Karnavale

Petulla karnavalesh (Castagnole)

Petulla karnavaleshKeto petulla, sebashku me Galanit, jane nje embelsire tipike qe gatuhen per Karnavale dhe pregatiten ne sasi te medha ne menyre qe te zgjasin gjate te gjithe periudhes. Nese preferoni, mund ti lyeni edhe me pak salce çokollate ne vend te sheqerit, apo mund ti mbushni brenda me krem pastiçerie, nutela etj.
Perberesit

  • 450gr miell 00
  • 3 veze
  • 150gr sheqer + 50gr per sperkatje
  • 75gr gjalp
  • 1 pako pluhur pjekes
  • 2 luge rum (ose nje flakon arome rumi)
  • pak kripe
  • vaj luledielli per skuqje

Ne nje tas, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me 150gr sheqer dhe nje maje luge kripe derisa te perftojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Shkrijme ne mikrovale gjalpin dhe ja shtojme mases se mesiperme bashke me rumin, shtojme ne fund edhe miellin e situr dhe e bashkojme te gjithe brumin derisa te homogjenizohet.

Formojme nga brumi shume sfera te vogla me madhesine e nje geshtenje dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe i sperkasim me pak sheqer ne siperfaqe. I servirim te ngrohta ose te ftohta.

Advertisements

Petulla të ëmbla veneciane (Galani)

galani venecianGalanit jane petulla te skuqura te embla tipike te zones se Verones e Venezias, te cilat gatuhen kryesisht me rastin e festes se Karnavaleve. Ato sherbehen ne te gjitha rajonet e Italise, por duke marre emra te ndryshem, gjithesesi shija eshte e njejte! Mund te pregatiten ne sasi te medha dhe te ruhen ne nje kuti alumini te mbyllur… keshtu do te zgjasin per te gjithe periudhen e Karnavaleve.Perberesit

  • 500gr miell 00
  • 3 veze
  • 50gr sheqer
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • 3-4 luge raki
  • vaj luledielli per skuqje
  • 5-6 luge sheqer pluhur per sperkatje
  • pak kripe

Ne nje tas te madh perziejme miellin me sheqerin, pluhurin pjekes, pak kripe, vezet dhe rakine, e punojme brumin shume mire me dore derisa te perftojme nje mase homogjene dhe pak a shume te forte (shtojme akoma raki nese eshte e nevojshme).

E hapim brumin pak nga pak me ndihmen e nje okllaie duke perftuar shume pete te holla te cilat i presim ne drejtkendesha 12x6cm me nje rulon te dhembezuar, si ne figure.

Ne nje tigan te thelle nxehim vaj luledielli dhe i skuqim galanit nje nga nje per disa sekonda derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. Per te skuqur te gjithe Galanit do te mjaftonin rreth 20 minuta.

Pas skuqjes, i vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe vetem pasi te ftohen plotesisht i sperkasim me sheqer pluhur. 

Krapfen (bombolone)

Krapfen (e quajtur edhe Kraffen apo Bombolone) eshte nje embelsire tipike austriako-bavareze e cila pregatitet me shpesh gjate festes se karnavaleve. Zakonisht mbushet me krem pastiçerie, reçel kajsish, reçel kumbulle, çokollate etj. Mendohet se emri krapffen vjen nga “krafo” qe dmth e skuqur. Nje hipoteze tjeter eshte ajo ku thuhet se rreth viteve ‘600 nje pastiçere vieneze Krapf ka qene e para qe i ka krijuar.

Perberesit per 12 bombolone

  • 600gr miell
  • 2 veze
  • 1 gote qumesht
  • 2 luge sheqer
  • 2 luge gjalp ne temperature ambjenti
  • 1 luge te vogel maja birre
  • 1 bustine vanilje
  • 1 maje luge kripe
  • recel per mbushje
  • sheqer pluhur per zbukurim

Ne nje ene te thelle hedhim 2 luge sheqer, 2 luge gjalp, qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majen e birres, vezet e plota, vaniljen dhe pak kripe. I perziejme te gjitha bashke derisa perberesit te shkrihen tek njeri tjetri dhe pas kesaj shtojme miellin. Vazhdojme rrahjen derisa te formohet brumi relativisht i bute, por qe te shkeputet nga dora. Masen e punojme me dore ne nje siperfaqe horizontale per rreth 5 minuta (ne kete menyre bombolonet behen me te buta) dhe duke i shtuar miell nqs eshte e nevojshme. Brumin e vendosim ne nje vend te ngrohte te mbuluar me nje pecete derisa te fryhet per 1 ore-1 ore e 1/2.
Kur brumi te jete gati e vendosim ne siperfaqen horizontale te sperkatur me miell dhe formojme me te nje pete te trashe rreth 1/2 cm. Me ndihmen e nje gote (apo forme te rrumbullaket) presim 12 rrathe te cilet i leme te fryhen edhe per 1/2 ore.
Ne nje tigane hedhim mjaftueshem vaj dhe i skuqim bombolonet per 2 minuta nga secila ane derisa te kene marr nje ngjyre kafe te erret. I vendosim ne nje pjate te madhe mbuluar me letra thithese per t’i hequr vajin e tepert. Kur bombolonet te jene ftohur, me ndihmen e nje thike me maje te mprehte hapim nje zgaver ne te cilen fusim recelin me ane te nje luge te vogel. Se fundi, i sperkasim me sheqer pluhur.

Foto marre nga: http://baeckereischwarz.com/