • 2 luge gjalp
  • kripe
  • piper
  • disa gjethe dafine

Ne nje tigan te thelle apo ne nje tenxhere hedhim 2-3  luge vaj ulliri, shtojme qepen dhe domaten te grira holle, shtojme mishin e prere ne thela mesatare dhe i kaverdisim lehte derisa qepa te marre nje ngjyre te arte. I kriposim dhe i piperosim, shtojme disa gjethe dafine dhe i hedhim uje sa te mbulohet mishi. Ne kete menyre e leme mishin te zieje per rreth 20 minuta ne zjarr te avashem.

Ne nje tigan tjeter kaverdisim orizin me 2 luge gjalp per rreth 1 minute dhe shtojme 3 gota leng mishi te holluara me uje (raporti duhet te jete 1 me 3, pra per 1 gote oriz (150gr) shtohen 3 gota leng mishi).

Ne taven qe do te fusim ne furre, vendosim  fillimisht orizin me lengun e mishit, me pas vendosim thelat e mishit, i hedhim kripe dhe piper dhe i fusim ne furre te parangrohur ne 180 grade derisa orizi ta kete thithur te gjithe lengun.

*Shenim: Ne raste se gjyveci pregatitet me makarona, preferohen te perdoren makaronat e vogla per supe ose ne mungese te tyre makarona spageti te thyera ne copa te vogla. Raporti i makaronave me lengun e mishit eshte 1 me 4.</stron

Gjyveç me patate

Gjyveci me patate, ashtu si gjyveci me oriz (apo makarona), eshte nje pjate tipike elbasanase e cila perdoret edhe ne ditet e sotme per shkak te shijes mesdhetare qe eshte mjaft e preferuar nga shqiptaret kudo qe ndodhen.
Perberesit per 4 persona

  • 500gr mish vici
  • 1.5kg patate
  • 1 qepe mesatare
  • 2 domate mesatare (ose 1 luge salce domatesh koncentrat)
  • 4-5 luge vaj ulliri
  • spec i kuq jo djeges
  • kripe
  • piper i zi
  • majdanoz
  • disa gjethe dafine

Ne nje tigan te thelle apo ne nje tenxhere hedhim 4-5 luge vaj ulliri, shtojme qepen dhe domatet te grira holle, shtojme mishin e prere ne thela mesatare dhe i kaverdisim lehte derisa qepa te marre nje ngjyre te arte. I kriposim dhe i piperosim, shtojme disa gjethe dafine dhe i hedhim uje sa te mbulohet mishi. Ne kete menyre e leme mishin te zieje per rreth 20 minuta ne zjarr te avashem.

Ballakume Elbasani

Ballakumet jane nje embelsire tipike elbasanase te cilat tradicionalisht jane gatuar ne Diten e Veres ne 14 Mars. Gatimi i tyre kerkon pak teknike dhe vemendje te vecante, por nqs keni kujdes ne pregatitje asgje nuk eshte e pamundur dhe rezultati do te jete mjaft i kenaqshem!
Perberesit per ballakumet

  • 1kg miell misri
  • 100gr miell gruri
  • 1kg sheqer
  • 400gr gjalp
  • 50ml qumesht
  • 8 veze

Si fillim, tretim gjalpin ne nje tenxhere alumini dhe e leme per rreth gjysme ore derisa te funderrojne kriperat e tij. Me pas ne nje ene te thelle rrahim gjalpin e tretur me sheqerin derisa te formohet nje mase e bardhe dhe homogjene.

Pulë me arra (lëng zogu)

Kjo eshte nje recete shume e thjeshte per te gatuar pulen, sherbyer mbi nje salce te trashe me baze arrash. Ne vend te pules mund te perdorim edhe mishin e vicit i cili i jep pjates nje shije me te forte.

Perberesit

  • 1 pule te plote (500-600gr) e ndare ne copa
  • 100gr gjalp pa kripe
  • 50gr gjalp te shkrire
  • 15 thelpinj arra te qeruara dhe te shtypura
  • 2 luge uthull
  • 2 luge miell
  • 1 thelb hudher te grire holle
  • piper te kuq pluhur
  • kripe dhe piper te zi te sapobluar per shije

Ziejme copat e pules ne uje te ftohte me kripe derisa te zbuten. I heqim nga tenxherja, i leme menjane dhe kullojme lengun e pules te cilin do ta perdorim per te pregatitur salcen me arra.

