Receta dietike

Kinoa me lule kungulli

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Kinoa me lule kungulli

Kinoa me lule kungulli eshte nje recete 100% e shendetshme, vegane dhe pa permbajtje gluteni. Lulet e kungullit jane nje perberes i shkelqyer te cilat perveç vlerave te tyre ushqimore, e bejne çdo pjate me te sofistikuar duke i dhene nje shije te veçante.

Perberesit

  • 150gr kinoa
  • 300ml uje
  • 2 kunguj mesatar, te prere ne kubik
  • 2 karrota mesatare, te prera ne kubik
  • 10-15 lule kungulli, te pastruara nga pistili dhe te prera ne menyre gjatesore
  • 1 dege trumez te fresket
  • lekuren e grire te 1 limoni
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Kinoa me lule kungulli1

Lajme shume mire kinoan nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht transparent. Kjo proçedure eshte e domosdoshme per te eleminuar shijen e hidhur qe kane farat e kinoas ne siperfaqe. E vendosim te zieje ne zjarr mesatar me kapak mbyllur duke i shtuar nje maje luge kripe dhe 1 luge gjelle vaj ulliri derisa kinoa ta kete thithur plotesisht ujin. E heqim nga zjarri dhe e leme me kapak mbyllur per te pakten 15 minuta. Pas kesaj, e transferojme ne nje tas dhe e leme te ftohet.

Kaverdisim ne vaj ulliri karrotat duke shtuar nje filxhan kafe uje. Shtojme kungullin dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta. Perimet duhet te rezultojne krokante, jo plotesisht te buta. Shtojme ne fund edhe lulet e kungullit te prera ne menyre gjatesore, i kriposim, piperosim dhe i leme edhe per maksimumi 1 minute tjeter me kapak mbyllur. I shtojme perimet tek tasi me kinoa, e rregullojme me pak vaj ulliri, lekuren e limonit te grire, trumezen e fresket dhe i perziejme mire. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.

Advertisements

Sallatë verore me grurë hikërror

  • Racione: 2 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Sallate verore me grure hikerrorHikerra ose gruri hikerror, eshte nje ushqim qe njihet qe ne lashtesi, por kohet e fundit po i kushtohet me shume rendesi sidomos nga ata qe ndjekin nje diete vegjetariane ose vegane. Farat e tij ngjyre kafe e erret, klasifikohen midis dritherave dhe bishtajoreve, por anojne me shume nga dritherat per shkak te vlerave ushqyese qe kane.
Gruri hikerror nuk permban gluten, karakteristike qe e ben perfekt per konsum nga personat celiak (ata qe nuk e tresin glutenin).
100gr hikerr permban rreth 300 kalori nga te cilat 75% karbohidrate, 15% proteina dhe 10% yndyrna. Eshte e pasur me kalium, fosfor, hekur, kalcium dhe magnez si dhe me vitamina  B1, B2, B3, B5, B6 dhe E.
Sot do tju tregoj si te pergatisni nje sallate verore me hikerr, e cila eshte nje shperthim shijesh ne goje! Perveç se e bukur ne pamje, ka edhe plot vlera ushqyese dhe pak kalori.

Sallate verore me grure hikerror1

Perberesit

  • 150gr hikerr (1 gote)
  • 2 duar rukola te lare the thare (50gr)
  • 1 dore arra, te pjekura (50gr)
  • 1 dore boronica (100gr)
  • 2 nektarina, te ndare ne feta
  • 1/2 tufe mente
  • kripe
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • lengun e nje limoni ose limoni jeshil (lime)
  • 1 luge gjelle uthull molle

Si te pergatisim sallaten verore me grurin hikerror

Si fillim, shplajme shume mire grurin hikerror nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht i paster. Pas kesaj, e vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme te zbutet gjithe naten. Per te lehtesuar kete proçes, shtojme edhe nje luge gjelle uthull molle.

Ne kete moment, hikerra eshte zbutur dhe eshte gati per tu gatuar. E shplajme shume mire dhe e ziejme ne nje tenxhere me uje te vluar per 3-5 minuta. E kullojme dhe e kalojme menjehere nen uje te ftohte. E leme te kulloje nderkohe qe pergatisim sallaten.

Ne nje pjate ose pjatance, vendosim ne fillim rukolen e lare dhe te thare, gjethet e mentes dhe siper tyre hikerren te cilen e shtrydhim pak me dore. Shtojme boronicat e fresketa, fetat e nektarinave, arrat e pjekura dhe e sperkasim me pak kripe, vaj ulliri ekstra te virgjer dhe lengun e limonit.

Supë me kungull dhe qiqra

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe me qiqra dhe kungull

Nje pjate e thjeshte, e shendetshme dhe me shume shije e cila shijohet mrekullisht si ne vjeshte ashtu dhe ne dimer.

