Pije freskuese

Aperitiv joalkoolik Spritz me shegë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Spritz me shege

Nje aperitiv joalkoolik ideal per tu sherbyer perpara nje darke festive jo vetem per shkak te shijes se tij, por edhe te pamjes! Vlerat ushqyese te lengut te sheges jane fantastike: eshte e pasur me flavonoide te cilat luftojne radikalet e lira, shkaktare per plakjen e organizmit tone.

Perberesit

  • 500ml uje te gazuar te ftohte
  • 2 shege 
  • 4 luge sheqer kane (kafe)
  • 4 feta qitro te kuqe ose portokall te kuq (shege) ose limon jeshil (lime) per zbukurim
  • kuba akulli

Ndajme shegen ne dy pjese dhe nxjerrim te gjitha kokrrat e saj duke patur kujdes te eleminojme cipat e bardha pasi jane te hidhura.  I vendosim kokrrat ne nje tas dhe i shtypim me luge derisa te leshojne te gjithe lengun e tyre, duke lene menjane 4 luge kokrra shege per zbukurim.

Lengut te perftuar te sheges i shtojme sheqerin, ujin e gazuar dhe e shperndajme neper 4 gota me kubik akulli. Shtojme ne secilen gote nga nje luge kokerra shege dhe e zbukurojme me feta limoni jeshil.

*Keshille: Per nje version alkoolik, mund te zevendesojme ujin e gazuar me vere te gazuar (te embel ose jo). Gjithashtu mund te zevendesojme 2 sheget+ujin e gazuar me afersisht 1 liter leng shege te gatshem.

Foto nga: http://vulgaire.com/

E ka provuar:
Selma Myslihaka
aperitiv shege selma 

Advertisements

Qumësht bajamesh i bërë në shtëpi

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Qumesht bajamesh

Nese ju ka shkuar qofte edhe nje here ndermend te pregatisni qumeshtin e bajameve ne shtepi, por nuk dini sesi, ndiqni receten tone me poshte! Perberesit jane te thjeshte: uje, bajame dhe mjalt per ta embelsuar. Eshte ideal per tu konsumuar ne cdo moment te dites si zevendesues i qumeshtit te lopes, sidomos per ata qe kane probleme me laktozin. Mund tja ofron edhe femijeve, duke qene se eshte i pasur me kalcium, kripera minerale dhe vitamina.

Perberesit

  • 1l uje natyral
  • 100-200gr bajame (varet sa te koncentruar e deshironi qumeshtin)
  • 80gr mjalte shumelulesh

I zhysim bajamet per gjysme ore ne uje te ngrohte, me pas i eleminojme lekuren me dore e cila duhet te hiqet lehtesisht.
I presim bajamet ne copa te medha me ndihmen e nje thike te mprehte dhe i shtypim ne havan duke shtuar pak uje here pas here derisa te formojme nje lloj krem (ose i kalojme ne mikser).

Shkrijme mjaltin ne 1 liter uje, shtojme kremin e bajameve dhe e leme perberjen ne temperature ambjenti per gjysme ore.

E filtrojme te gjithe masen me nje garze te paster dhe lengu i perftuar eshte qumeshti i bajameve. Ndersa tulin e bajameve mund ta perdorim per shembull per tja shtuar dritherave te mengjesit.

Qumeshtin e bajameve e ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Foto nga: http://plantfoodfabulous.

Verë e ëmbël spanjolle (Sangria)

  • Racione: 10 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
rsz_1ricetta-la-sangria_f9b31642c184fc1e9939c3587a41516a

Pregatisni nje kanë akull te ftohte me kete recete tipike spanjolle, do t’ju freskoj edhe ne ditet me te nxehta te veres! Mund te shtoni cfare frutash te doni, por molla dhe dardha jane ato qe e thithin me mire alkoolin e veres dhe rumit. Nderkohe qe per zbukurim mund te perdorim fruta te kuqe si luleshtrydhet dhe qershite!

Perberesit

  • 750ml vere te kuqe
  • 250ml rum
  • 250ml leng portokalli (1 gote)
  • 200gr sheqer
  • 1 limon
  • 1 limon jeshil (lime)
  • 1 portokall
  • 1 molle
  • 1 dardhe
  • gjethe mente per zbukurim

Perpara se te fillojme me pregatitjen e recetes, duhet te kemi parasysh qe vera, rumi, frutat dhe lengu i portokallit te jene te ftohta.

Presim ne feta te holla limonin, limonin jeshil dhe portokallin dhe i futim ne nje kanë te madhe qelqi. Shtojme rumin dhe sheqerin. I fusim ne frigorifer per te pakten 2 ore ne menyre qe te leshojne te gjithe aromen e tyre.

Ne momentin e servirjes shtojme veren, lengun e portokallit dhe copat e molles dhe dardhes duke i perziere shume mire me nje luge druri. E hedhim neper gota dhe e zbukurojme secilen gote me gjethe mente te fresketa.

Limonatë me luleshtrydhe

Limonate me luleshtrydheeLimonata me luleshtrydhe eshte nje menyre shume e mire dhe e shendetshme per te shuar etjen ne ditet e nxehta te veres! Per nje variant pak ndryshe, mund te zevendesojme sheqerin me mjalte apo edhe limonat me limona jeshile (lime).

