Menù për festa

Menu mesdhetare për Vitin e Ri #1

Viti i Ri eshte ajo feste qe mbledh çdo familje rreth tavolines se shtruar me gatime tradicionale, por jo vetem! Zakonisht sherbehen rreth 3-4 pjata te para, 3-4 sallata, antipasta, embelsira e garnitura. Te gjitha keto gatime presupozohen se do te konsumohen gjate gjithe javes. Prandaj mos u shqetesoni se keni pregatitur shume…. ne fund te javes nuk do te mbetet asgje!

SALCA, ANTIPASTA DHE SALLATA

Salcë xaxiqe

Saganaqi (djath i bardhe i skuqur)

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrota 

Sallatë me fasule të kuqe

PJATAT KRYESORE

Mish qengji frikasè

Fileto viçi me oriz

Rosto derri e mbushur me kërpudha

GARNITURA

Byrek me spinaq

Japrak

Patate në furrë

EMBELSIRA

Kadaif me arra

Biskota me mjaltë dhe arra (melomakarona)

Bakllava me arrë kokosi

Advertisements

Recetat e vjeshtës, ide të ngrohta për ditë të ftohta

Menu vjeshte

Keto jane mbase diten e fundit te nxehta te veres, dhe bashke me vjeshten rikthehet edhe deshira per te ndenjur me shume ne ambjentin e ngrohte te shtepise. Me apo pa dashje, vjeshta “te mbyll ne shtepi” me shirat e saj, ne kuptimin me pozitiv te fjales. Te detyron ne nje menyre apo ne nje tjeter te konsumosh serisht nje vakt te pregatitur duke ndezur soben apo furren, dhe mos te improvizosh receta me ato cfare ke ne frigorifer (mundesisht ndonje sallate). Eshte gjithashtu edhe stina ideale per te ftuar ne shtepi miq, te cilet mund te shijojne recetat tuaja me nje gote vere te kuqe perpara.

Per kete arsye, po ju bejme nje permbledhje te recetave te vjeshtes ku perberesit kryesor jane pikerisht frutat e perimet e stines: kerpudhat, kungulli portokall, fiqte, rrushi… Gerrmuam ne arkivin tone te recetave dhe zgjodhem keto me poshte per ju:

Darken mund ta hapni me nje ANTIPASTE TE FTOHTE Fiq me mjalte pikant e djath dhie e cila kombinon ne menyre fantastike shijen e embel te fikut dhe mjaltit pikant me ate delikate e lehtesisht te tharte te djathit te dhise. Si ANTIPASTE TE NGROHTE ne ju sugjerojme Cordon bleu me kungulleshka te cilat jane nje variant shume i shijshem i atyre me fileto pule. Gjithashtu mund te pregatisni nje antipaste e cila kerkon pak me shume impenjim, sic jane Folete e patateve me kerpudha Porcini te cilat pa asnje dyshim do ti lene miqte tuaj me goje hapur. Kerkoni nje shije akoma me te forte? Djath Camember i mbushur (mund ta gjeni ne ipermarketet Carrefour) te cilin e kemi vendosur per pak minuta ne furre dhe e sherbejme me feta buke bagete.

Perse mos te sherbejme nje Supe krem me kungull dhe karrota si PJATE TE PARE? Pervecse e shijshme dhe e lehte, ngjyra portokalli ka dhe nje efekt shume pozitiv mbi humorin! Ose nje Byrek me kungull te prere ne katrore te vegjel me nga nje kunje dhembesh siper? Apo nese miqte tuaj kane naze ne te ngrene, Tortelinit me pana dhe kerpudha nuk do ti refuzoj askush, kete ja u sigurojme!

Si PJATE TE DYTE provoni te pregatisni keto Qofte te mbushura me kerpudha te cilat mund ti shoqeroni me pure’ patatesh (mund ta pregatisni edhe te gatshme nese nuk keni kohe). Edhe Eskallopet e vicit me kerpudha pregatiten ne pak kohe dhe kane nje shije sublime!