Ne nje tigan qe nuk ngjit, shkrijme gjalpin, shtojme miellin dhe e gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 5 minuta. E shuajme masen me lengun e pules duke i perziere shume mire derisa te formohet nje salce pa kokrriza. E heqim salcen nga zjarri dhe shtojme arrat, hudhren, uthullen, kripen, piperin e zi duke i perziere te gjitha bashke.

E sherbejme pulen ne nje pjate te ceket mbuluar me salcen me arra, gjalpin e shkrire dhe pak piper te kuq te bluar.

Tavë Elbasani (Tavë kosi)

rsz_tave_kosiTava e Elbasanit ose e quajtur ndryshe Tave kosi, eshte nje recete tipike Shqiptare e pregatitur me pjesen e shpatulles ose brinjet (mund te perdorni si mish qengji ashtu dhe dashi per kete recete) i pjekur ne furre ne nje baze salce me kos dhe pak oriz. Kjo pjate u be shume e famshme kur Ismail Qemali erdhi ne Vlore ne vitin 1912, dhe kerkoi te provonte kete gatim te shijshem. Kjo eshte arsyeja pse Tava e kosit pregatitet vecanerisht ne Diten e Pavarsise!

Perberesit

  • 750gr shpatull qengji (ose brinje) te ndara ne 4 pjese
  • 4 luge gjalp pa kripe
  • 2 luge oriz kokerrgjate
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per salcen me kos

  • 1kg kos ne temperature ambjenti
  • 5 veze
  • 4 luge miell
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Per mishin e qengjit, parangrohim furren ne 190°C.

E sperkasim mishin me kripe, piper te zi dhe gjysmen e gjalpit dhe e pjekim ne furre derisa te jete gjysme i gatshem. I hedhim pak uje nese shohim qe mishi thahet shume.

E heqim taven nga furra, shtojme oriz dhe e leme menjane.

Per salcen me baze kosi, skuqim per 3-5 minuta miellin ne gjalpin e mbetur duke i perziere shume mire. Rrahim vezet me kosin, shtojme kripe, pak piper te zi te sapobluar dhe se fundi masen me miell. E hedhim salcen me kos mbi mishin e qengjit dhe e pjekim per rreth 45 minuta. E sherbejme te ngrohte.

*Keshille: Nese perdorim mish dashi ne vend te mishit te qengjit, duhet ta gatuajme fillimisht ne tenxhere me presion per 10-15 minuta dhe me pas te veprojme si me siper.

Foto nga: http://www.epicurus.com/

Tavë dhèu Tiranëse

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Tave dheu tiranese

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte tradicionale e kuzhines shqiptare e gatuar ne cdo ane te Shqiperise, por mbi te gjitha ne Tirane dhe rrethinat e saj. Tradicionalisht gatuhet dhe sherbehet ne tava balte, por nese nuk mund ti gjeni, mundet fare mire ta pregatisni ne tava porcelani.

Perberesit

  • 500gr melçi viçi e prere ne kubik (mund ta zevendesoni me copeza mish viçi)
  • 200gr gjize te kripur
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 50gr gjalp pa kripe
  • 2 luge koncentrate domatesh
  • 2 gjethe dafine
  • rigon
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri

Parangrohim furre ne 180°C.

Ne nje tigan, kaverdisim melçite ne vaj ulliri derisa te zbuten dhe i leme menjane.

Shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhrat, pak spec te kuq djeges, dafinen, dhe i perziejme derisa hudhrat te zbuten. Shtojme melçite e viçit dhe i rregullojme me rigon, kripe e piper te zi. Shtojme koncentraten e domateve, nje gote uje te ftohte dhe i perziejme te gjitha shume mire.

Kur copezat e melçise te jene zbutur, shtojme gjizen dhe e transferojme te gjithe perberjen neper tava balte.

I pjekim per 15 minuta apo derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme taven e dheut me buke te thekur shoqeruar me nje gote raki.