Perberesit

  • 500gr tul kungulli
  • 250gr qiqra te konservuara
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 1 dege selino
  • 1 karrote
  • 1l leng perimesh 
  • 1 dege trumez te fresket
  • 2 gjethe sherebele
  • 3 luge vaj ulliri
  • disa gjethe majdanoz
  • piper te zi te sapobluar
  • per shoqerim: buke e thekur

Kaverdisim preshin, karroten dhe selinone te prera holle me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet derisa te zbuten. Shtojme kungullin e prere ne kubik (madhesia sipas deshires), sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.

Elemenojme gjethet e sherebeles dhe degen e trumezes dhe e shperndajme supen neper tasat ku do ta sherbejme. E sperkasim ne siperfaqe me pak piper te zi te sapobluar, e zbukurojme me gjethet e majdanozit dhe e konsumojme me buke te thekur.

Foto nga: http://www.tasteofmylife.com/

Krem pastiçerie i lehtë (pa vezë)

  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Krem pasticerie i lehte

Edhe pse po mundoheni te kontrolloni kalorite qe konsumoni ne dite, kjo nuk do te thote qe te hiqni dore nga nje cope embelsire… aq me mire nese e pregatitur me krem pastiçerie. Pse? Sepse ne ju tregojme nje tjeter menyre per te pregatitur kremin e pastiçerise te lehte, pa veze dhe pa qumesht lope, por me qumesht soje.

Perberesit

  • 1l qumesht soje
  • 4 luge plot sheqer
  • 4 luge plot miell ose niseshte
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • pak shafran indie ose nje maje luge shafran per ti dhene ngjyre

Ne nje tas perziejme miellin me sheqerin dhe dy filxhan qumesht te ngrohte derisa masa te rezultoje pa kokerriza.

Vendosim ne zjarr nje tenxhere me qumeshtin e mbetur te cilit i kemi shtuar vaniljen dhe lekuren e limonit. Sapo te arrije piken e vlimit, e heqim nga zjarri dhe shtojme perberjen me qumesht, miell dhe sheqer duke e perziere shpesh.

E rivendosim serisht ne zjarr te ulet dhe vazhdojme perzierjen derisa kremi te kete arritur trashesine e deshiruar. Nese duam ti japim kremit tone nje ngjyre te bukur te verdhe, shtojme ne sekondat e fundit pak shafran te tretur ne nje filxhan kafe qumesht.

Eleminojme lekuren e limonit dhe e perdorim ne embelsira te ndryshme.

Per receten e Kremit te Pastiçerise klasik, klikoni ketu.

Foto nga: http://guidecucina.pianetadonna.it/

Salcë beshamelë e lehtë (pa gjalp)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Beshamele e lehte

Salca beshamele eshte nje nga recetat baze me te perdorshme ne kuzhine, por ka nje problem te vogel per ata qe nuk duan te shendoshen: permban gjalp, i cili sigurisht e ben shume te shijshme, por nuk eshte dietik! Me poshte po ju paraqesim versionin pa gjalp… ne kete menyre do keni mundesi ta shijoni ne shume pjata: lazanja, makarona ne furre, musaka, pastiço etj, pa hequr dore nga shija!

Perberesit

  • 500ml qumesht me pak yndyre
  • 4 luge rrafsh miell
  • 2 luge plot djath kaçkavall te grire
  • pak arre moskate te grire
  • pak kripe

Perziejme me delikatese miellin me qumeshtin e ftohte ne menyre qe te mos mbesin kokerriza. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe duke e perziere here pas here e gatuajme per 15 minuta, apo derisa salca te arrije trashesine e deshiruar.

Ne fund i japim shije me kripe, arre moskate te grire dhe djathin kaçkavall.

*Keshille: Ne vend te qumeshtit te lopes, mund te perdorni edhe qumesht soje apo orizi.

Foto nga: http://www.clementinecuisine.net

Tiramisù dietike (pa vezë dhe maskarpone)

  • Racione: 8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Tiramisu dietike

Jeni ne diete por nuk doni te hiqni dore nga embelsirat? Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte shume me e lehte (me rreth 200 kalori me pak) sesa Tiramisuja klasikeMenyra e pregatitjes eshte e njejte, pervec faktit qe perdoret krem djathi i tipit filadelfia ose rikota ne vend te kremit maskarpone dhe eleminohet perdorimi i vezeve.

Perberesit

  • 400gr krem djathi filadelfia ose gjize pa kripe (rikota)
  • 1 filxhan çaji kafe ekspres e pregatitur+ 2 luge sheqer (mund ta eleminoni nese deshironi)
  • 400gr biskota savoiardi (ose mund ti zevendesoni me biskota te tjera te tipit Pavesini)
  • 4 luge sheqer pluhur
  • 1 luge rum ose esence rumi
  • 2 luge grimca çokollate te zeze
  • kakao e hidhur pluhur
  • pak qumesht
  • pak kripe

Kafene e pregatitur me ekspres ose moka, e hollojme me pak uje ose qumesht ne menyre qe shija e saj te mos rezultoje shume e koncentruar, dhe e leme te ftohet ne nje pjate te thelle.