E fundit, por jo me pak e rendesishme: EMBELSIRA! Kur vjen momenti i embelsires, e para qe me vjen ne mendje ne nje nate te fresket vjeshte eshte: feta banane te skuqura ne gjalp, te shuara me pak konjak e te sperkatura me krem lajthishe (te tipit Nutella)… E di, eshte nje bombe kalorike, por nje here ne kaq kohe le ti lejojme keto bomba te shperthejne ne shqisen e te shijuarit! Edhe Keku me kanelle dhe portokall ka nje shije fantastike, i shoqeruar me pak cokollate te shkrire siper ose thjesht krem pana, per shpejtesi!

Dhe ne fund… Bon apetit! (sic do thoshte Julia Child)

Foto nga: http://toriavey.com/tori

Menu për Krishtlindje 2

Krishtlindjet jane nje nga festat me te shumepritura nga besimtaret e Krishtere ne mbare boten te cilat festohen ne daten 24 Dhjetor ne darke ose ne 25 Dhjetor ne dreke. Per kete arsye amvisat deshirojne qe gatimet e asaj dite te jene speciale, te bukura dhe te shijshme. Me poshte po ju sugjerojme 3-5 receta per secilen nga pjatat, pra antipasta, sallata, pjata te para, te dyta dhe embelsira. Ju duhet vetem te beni zgjedhjen tuaj!

ANTIPASTA

Pako djathiPako e Krishtlindjes prej djathi – nje antipaste e shijshme e cila do ta bej Krishtlindjen tuaj me festive, me te veçante dhe mbi te gjitha qe mund te pregatitet edhe nje dite perpara duke e ruajtur ne frigorifer.

BlinisBlinis (petulla ruse) – te shoqeruara me salce kosi dhe peshk te tymosur, per shembull salmon.

Role me patellxhan dhe kungulleshkaRolè me kungulleshka dhe patëllxhan të pjekur – jane teper te thjeshta ne pregatitje, dhe gjeja me e mire: mund ti gatuani 1 dite perpara dhe ti ngrohni ne momentin e fundit. Perveç kesaj, mund ti mbushni ne brendesi me çfare te deshironi: djath dhe proshute, gjize dhe spinaq etj.

veze engjejshVezët e engjëjve – mund ta pregatisni kete antipaste ne ditet tuaja te festave duke kenaqur shijen e çdokujt!

zemer selinojeZemer selinoje me krem djathi – shijojeni kete recete ne nje dreke festive mes miqsh duke i shtuar tavolines suaj nje shije mjaft te veçante.

SALLATA

Sallate me spinaq dhe luleshtrydheeSallate me spinaq dhe luleshtrydhe – nje sallate qe sjell ngjyrat e festes ne tavolinen tuaj.

Sallate me hurma, djath gorgonxola dhe rukola – perveçse si frut me vete, perdorini hurmat per te pregatitur kete sallate te veçante!

Sallate me rukola, dardhe, grana dhe arra – nese i shtojme edhe disa kokrra shege te kuqe, kthehet ne nje sallate tipike Krishtlindjesh.

PJATA E PARE

Rizoto me shampanje dhe skampi – nje pjate e pare teper e veçante dhe e rafinuar.

Krepa me kerpudha, proshute dhe djath – nje recete qe nuk te zhgenjen asnjehere!

Tarte tatin me kungulleshka dhe domate – torte e kripur mjaft e veçante, si nga pamja ashtu dhe nga shija.

Njoki me shafran – shafrani, nje nga erezat me te kushtueshme dhe me te vleresuara ne mbare boten, i jep nje shije fantastike dhe ngjyra festive kesaj pjate.

PJATA E DYTE

Mish viçi me tre salca – te shoqeruar me garniture patate furre (klasike) apo patate fizarmonike (pak me e sofistikuar).