Perberesit per 1.25l limonate me luleshtrydhe

  • 500ml uje natyral
  • 500ml uje te gazuar
  • 250ml leng limoni (afersisht lengun e 3 limonave)
  • 200gr sheqer te bardhe
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • 12 luleshtrydhe te medha
  • kuba akulli
  • gjethe mente per zbukurim
  • luleshtrydhe ne feta per zbukurim

Vendosim ne nje tenxhere ne zjarr mesatar ujin natyral me sheqerin duke e perziere here pas here derisa sheqeri te jete shkrire plotesisht. Shtojme lekuren e limonit, lengun e tij, i perziejme shume mire dhe i heqim nga zjarri duke i lene te ftohen plotesisht ne temperature ambjenti.

Reduktojme ne purè me ndihmen e nje mikseri elektrik luleshtrydhet e lara te cilat ja shtojme shurupit me uje, leng limoni dhe sheqer. E kalojme limonaten nepermjet nje kullese dhe e hedhim ne nje broke uji. Shtojme edhe ujin e gazuar dhe 2-3 luleshtrydhe ne feta duke i perziere te gjitha shume mire.

E sherbejme ne nje gote te mbushur me akull dhe te zbukuruar me ndonje gjethe mente.

Limonatë

Me shtimin e diteve te nxehta, cfare mund te egzistoje me freskuese se nje limonate me limona? Cdokush e ka pregatitur te pakten nje here ne jeten e tij: shtrydhim disa limona, i shtojme uje dhe sheqer. Por si te perftojme nje limonate perfekte ne menyre qe kokerrizat e sheqerit te mos mbesin ne fund? Ndiqni receten tone te thjeshte:

Perberesit per rreth 1.3l limonate

  • 1l uje te ftohte
  • 240ml uje per shurupin
  • 240ml leng limoni (rreth 6 limona)
  • 170-240gr sheqer

Sekreti kryesor per pregatitjen e limonates me limona qendron ne pregatitjen paraprake te shurupit me sheqer dhe uje. Per kete shkrijme ne zjarr mesatar 240gr sheqer ne 240ml uje (pra ne raportin 1:1) nese e duam limonaten tone te embel, ose 170gr sheqer ne 240ml uje nese e duam mesatare.

Ne nje broke me kapacitet 1.5l hedhim si fillim lengun e limonave te shtrydhur, shtojme shurupin e mesiperm dhe se fundi 1l uje te ftohte. E fusim ne frigorifer per 30-40 minuta dhe e sherbejme te ftohte me copa akulli dhe feta limoni.

Limonatë me borzilok

Ju propozojme limonaten me borzilok, nje freskuese verore shume e shijshme, natyrale, pa ngjyrues, aroma artificiale dhe shume e thjeshte per ta pregatitur ne shtepi. Do t’ua keshillonim per mbremjet e nxehta te veres si shuares etje apo si nje kokteil joalkolik.
Perberesit

per shurupin borzilok-limon

  • 4 dege me gjethe borziloku
  • 1 liter uje
  • 400gr sheqer
  • 2 limona (lekuren e tyre)

per limonaten

  • 2 filxhan caji shurup borzilok-limon
  • 2 filxhan caji uje te ftohte
  • 2 filxhan caji kuba akulli
  • 1 filxhan caji leng limoni

Ne fillim, pregatisim shurupin dhe e ruajme ne frigorifer per maksimumi 5 dite (mund ta perdorim edhe per receta te tjera). I vendosim te gjithe perberesit ne nje tenxhere te cilen e cojme ne vlim derisa sheqeri te jete tretur plotesisht. E leme te ftohet ne temperature ambjenti, me pas e vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore. Pasi te kaloje koha e nevojshme, e kalojme shurupin ne nje kulluese per te hequr mbetjet dhe e vendosim ne frigorifer ne nje ene te mbyllur hermetikisht deri ne momentin e perdorimit.

Çaj i ftohtë me pjeshkë:

Po ju japim receten per nje caj pjeshke teper te shijshem i cili sherbehet i ftohte per te shuar etjen ne keto dite te nxehta. Eshte nje zgjidhje alternative mjaft e mire i cajit qe zakonisht blejme ne supermerkate i cili eshte i mbushur me konservante, ngjyrues dhe shume sheqer. Ju keshillojme te pregatisni nje shishe ose nje broke te madhe mbase ne momentin kur mblidheni te gjithe ne shtepi per te pare ndeshjet e boterorit. Nje zgjedhje tjeter eshte qe te mbushni nje shishe termike dhe ta merrni ne plazh. Shijojeni kur te deshironi, zgjedhja eshte e juaja!
Perberesit

  • 7 bustina caj te zi (ju keshillojme Earl Grey ose Darjeeling)
  • 1 limon te ndare ne feta
  • 1 cope te vogel xhinxher rreth 5cm te qeruar dhe te shtypur
  • 1 liter uje te valuar
  • 20 kuba akull
  • 2 pjeshke te qeruara, te hequr berthamen dhe te prera ne copa te vogla
  • 100gr sheqer (por kjo sasi varet nga preferencat tuaja)

Per dekorim

  • 1 pjeshke e qeruar, e hequr berthamen dhe e ndare ne feta
  • 8 dege mente (fakultatitve)

Vendosim bustinat e cajit, limonin dhe xhinxherin ne nje ene rezistente ndaj nxehtesise dhe i hedhim siper ujin e valuar. E leme te pushoje per 7-8 minuta.