Ne nje tas te thelle, punojme me pirun kremin filadelfia, ose rikoten me sheqerin derisa kremi te rezultoje i njetrajtshem. Shtojme nje luge rum dhe nje luge grimca çokollate te zeze duke i perziere mire.

Ne taven ku do te pregatisim embelsiren (ose ne tasa te vegjel individual), hedhim 2-3 luge krem dhe e shperndajme njetrajtesisht.

Zhysim biskotat savoiardi ne kafe per maksimumi 5 sekonda dhe i rendisim njera pas tjetres. I hedhim siper gjysmen e kremit, vendosim nje tjeter shtrese biskotash dhe e perfundojme embelsiren me kremin e mbetur duke e rrafshuar siperfaqen me nje spatul kuzhine. E sperkasim ne siperfaqe me kakao te hidhur pluhur. E vendosim tiramisu-ne ne frigorifer per minimumi 4 ore perpara se ta servirim te prere ne copa.

Foto nga: http://www.swide.com/

Supë krem me panxhar të kuq

Supe krem me panxhar te kuqNje supe krem e shendetshme, e shijshme, e bukur ne pamje dhe shume e thjeshte ne realizim. Kjo eshte receta qe ju propozojme sot duke perdorur si perberes kryesor panxharin e kuq.

Perberesit

  • 6 panxhar te kuq mesatar (500-600gr)
  • 1 qepe mesatare
  • 1 dege selino
  • 2 thelpinje hudher
  • 500ml leng mish viçi (ose leng i pregatitur nga koncentrate viçi apo perimesh)
  • 3 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • per zbukurim: krem pana apo copeza djathi te bardhe (djathi i dhise do te ishte me i pershtatshmi)

Kaverdisim ne zjarr mesatar ne vaj ulliri qepen, selinone dhe thelpinjte e hudhrave te grira holle per rreth 5 minuta derisa te zbuten.

Lajme shume mire panxharin, e qerojme, e presim ne kubik te vegjel dhe ja shtojme perberjes me siper duke i perziere mire. Shtojme lengun e mishit, e rregullojme masen me kripe dhe piper dhe e ziejme supen me kapak te mbyllur per 30-40 minuta, apo derisa panxhari te jete gatuar plotesisht.

E heqim nga zjarri dhe e kalojme te gjithe masen me mikser derisa ta reduktojme ne nje krem te bute dhe pa copeza perimesh. E shperndajme neper tasa dhe e zbukurojme me pak krem pana apo copeza djathi te bardhe.

*Keshille: Per te arritur maksimumin e shijes me kete supe, provoni ta pregatisni me panxhar te pjekur paraprakisht ne kete menyre:
Lajme panxharet, i heqim kercellin, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim me pak vaj ulliri, pak kripe dhe pak trumez te thate ose te fresket. I pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta derisa te zbuten. I leme te ftohen per pak minuta ne temperature ambjenti, i heqim lekuren dhe i perdorim per supen me siper.

Foto nga: http://www.sainsburysmagazine.co.uk/

Supë krem me brokoli

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Supe krem me brokoliKjo pjate me shume pak kalori (vetem 200 kalori!) eshte e lehte, kremoze dhe e shijshme. Mund te serviret fare mire ne nje darke pas festave duke synuar reduktimin e kalorive te teperta ne total… Provojeni dhe rezultati do te jete mbreselenes!

Perberesit

  • 400gr lule brokoli
  • 2 patate mesatare, te prera ne copa
  • 1 thelpi hudher te qeruar dhe te shtypur
  • mente e fresket
  • borzilok i fresket
  • 1 liter leng perimesh ose uje
  • 4 luge vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Si te pergatisim supen me brokoli

Supe krem me brokoli 1

Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer hudhren, patatet dhe brokolit per disa minuta (1). Shtojme borzilokun dhe menten e fresket dhe i leme derisa te marrin shije (2). Shtojme uje te nxehte ose leng perimesh dhe e ziejme supen per rreth 20 minuta, apo derisa brokoli te zbutet (3).

Supe krem me brokoli 2

Kur perimet te jene zbutur plotesisht (4) e kalojme te gjithe masen ne nje perzieres me zhytje derisa te perftojme nje krem homogjen. Shtojme edhe pak vaj ulliri ne siperfaqe dhe e perziejme mire (5). E rregulloje supen krem me kripe, piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te zbukuruar me ndonje gjethe mente (6) .