Rosto derri klasike me patate

Rose e pjekur –  rosa e pjekur eshte nje nga ato pjata per te cilat ja vlen te shpenzosh kohe duke e gatuar: mishi i saj eshte teper i shijshem (sidomos pjesa e gjoksit) dhe i ushqyeshem.

Qofte te mbushura me kerpudha – te shoqeruara nga nje garniture te veçante siç mund te jete patate me pana ne furre.

Fileto derri alla Strogonoff – e servirur mbi nje shtrat kus kus.

EMBELSIRA

Rolè me arra dhe krem kafe – per ta bere kete embelsire akoma me festive, mund ta lyeni siperfaqen e saj me kremin ganash me çokollate dhe ta zbukuroni me fruta te thata.

Krem maskarpone me fruta pylli – nese nuk doni te shpenzoni shume kohe duke pregatitur embelsiren e Krishtlindjeve, atehere kjo eshte receta perfekte per ju!

Torte me lajthi dhe krem pana

Pandoro e mbushur – shnderrojeni nje pandoro te thjeshte te cilen mund ta blini te gatshme, ne nje embelsire teper te bukur si vizualisht ashtu dhe te shijshme.

Zupa anglez

Menu për pashkë

Tavoline pashkeshPashka eshte festa kryesore e besimtareve te krishtere, e cila feston ringjalljen e Krishtit qe sipas shkrimeve Biblike ka ndodhur diten e trete te vdekjes se tij ne kryq. Data e Pashkeve nuk eshte fikse, por ndryshon ne varesi te cikleve henore.

Gjeja e pare qe duhet pregatitur patjeter jane vezet (e kuqe) te pashkeve, te cilat jane simbol i kesaj dite te veçante. Nese keni mundesi, mund te perdorni ngjyra natyrale te cilat nuk permbajne agjente kimik, sipas menyres qe ne ju sugjerojme ne kete postim.

Se dyti, buka e pashkeve nuk duhet ne asnje menyre te mungoje ne tavolinen tuaj. Provoni te ndiqni hap pas hapi receten qe ne ju propozojme ketu.

ANTIPASTA

Veze te ziera te mbushura me peshk salmon

PJATA TE PARA

Supe magjerica – e cila pregatitet me te brendshmet e qengjit

Supe patatesh me kore brumi sfoljate – per nje pjate te pare vertete skenografike

PJATA TE DYTA

Kofshe qengji me patate ne furre – mishi kryesor qe pregatitet per pashke eshte pikerisht qengji

Mish qengji me argjinare dhe bizele

Brinje qengji alla Roberto – te cilat mund te shoqerohen me nje nga garniturat me poshte

Mish qengji ne furre

GARNITURA

Patate fizarmonike – te cilat perveçse te shijshme, kane edhe nje pamje teper te bukur

EMBELSIRA

Qumeshtor me pete – nese doni te pregatisni nje embelsire tradicionale

Menù romantike për festën e të dashuruarve

Menù romantike për festën e të dashuruarveKete Shen Valentin, harrojini dhuratat e shtrenjta qe i beni cdo vit te dashurit tuaj te zemres… provoni dicka me origjinale dhe me me pak shpenzime! Nje darke romantike te pregatitura me duart tuaja te cilen eshte e pamundur te mos e vleresoj! Me poshte po ju japim disa ide per nje vakt te plote, zgjedhja si gjithmone ju takon ju!

ANTIPASTA

Trendafila proshute

Zemer buke me djath dhe proshute

Kanapè me karkaleca

Zemer selinoje me krem djathi

Kroketa perimesh me fara susami

SALLATA

Sallate me avokado dhe peshk ton

Sallate çezar

Sallate kapreze

Koktej me karkaleca dhe bishtaja

Sallate me peshk ton dhe veze te ziera

PJATA TE PARA

Supe me karkaleca

Rizoto me luleshtrydhe

Njoki me shafran

Makarona me ragu peshku

Midhje me vere te bardhe

PJATA TE DYTA

Lepur me lime

Lepur alla franceze

Pule e marinuar me fara susami

Oktapode te vegjel ne salce

Peshk salmon ne zgare me salce mango dhe avokado

EMBELSIRA

Torte Sharlote me luleshtrydhe

Torte Tenerina

Torte me kos dhe luleshtrydhe

Kek me çokollate te zeze

Xhelatine me luleshtrydhe

Menuja tradicionale e Vitit të Ri

Darka e Vitit te Ri ne vendin tone, eshte nje nga ato festa e cila mbledh prane tryezes te gjithe familjen, pavarsisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona, dhe me pas nenat, gatuanin nje dite te tere per te ngrene me pas 3 apo 4 dite rradhazi. Me poshte po ju japim nje menu tradicionale te kesaj feste. Edhe pse tradita eshte lekundur pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!

ANTIPASTA OSE PJATA E PARE

Pjate mikse– nuk mund te mungoje ne tavolinat me tradicionale nje pjate e perbere nga patate te skuqura, djathi i bardhe, speca gogozhare (turshi), veze te ziera etj, te gjitha keto te vendosura bukur.

Saganaqi – djath dele kackavall i lyer me miell dhe I skuqur nga te dyja anet (ose I pjekur ne furre ne tave balte)

Qofte me mish te grire dhe Kroketa me patate mund te realizoni nje pjate mikse, te perbere nga qofte dhe kroketa me madhesine e nje arre, dhe mbase te vendosni nje kruajtse dhembesh mbi secilen prej tyre.

Miks proshuta dhe djathera – per tavolinat me tendence me perendimore. Mund te bashkoni 3-4 lloje djathrash dhe proshutash duke i sherbyer ne menyre te kendshme.

SALLATA

Sallata ruse  – eshte mbreteresha e tavolines se Vitit te Ri! Ne Shqiperi, pregatitet duke shtuar edhe rrepa te kuqe (ndryshe nga receta tradicionale), e cila i jep nje ngjyre mjaft festive.

Sallate patatesh me kos dhe qepe te njoma – edhe kjo sallate me nje shije mjaft delikate, pregatitet me pak majoneze dhe pak kos te trashe grek.

PJATA E DYTE

Pershesh me gjel deti – i cili veshtire te mungoje ne cdo tavoline! Sipas tradites se cdo vendi, mund ta pregatisni me miell gruri (kulac) apo miell misri (buke misri).

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me salce dhe garniture) – per ato familje qe duan te devijojne paksa nga shija tradicionale e ketij shpendi te shijshem.

Fileto gjel deti me kerpudha – per te mos u renduar shume per festa, kjo eshte pjata e dyte qe ne ju propozojme.

Kofshe qengji me patate – per te gjitha familjet qe nuk e preferojne shijen e gjelit te detit

EMBELSIRA           

Bakllava – qendron ne krye te listes se embelsirave se bashku me:

Kadaif me arra

Shendetlie me mjalte

Revani hasude

PER TE GJITHA SEKRETET E GATIMIT TE NJE GJELI DETI, KLIKONI KETU

PER TE SHTRUAR BUKUR NJE TAVOLINE FESTASH, KLIKONI KETU

Menù për festat e fundvitit (25dhjetor+31dhjetor) me bazë peshku

Megjithese per festat e fundvitit familjet shqiptare preferojne te gatuajne gjelin e detit, fazanin, lepurin etj, ka edhe nga ata qe preferojne shijen e peshkut dhe te nenprodukteve te tij. Per kete arsye me poshte po ju paraqesim nje menu me 4-5 pjata, nga te cilat: antipasta, sallata, pjata te para, pjata te dyta dhe embelsira. Zgjedhja me pas ju takon juve ne varesi te preferencave, numrit te personave qe keni te ftuar dhe sigurisht, buxhetit!

ANTIPASTA

Veze te ziera te mbushura me peshk salmon – nje antipaste e kompletuar e cila nuk mund te mungoje ne tryezen tuaj te fundvitit

Kanapè me karkaleca – mund t’ia servirni miqve tuaj bashke me nje gote vere te bardhe, nderkohe qe ata presin te ulen ne tavoline

Vol au vent (ose buke te thekura) me Shkume salmoni – nje shije e parezistueshme dhe teper e rafinuar

Shporteza domate me oriz – pervecse si antipaste, mund te sherbeje edhe si nje garniture per pjatat e dyta

PJATA TE PARA

Makarona spageti te gustatorit – nje shije fantastike per te filluar darken tuaj

Supe me karkaleca – nese pjata juaj e dyte do te jete pak me kalorike

Oriz i gjelber me salce karkalecash – mund ta pregatisni ne nje forme te madhe dhe ta vendosni ne mes te tavolines; ne kete menyre gjithesecili do te vetserviret.

Rizoto me fruta deti – nje pjate e pare klasike, e cila nuk mund te mungoje edhe ne tryezen tuaj te festave

PJATA TE DYTA

Peshk salmon ne zgare me salce mango dhe avokado – per nje darke te rafinuar e cila do ti lere me gojehapur miqte tuaj

Kotoleta merluci me koper – nje pjate e dyte shume e thjeshte per tu pregatitur, e cila i pelqen shume edhe femijeve

Merluc ne furre me patate, domate qershize dhe ullinj – nje recete e thjeshte e cila do t’iu lere edhe pak kohe per tu relaksuar

Sepie me bizele ose Sepie te mbushura me djath te forte dele – nese synoni me shume tek gatimi i frutave te detit

Oktapod ne vere te kuqe – per nje pjate teper te vecante, sidomos nese pjata juaj e pare ka qene paksa kalorike

SALLATA

Kallamar me hudhra dhe limon – nje sallate klasike, e cila ka nje shije vertete te vecante

Sallate me peshk ton dhe veze te ziera – nje sallate e shijshme per te shoqeruar sidomos pjatat tuaja te peshkut

Sallate me avokado dhe peshk ton – shoqerohet mjaft mire me receten nr 1 te pjatave te dyta, por jo vetem!

Sallate krokanteduke qene se perberesi kryesor eshte sallata jeshile, nuk mund te mungoje ne nje menù peshku

Sallate me rukola, dardhe, grana dhe arra – nje sallate qe rekomandohet si per menute e mishit ashtu dhe per ato te peshkut

EMBELSIRA (te njejta me ato te menùse se mishit)

Myfle – nje embelsire e lehte, rekomandohet kryesisht nese darka juaj ka qene teper kalorike

Tiramisù klasike ose Tiramisù me fruta pylli – nje shije e fresket dhe e dashur nga te gjithe

Torte profiteroles me cokollate – recete qe kerkon pak impenjim, por rezultati final eshte fantastik

Panetone e Krishtlindjes – per me te durueshmit, pasi koha e pregatitjes se kesaj embelsire eshte me te vertete e gjate

Trungu i Krishtlindjes – nje embelsire e thjeshte dhe shume simbolike per te krishteret

Menù për Krishtlindje me bazë mishi

Menuja qe po ju paraqesim me poshte, perbehet nga 3-5 receta per secilen pjate: antipasten, sallaten, pjaten e pare, pjaten e dyte dhe embelsiren. Ju zgjidhni ate apo ato qe i pershtaten me shume preferencave tuaja, numrit te personave qe keni ftuar per dreke/darke, por mbi te gjitha buxhetit tuaj.

ANTIPASTA

Veze alla greke – te thjeshta, shume te shijshme, dhe me e rendesishmja: mund te pregatiten disa ore perpara darkes (serviren te ftohta) 

Qofte “gure shahu” – antipaste shume dekorative, pervecse e shijshme. Mund te pregatitet disa ore perpara, dhe te ngrohet pak minuta para se te gjithe te ulen ne tavoline.

Shkopinj me proshute krudo dhe Salce kosi me arra – te cilat mund ti servirni perpara se miqte te ulen ne tavoline bashke me nje gote vere te kuqe.

Patè melçie pule me marsala dhe Copeza buke te thekura – per ata qe duan te shtrojne nje dreke te rafinuar

Trendafila me proshute – pervec shijes, mund ti cudisni miqte tuaj me format qe do te krijoni. Sherbejeni kete antipaste me copa djathi te ndryshme.

SALLATA

Sallate me rukola, dardhe, arra dhe grana – nje kombinim i perkryer, i cili veshtire te mos i pelqeje te gjitheve

Sallate kapreze – shume e fresket, e shijshme dhe me ngjyrat e festave

Sallate krokante – nje sallate e thjeshte dhe shume e shijshme per te gjithe

PJATA E PARE

Kaneloni me gjize dhe spinaq – nje pjate vegjetariane e cila mund ti serviret si te rriturve ashtu dhe femijeve per shkak thjeshtesise se perberesve te saj

Rizoto milanez nje pjate e pare e thjeshte, por teper aromatike dhe me ngjyre

Lazanja me perimeserisht nje pjate vegjetariane, ne menyre qe te keni mundesi te konsumoni edhe pjaten e dyte

Rizoto me argjinare dhe proshute spek per ata qe synojne nje dreke/darke te rafinuar, kjo pjate nuk mund te mungoje ne tavolinen tuaj

Krepa ne furre me rikota dhe proshute – e kush nuk i pelqen krepat? Kjo pjate rekomandohet vecanerisht per festat ku protagoniste jane edhe femijet.

PJATA E DYTE

Rosto derri e mbushur me kerpudha – nje nga menyrat me te shijshme per te gatuar mishin e derrit

Mish qengji me argjinar dhe bizele – nje pjate qe tradicionalisht pregatitet per Pashke, por i pershtatet fare mire edhe festave te fundvitit

Lepur me lime – per nje darke te sofistikuar dhe elegante

Fazan ne vere te kuqe – nje alternative shume me e shijshme e pules, dhe me pak e kushtueshme e gjelit te detit

Lepur alla franceze – serisht nje pjate e sofistikuar, mishi i lepurit rezulton teper i shijshem i gatuar ne kete menyre

EMBELSIRA

Myfle – nje embelsire e lehte, rekomandohet kryesisht nese darka juaj ka qene teper kalorike

Tiramisù klasike ose Tiramisù me fruta pylli – nje shije e fresket dhe e dashur nga te gjithe

Torte profiteroles me cokollate – recete qe kerkon pak impenjim, por rezultati final eshte fantastik

Panetone e Krishtlindjes – per me te durueshmit, pasi koha e pregatitjes se kesaj embelsire eshte me te vertete e gjate

Trungu i Krishtlindjes – nje embelsire e thjeshte dhe shume simbolike per te krishteret

Gezuar Diten e Veres

Dita e Veres, nje feste me origjine pagane ne te cilen njerezit i faleshin perendive, eshte trasheguar ne vecanti nga qytetaret e Çermenikes afer Librazhdit te sotem. Kjo dite shenon fundin e dimrit dhe celjen e bimesise e cila eshte prirese e hyrjes se pranveres. Si zakon, ne 13 mars, njerezit marrin nje tufe te vogel bari te njome bashke me rrenjet dhe dheun e tij per mengjesin e dates 14 mars.

Shenja dalluese e kesaj feste eshte pregatitja e ballokumeve, specialitet i qytetit te Elbasanit, receten originale te se ciles mund ta gjeni ketu.

Pervec kesaj embelsire kaq te shijshme, ne iu rekomandojme gjithashtu qe ne kete dite kaq te vecante, tavolina juaj te jete shtruar me gatime te kuzhines tradicionale elbasanase, duke filluar qe nga tava me pistil, tava a kosit e deri tek gjyveci me patate apo oriz.

Gezuar Festen dhe Ju befte mire!